Sitiuata e tensionuar në veri të Kosovës dhe kërcënimet e ardhura nga të dyja palët ka bërë që BE të thërrasë në një takim liderët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për një zgjidhje me dialog.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, gjatë një prononcimi për media u shpreh se Bashkimi Evropian nuk imponon zgjidhje, por thjesht mundohet të ndihmojë palët të gjejnë kompromis.
Stano u shpreh se pa një përparim në dialog, nuk do të ketë përparim për palët edhe në rrugën evropiane.
“Ne mund të lehtësojmë dialogun për aq kohë sa ka gatishmëri nga të dyja palët për të gjetur një kompromis. Ne i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje, por iu takon atyre që të jenë të gatshme për kompromiset e nevojshme. Këtë ne po bëjmë në kuadër të dialogut, kjo është ajo çfarë do të tentojmë të bëjmë në takimet e ardhshme, përfshirë edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të enjten mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, të lëvizim përpara të gjitha çështjet në dialog. Pa përparim në dialog, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të tyre. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të tyre, është e rëndësishme të ketë përparim në dialog, sepse pa të nuk do të ketë progres dhe objektivat e tyre strategjike, anëtarësimi në BE, nuk do të përmbushen”, u shpreh Stano.
Më tej Stano u shpreh se BE-ja po bën çfarë po mundet, por nuk mund t’u imponojë palëve gjërat, shkruajnë mediat në Kosovë
“Ne mund të ndihmojmë ata të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromis, sepse gjetja e kompromisit, kjo është mënyra se si BE-ja punon. Kjo është ajo çfarë ne jemi duke bërë, duke i ndihmuar të arrijnë kompromis”, ka thënë Stano.
a.m/dita

1. BE-ja eshte “neutrale” ne lidhje me situaten “Kosovë – Serbi”.
2. Kjo nënkupton, se sipa BE-së, secila pale ka te drejte pjeserisht, pra “50% Kosova dhe 50% Serbia”.
3. Po i thotë Kurtit dhe Vuçiçit, uluni ne tavoline dhe bisedoni: Çfare do japesh e Çfare do maresh.
4. Kjo është përgjegjësia e juaj e perbashkët.
5. Ne se dhe Amerika thote te njejten gje, rezulton se ato duhet te bisedojne.
6. Problemi eshte ne se:
7. A mundet që “dy faktoret kryesore” te ballance ne Ballkan, “BE-ja dhe SHBA-ja”, të japin rekomandime, siç ekuptojne ATO, të nje “zgjidhje te qendrushme” të maredhenieve “Kosovë – Serbi” në të ardheshmen?
8. Ne rast te kundert, çfare do ndodhe, çfare mund te parashikojme?