Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE po planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve për të ndihmuar Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE po planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve për të ndihmuar Ukrainën
AktualitetBote

BE po planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve për të ndihmuar Ukrainën

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në një 1 milionë sasi për të ndihmuar Ukrainën. Prodhuesit e armëve do të marrin për këtë deri në 1 miliardë euro.

Në muajt e fundit është raportuar shpesh, se Ukrainës po i mbaron municioni në luftë kundër agresorit rus. Tani BE ka paraqitur një plan, i cili parashikon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve përtej 12 muajve të ardhshëm. “Industria europiane e mbrojtjes duhet të mendohet si të kalojë në prodhimin e ekonomisë së luftës”, është shprehur Thierry Breton, komisioner i BE për industrinë e mbrojtjes dhe tregun e brendshëm në Bruksel. Bëhet fjalë për zgjerimin e prodhimit aktual, modernizimin e prodhimit e ngritjen e fabrikave të reja të prodhimit, ka thënë funksionari i lartë i BE.

Koncernet europiane të armatimit, sipas planit të ri të BE do të marrin deri në 500 milionë euro nga buxheti i përbashkët i unionit. Disa projekte të tjera do duhet të bashkëfinancohen nga vendet anëtare, e për to do të jenë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera. “Mendoj, se në 12 muajt e ardhshëm do të mund të zgjerojmë kapacitetet e prodhimit në Europë me mbështetjen përkatëse deri në 1 milionë sasi municioni”, tha Breton pa përmendur, se sa i lartë është prodhimi aktual. Ky është sekret i ruajtur i mirë. Komisioneri i BE shpreson që propozimi të miratohet deri në qershor. Iniciativa e re e shtrirë për dy vjet do t’u mundësojë vendeve anëtare të marrin para nga fondi miliardësh i BE i rindërtimit pas Covid.

- Publicitet -

Një plan me tre shtylla

Tek ky njoftim i BE bëhet fjalë për shtyllën e tretë të planit të vendeve anëtare në vlerë prej 1 miliardë eurosh. Shtylla e parë parashikon që vendet e BE të dërgojnë armë në Ukrainë nga rezervat e tyre e një pjesë e këtyre dërgesave do të zëvendësohet. Një procedurë që përdoret tanimë. Estonia për shembull u kritikua, se me gjasë përdor fondet e përbashkëta të BE për të ripërtërirë rezervat e vjetra ushtarake, por Talini i hodhi poshtë kritikat. Shtylla e dytë parashikon sigurimin e përbashkët të municionit për Ukrainën. Këtu ka vonesa për shkak të përplasjeve politike në prapaskenë. Vendet e BE nuk kanë qenë të një mendimi, kur bëhej fjalë që porosi voluminoze të jepeshin tek koncerne armatimi jashtë BE. Këtë javë ambasadorët e BE i sheshuan dallimet, sipas presidencës suedeze të BE dhe hapën rrugën për sigurimin e përbashkët të municionit.

BE nis një udhë të re

Që nga sulmi rus kundër Ukrainës, BE-së i është dashur të thyejë shumë tabu. Europa u krijua si projekt paqeje pas tmerrit të Luftës së Dytë Botërore, si pasojë përdorimi i përbashkët i armatimeve për rajone në luftë ishte i ndaluar. Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, para derës së BE dhe vendimi për të mbështetur Kievin në luftë kundër Moskës solli ndryshimin: U krijua një mekanizëm i re financimi për mbështetje masive ushtarake, jashtë buxhetit të BE. “Duhet të pranojmë që BE ka nisur të përshkojë rrugë të reja”, thotë Camille Grand, nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, European Council on Foreign Relations për DW. “BE për herë të parë jep fonde të BE për mbështetjen e industrisë së mbrojtjes, jo për shkencë dhe zhvillim, por vërtet për mbështetjen e industrisë së armatimit.”

Megjithatë zgjidhje të shpejta nuk ka. Sipas Grand mbetet të pritet, nëse do të arrihet efekti i dëshiruar me këto fonde. Rritja e prodhimit të armatimit është proces i vështirë, dihet se prodhimi i municionit është më i lehtë se ai i tankeve apo avionëve, por prodhimi është kompleks, me zinxhirë të komplikuar furnizimi dhe vështirësi në gjetjen e fuqisë së mjaftueshme punëtore me kualifikime përkatëse. Sipas Grand, kapacitetet e prodhimit në BE nuk kanë qenë kurrë të lidhura me një luftë të madhe. “Nocioni ‘ekonomi lufte’ është i ekzagjeruar, por e bën të qartë se duhet të ndryshohen shumë gjëra.” Nga ana tjetër industria e prodhimit është e rezervuar, kur bëhet fjalë për rritje masive të kapaciteteve të prodhimit, të cilat shpejt pas përfundimit të luftës do duhet të reduktohen sërish. Iniciativat e BE dhe NATO-s duan t’i japin një sinjal industrisë së armatimit, se investimi ia vlen , sipas Grand.

I përpin “ekonomia e luftës” fondet për luftën kundër varfërisë?

BE vërtet po ecën në rrugë të reja, po jo të gjithë janë dakord që fondet e BE që u parashikuan për të rimëkëmbur ekonomitë e BE pas pandemisë dhe mbështetur vendet më të varfra të BE, tani të përdoren për industrinë e armatimit. Martina Michels, deputete e Parlamentit Europian për Partinë E Majta kritikon këtë aspekt të planit të BE. “Fondet strukturore të BE janë instrumentat tanë për investime afatgjata strategjike. Ato duhet të përafrojnë standartet jetësore të vendeve anëtare në të njëjtën kohë me ndryshimin strukturor të përshtatshëm me klimën. Në asnjë mënyrë ato nuk duhet të përdoren për armatim. Ekonomia e luftës nuk është as me qëndrueshmëri sociale, as ekologjike dhe as ekonomike.”

Thierry Breton kujton se vendet anëtare do të vendosin vetë si t’i përdorin investimet, edhe për shembull për të zgjeruar një fabrikë municionesh që vitet e kaluara kishte reduktuar prodhimin. “Tek financimi duhet të veprohet shpejt, që industria të rrisë prodhimin”, kërkon komisioneri i BE.

DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë tensione te Komisariati 3, protestuesit e arrestuar dalin sot përpara togave të zeza (emrat)
  • Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  2. K R on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  4. Km on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. Ethem Lalaj on ​”I gjetëm rusët!”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?