Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel se Shqipëria i çeli kapitujt e anëtarësimit në BE brenda një kohe të shkurtër çka “na bën të ndihemi të inkurajuar por edhe me më shumë përgjegjësi”.
Rama përsëriti përkushtimin dhe dashurinë e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.
“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, e pashtershme dhe pa kushte. Një dashuri që shpesh është vënë në provë, por ne jemi të lumtur pasi kemi kaluar një tjetër gur kilometrik.
Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt. Kaluan nga kjo fazë te nisja e mbylljes së kapitujve. Ndihemi të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi. Është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër.
Është momenti për t’u thënë gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, dhe kjo fjalë u bë shumë trend. Sot kemi një vend që ka një PBB mbi 27 miliardë euro. E nisëm me 10 mld. Kemi një vend me pagë mesatare 912 euro në privat dhe 1100 në publik. E gjitha kjo lidhet me punën që ne të gjithë po bëjmë. Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë. Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm. Do të jemi pjesë e kësaj familjeje brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Komisioneria Europiane për Zgjerimin, Marta Kos foli në konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE ndërsa theksoi se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe rezultat të reformave të ndërmarra ndër vite.
“Jemi këtu për të shënuar një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë kandidat që ka arritur të përmbushë piketat e ndërmjetme për shtetin e së drejtës, të përcaktuara në tetor të vitit 2024. Kjo është një arritje për t’u kremtuar dhe një vlerësim për një punë të madhe prej një dekade, pasi nuk është diçka që ndodh brenda një dite”, deklaroi Kos.
Komisionerja europiane vlerësoi progresin e bërë në reformën në drejtësi, procesin e vetingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
“Kemi parë vetingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe krijimin e SPAK-ut, institucionit flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, që ka treguar se mund të japë rezultate”, u shpreh ajo.
Sipas saj, reformat reflektojnë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian dhe fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Kjo reflekton mbështetjen e shqiptarëve për reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe fuqinë transformuese të anëtarësimit në BE, e cila duhet të ndihet nga vetë qytetarët shqiptarë. Sot po vendosim me vetëbesim termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Kos.
Ajo shtoi se shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar tashmë piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Arritja e sotme i hap rrugë Shqipërisë drejt mbylljes së kapitujve”, deklaroi Komisionerja për Zgjerimin.
Marta Kos nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizionin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Piketat mbyllëse për të cilat ka rënë dakord BE-ja janë një sinjal i qartë për Shqipërinë se pritet progres i mëtejshëm dhe intensifikim i reformave”, tha ajo.
Në fund të deklaratës së saj, Kos theksoi se shteti i së drejtës prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe se pritshmëritë e shqiptarëve për integrimin europian duhet të përmbushen.
“Shteti i së drejtës prek çdo qytetar dhe reformat që i shërbejnë Shqipërisë duhet të realizohen duke marrë në konsideratë të gjithë personat e prekur. Është koha të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, ku më shumë se 90% e tyre mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Kemi ende rrugë përpara, ndaj le t’i rikthehemi punës. Ne po punojmë fort për procesin e zgjerimit”, përfundoi Marta Kos.

Ja,keshtu na mesonte zonjush Xhuli.Te daShur femije,vleresoni dashurine e Llazit te Marices per shkollen.
hahahaa Rama kerkon tja hedhe me “dashurine” e madhe per europen, Marta Kos i mbyll gojen e i tregon korrupsionin
Eh çër gallate. Për organizatorët kjo propagandë-show rezultoi “e suksesshme”, paçka se suksesi i bedelave eurotrapistë ka 30 vjet që fluturon në ajër, njëlloj si nastro-gomari me qilimin e tij fluturues.
Pasi i futi një përshesh me “kos” (në bruksel ta japin dhallën badjavah), zullapi nuk la rast pa përsëtirur premtimin e njëqind radhazi, se shqupëria nano-saliniste do futet brenda dekadës në beeeee. Sa herë që e përsërit këtë trushplarje i shton dhe nja dhjetë vite të tjera plus premtimit.
Ajo më qesharakja ishte se show-propaganda po shoqërohet aktualisht në disa media vizive me kryetituj bombastikë si “SHPENZOHEN MILJARDA, POR TIRANA (lexo: ti rama) JETON NË ZHUL”. 🤪
Eh çër gallate. Për organizatorët kjo propagandë-show rezultoi “e suksesshme”, paçka se suksesi i bedelave eurotrapistë ka 30 vjet që fluturon në ajër, njëlloj si nastro-gomari me qilimin e tij fluturues.
Pasi i futi një përshesh me “kos” (në bruksel ta japin dhallën badjavah), zullapi nuk la rast pa përsëtirur premtimin e njëqind radhazi, se shqupëria nano-saliniste do futet brenda dekadës në beeeee. Sa herë që e përsërit këtë trushplarje i shton dhe nja dhjetë vite të tjera plus premtimit.
Ajo më qesharakja ishte se show-propaganda po shoqërohet aktualisht në disa media vizive me kryetituj bombastikë si “SHPENZOHEN MILJARDA PËR MBETURINAT, POR TIRANA (lexo: ti rama) JETON NË ZHUL”. 🤪
Nga dashuria për Europën, vetëm këto 13 vjetë kusariqeverisëse të Edi Ramës, shqipëtarët nuk pritën ti fusnin Marta Koset, “të një soji dhe një gjaku” me kusarin kombçfarosës Edi Rama, por shkuan në vëndet e BE, mbi një miljon, një numër i frikshëm për një popullsi që ishte 3 miljonë, duke lën pa futur në BE Edi Ramën me 250 000 patronazhistët e tij të administratës shtetërore elektorale dhe një 200 000 kusarër biznesmenë të mëdhenjë dhe të vegjël se 800 000 pensionistët , me kushtet që janë krijuar nga kusaria e çfrenuar me taksa dhe çmime jetë vrasëse së shpejti do integrohen në botën tjetër , jo në BE.
Marta Kosi, mbasi puthi në surratin e mbuluar me fekalet e flliqura të korrupsionit kreun e krimit , korrupsionit dhe kusaris kombçfarosëse Edi Rama , i mbajti një leksion atij para medias për luftë që ai duhet të bëj kundër krimit, korrupsionit të cilin ai seriozisht po e thellon
duke i vën mburojën e 86 votave të dobiçave të tij, pjell sipas tij nga ministrja Djella, në kuvënd që drejtësia të mos ta prek kusaren e ndytë ,bashkpuntoren e tij kryesore në kusari Belinda Pallukun, akt që do të vazhdoj me bashkimin e votave së shpejti me mender liderin e opozitës, polikriminelin Sali Berisha për ti lidhur duart me vendime të kuvëndit SPAK dhe gjithë drejtësisë që të mos prek kastën e kusarëve në qeveri dhe në “opozitë”, këtu e ka fjalën Kosi i një soji dhe gjaku me kusarin Edi Rama..
Nga dashuria për Europën, vetëm këto 13 vjetë kusariqeverisëse të Edi Ramës, shqipëtarët nuk pritën ti fusnin Marta Koset, “të një soji dhe një gjaku” me kusarin kombçfarosës Edi Rama, por shkuan në vëndet e BE, mbi një miljon, një numër i frikshëm për një popullsi që ishte 3 miljonë, duke lën pa futur në BE Edi Ramën me 250 000 patronazhistët e tij të administratës shtetërore elektorale dhe një 200 000 kusarër biznesmenë të mëdhenjë dhe të vegjël se 800 000 pensionistët , me kushtet që janë krijuar nga kusaria e çfrenuar me taksa dhe çmime jetë vrasëse së shpejti do integrohen në botën tjetër , jo në BE.
Marta Kosi, mbasi puthi në surratin e mbuluar me fekalet e flliqura të korrupsionit kreun e krimit , korrupsionit dhe kusaris kombçfarosëse Edi Rama , i mbajti një leksion atij para medias për luftë që ai duhet të bëj kundër krimit, korrupsionit të cilin ai seriozisht po e thellon
duke i vën mburojën e 86 votave të dobiçave të tij, pjell sipas tij nga ministrja Djella, në kuvënd që drejtësia të mos ta prek kusaren e ndytë ,bashkpuntoren e tij kryesore në kusari Belinda Pallukun, akt që do të vazhdoj me bashkimin e votave së shpejti me mender liderin e opozitës, polikriminelin Sali Berisha për ti lidhur duart me vendime të kuvëndit SPAK dhe gjithë drejtësisë që të mos prekin kastën e kusarëve në qeveri dhe në “opozitë”, këtu e ka fjalën Kosi i një soji dhe gjaku me kusarin Edi Rama..
Më në fund , dhëndrri kollovar , nëpërmjet llagëmeve të gjirizeve të korrupsionit të Marta Koseve të BE do të arrij të mbush duart me gjirin e bollshëm të subvencioneve të nuses BE dhe ai do të përlaj për thesin e tij të kusaris edhe miljonat e taksapaguesve të BE, në bashkpunim me Koset e BE që i drejtohen atij as zoti kryeministër, as zoti Edi, por në inimitet hajdutësh , i dashuri Edi dhe
ai do tja dal, nëqoftë se ka tërhequr në bashkpunim si agjentin e FBI Mak Gonigal edhe policin OLAF të BE, gostia e hajdutëve nuk do të jetë më me miljonat e IPARD por me miljarrda euro subvencione dhe investime të BE. Edi Rama nuk përmbahet, ai po del me sukses edhe në kusarin ndërkombëtare