Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bedriu, djali i madh i Lulit të Vocërr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Bedriu, djali i madh i Lulit të Vocërr
KryesoreKulture

Bedriu, djali i madh i Lulit të Vocërr

Published: July 17, 2023
Shpërndaje

Nga Sefedin Çela*

10 korrik, e hënë ndryshe në Fundjavë Ndryshe. Një rreth i paparë miqsh, në një sallë të mbushur plot për të promovuar romanin “Natë pa të nesërme”  i mikut të përbashkët  Bedri Islami

Është një botim i plotësuar i romanit më të hershëm me të njëjtën dramë “Vrasja e Lulit të vocërr”, ku si asnjëherë autori është objekt e subjekt, është dhe personazh dhe njëri prej nesh në sallë!

- Publicitet -

Saga e Zenel  Islamit, njohur prej çdo fëmije, para brezit tim, në brezin tim, brezat pas e ata që do të vijnë nga proza brilante e Mjeshtrit të fjalës Migjeni e Lulit të vocërr, – Zenelit , luftëtar për liri e drejtësi shoqërore, një nga figurat e larta të pushtetit të pasluftës, idealist e i përkushtuar në gjithçka besonte e bënte, vrasja e tij tragjike, në prag të 10 korrikut 1961, ditës së përvjetorit të krijimit të UANÇl, tronditja e tërë familjes, gruas Dritës, fare të re e fëmijëve fare të vegjël, rrethit të saj të madh e të njohur familjar të Gjylbegëve, janë derdhur në letër, përsëdyti, nga djali i madh i Zenelit, Bedriu!

Është kaq e pazakontë të gjesh në letërsi fabula të tilla ku trillimi nuk ndahet nga e vërteta, personazhet vetëm për çështje etike nuk emërtohen tërësisht me emrat realë, ku autori është dhe i biri i Zenelit e Dritës, nip i Gjylbegëve por, jashtë këtij libri, edhe një figurë e shquar e përpjekjeve për emancipimin mbarëkombëtar, tej e këtej kufijve shtetërorë, edhe një mik i mirë i të gjithë të pranishmëve në sallë!

Do të përpiqem të them në mënyrën time dy fjalë për këto që solli kjo e hënë ndryshe në Fundjavë Ndryshe.

Autori i rrëfen ngjarjet në vetën e tretë! Drama është tërësisht e tij, e babait e nënës së tij, edhe pse me rezonancë të thellë për mbarë shoqërinë, po ai tregon në vetën e tretë, si një histori të të tjerëve, të ngjashme me të tijën, duke u distancuar në emocione, duke mos u zemëruar, duke mos kërkuar të marrë hak, duke mos urryer, duke mos qarë e mallkuar as vetë, e as nëna Dritë!

I’a ka dalë: është lexuesi ai që zemërohet, që i vë gishtin kokës e tregon me gisht!

Kam shumë ngjashmëri nga  fëmijëria ime me fëmijërinë e Bedriut, ndoshta rrethana të tilla kanë ndikuar në miqësinë tonë. Ndoshta dhe nga i njëjti përkushtim për të bërë mirë në atë që na është dashur të bëjmë.

Por ato pak gjëra që kam dashur të them i kam thënë në vetë të parë, si të vërteta të mia, jo për t’u besuar më shumë, por nuk më është dashur të distancohem, qoftë dhe emocionalisht në kohë,  ngaqë jeta ime nuk është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, si jeta e Bedriut!

Ndërkaq  Bedriu vetë, edhe pse jo  një përjashtim, pa dyshim  është një prerje jo e radhës, është, si i thonë, një kokë më lart nga të tjerët!

Nuk është rastësi që në këtë sallë të mbushur plot kishte personalitete nga të dy krahët e politikës e deputetë nga e majta në të djathtë. Sigurisht, të ftuar, po me dëshirë e dashuri për të ardhur! Kishte të ardhur nga Kosova, bashkë luftëtarë të Uçk-së, me mirënjohje për bacë shkodranin që për disa vjet ishte në krye të Lëvizjes Popullore, prej nga lindi UÇK, kishte nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kishte intelektualë.

Sepse figura si Bedriu bashkojnë e nuk ndajnë. Sepse ajo që ka bërë ai në jetë e ajo që shkruan në letër, publicistikë apo letërsi qoftë, çon në kohezion, edhe shpirtëror e moral, bashkon e nuk ndan! Ai gjen të ngjashëm edhe te ata që mendojnë ndryshe. Si dhe unë mendon se kundërshtari politik nuk është  armik, me kundërshtarin politik garon,  e mund me votë, jo me dhunë .

E vetmja  gjë për të ardhur keq është fakti se vemendja e institucioneve të shtetit për figura të tilla  me kontribute të shquara është inekzistente,  qeveri pas qeverie, për dekada me radhë! Një pandjeshmëri totale. Në institucione nuk ka axhenda e strategji, kritere e  prioritete.

Bedriu as këtu nuk është përjashtim : marrin pensione të veçanta  e mirënjohje sportistë e deri gaztorë, e mirë bëhet, e figurave të tilla nuk u vjen radha. Dekorohen me mirënjohje presidenciale deri restorante për ata që dinë ç ‘ të hanë e kanë me ç ‘ të hanë e nuk i ka ardhur radha as Zenel Islamit, as të birit të tij, Bedriut, jo për hir të babës, por për hir të asaj që ka bërë e bën vetë!

Më duket se ka një çoroditje në hierarkinë e vlerave, që vihet re sidomos në media! Vrapohet pas klikimeve, asaj që ofron reklamë, që sjell para!

Modele për shoqërinë si Bedriu nuk përputhen me ata që Për’puthten  nëpër banaqe televizive, ai nuk është vip  nga xhungla e Big brother, të stisur me botoks e flokë e thonj allasoj!

Do të desha që atë që pashë e ndjeva atë  të hënë ndryshe të 10 korrikut në Fundjavë Ndryshe, – një elitë bashkë, si miq, t’a shihja përditë : që gjërat të jenë në vendin e vet!

Nuk është shumë.

—–

Fjala në promovimin e romanit

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  • “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt

Komentet e Fundit

  1. Golem Divjaka on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. rrime qe rrime... on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  3. Bert1 on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Клапан ПГВУ для пылегазовоздухопроводов 2400x1600 - 78777 грн on 1.3 mld euro parashikohen të mblidhen për 35 vjet nga tarifa e kalimit në Thumanë-Kashar
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?