Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj në takim me Mitsotakis: Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Begaj në takim me Mitsotakis: Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen
AktualitetBotePolitike

Begaj në takim me Mitsotakis: Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen

Published: December 6, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet jashtë hapësirës së Unionit.

Kryeministri Mitsotakis shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Niko Dendias.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia dhe populli grek i kanë dhënë shqiptarëve në momentet e vështira pas ndryshimeve demokratike, por edhe në kuadër të përballimit të fatkeqësive të ndryshme natyrore.

- Publicitet -

Duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe vlerave e sfidave të përbashkëta, Kreu i Shtetit e konsideroi praninë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si një vlerë të  shtuar për këto marrëdhënie. “Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit në dialogun midis dy qeverive, si në nivel politik ashtu dhe në nivel ekspertësh. “Ju siguroj se çdo çështje e vjetër ose e re do të trajtohet me seriozitetin maksimal, sipas normave të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të reciprocitetit dhe në respekt të Kushtetutës, Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, të drejtës ndërkombëtare dhe si vende aleate të NATO-s”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe frymën e re të bashkëpunimit të Qeverisë dhe autoriteteve greke me Kosovën dhe nënvizoi se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj dhe Kryeministri Mitsotakis e vunë theksin edhe tek bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben.T says:
    December 7, 2022 at 6:55 am

    Shkurt, Qartë, me Vendosmëri;

    1.
    Presidenti Begaj e ka vene theksin tek nje “komponente thelbesore” e interesit kombetar.
    Ai e ndjen, e perjeton thelle, e ka personale, kerkesen e Shqiptareve.

    2.
    Ai nuk ndruhet, e thote shkurt, qartë, me vendosmëri:
    “Dua te mbroj interesin e Shqiptarëve kudo që ato ndodhen”

    Reply
  • I papami says:
    December 7, 2022 at 8:55 am

    Bravo presidentit. Njeri patriot , jo si Likja

    Reply
  • Dionis says:
    December 7, 2022 at 11:01 am

    Nderkohe ne murin e parlamentit grek jane emrat e qyteteve Shqipetare: Korca, Permeti, Kelcyra, Tepelenda, Gjirokastra… zonen qe ata e quajne Vorio Epir…
    Te fala gji-nekes qirje Micotaqis

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?