Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Belindi i Saliut mashtroi për shkollën? Veliaj: Sa kllounë ka parë Tirana…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Belindi i Saliut mashtroi për shkollën? Veliaj: Sa kllounë ka parë Tirana…
KryesoreMetropol

Belindi i Saliut mashtroi për shkollën? Veliaj: Sa kllounë ka parë Tirana…

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

 

Në një intervistë në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe në lidhje me akuzat që mbështetësja e Berishës, Evi Kokalari, ka bërë ditët e fundit kundër Belind Këlliçit, për të cilin është shprehur se ka falsifikuar formularin e aplikimit të Universitetit në SHBA, pasi nuk e ka përfunduar shkollën e mesme ‘Harry Fultz’.

Falsifikime të tilla janë krime federale në SHBA.

- Publicitet -

Lidhur me këtë, Veliaj tha se kjo është diçka që nuk i takon atij, por institucioneve, dhe se ai është I fokusuar te punët e qytetit.

“Së pari, të gjithë ata që garojnë i konsideroj jo kundërshtarë, janë të ftuar në këtë sofër të madhe të Tiranës për të ballafaquar idetë, por ama jo për të bllokuar punët.

Së dyti, unë nuk jam drejtori apo drejtoresha e “Harry Fultz”-it. Duhet të pyesni drejtorët e shkollave të mesme kush shkon në shkollë, kush lë shkollën, kush ka diplomë, kush nuk ka diplomë. Këtu në Tiranë i keni, pyesni – siç pyesni për mua për çdo gjë – pyesni edhe shkollat, ose kandidatët çfarë shkollash kanë bërë.

E treta, që është më e rëndësishme, unë nuk jam as Ilirjan Celibashi i KQZ-së, as merrem me formularët e dekriminalizimit. Kush gënjen nëpër formularë, duhet të pyetet respektivisht çdo institucion”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se mbetet i fokusuar 100% tek punët e qytetit.

“I vetmi interes ku jam 100% i fokusuar është si i ecin punët Tiranës. Tirana ka parë kllounë që hyjnë e dalin pa fund. Po ajo që ka mbetur është puna, janë skuadrat që e çojnë qytetin përpara dhe është dëshira për modernizimin, për ta bërë sa më perëndimor Tiranën dhe për të mos humbur më kohë.

Një parti e lodhur e ca liderëve të rrënuar moralisht, s’ka çfarë t’i japë më Shqipërisë. Unë besoj se Tirana duhet të ecë shpejt për të kapur boll kohë të humbur këto vite”, tha Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?