Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Fabian Savioli, raportues Special i Kombeve të Bashkuara që t’i kërkojë Serbisë që personat që kanë kryer krimet t’i dorëzojë në Kosovë.
Sipas njoftimit për media nga Qeveria, Kurti po ashtu foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi.
“Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë”.
“Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre.
“Savioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe shprehu solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës”.
Kurti shtoi përkushtimin e Qeverisë për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.
Ai potencoi se na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.
a.m/dita

A nuk do te ishte me mire qe te uleshin gjakrat perkohesisht! Te falesh eshte hyjnore! E ben njeriun me human me te lire me te shendetshem dhe njekohesisht te ndjeke rrugen ligjore! Kosova Shqiperia Serbija, Ballkani Bota kane nevoje per Paqe dhe jo lufte! Shikoni udheheqesin historik te PD,komunistin e paepur Sali dhe do te kuptono se ku te shpie urrejtja! Te plak dhe te mbaron si njeri! Ngelet vetem urrejtja e cila te gryen nga brenda!
duhen dorezuar kriminelet e paqes ne fillim
O felliqesire e kafshe me damken VERI-JUG
Vere veten ne vendin e atyre kosovareve qe ju kane shuar familjet e perdhunuar gra e motra e pastaj shko fali ato nese nuk je i pander e i pa tru e i npadinjitet o mut muti
Hajde te mendojme pak ma thelle ne te kaluaren kur i gjith perendimi me Amerikanet edhe Turqit e dine dhe kane dokumente se sa ka hjeke populli Shqiptare qe prej vitit 1912 jane masakruar ,torturuar,perdhunuar,jane zhdukur,dhe sot perendimi as nji here nuk ja permendi Serbise por ndodhe e kunderta dhe i bejne presion Kosoves qe te pranoj gjithcka cka done Serbi,ketu shihet se sa te drejte jane keta te Perendimit,por edhe Shqiperija esht fajtore qe mbane lidhje Dipllomatike me Serbine ,dhe ne anen tjeter therasin vellezer dhe hane e pine se bashku me armikun e kombit ,kush guxon tjua fale nuk esht njeri as kafshet nuk ta falin.