Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berati, destinacioni i 400 mijë turistëve në 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berati, destinacioni i 400 mijë turistëve në 2022
AktualitetKulture

Berati, destinacioni i 400 mijë turistëve në 2022

Published: January 3, 2023
Shpërndaje

Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha për ATSH-në se gjatë vitit 2022 Berati ka shënuar një fluks të lartë turistësh, ku në janar-dhjetor u vizitua nga rreth 400 mijë vizitorë.

Sipas tij, 80% e turistëve janë të huaj.

- Publicitet -

“Ky është numri më i lartë i vizitorëve në të gjithë historinë e qytetit tonë. Vitet e fundit turistët po kalojnë më shumë kohë në qytet. Më herët turistët kryenin vizita ditore, ndërsa tani ata qëndrojnë të paktën 1-2 netë në qytet dhe kanë mundësi të njihen më mirë me historinë dhe kulturën e këtij qyteti të lashtë”, tha Demo.

Ndër atraksionet më të vizituara Demo përmend Kalanë, ndërsa në qytet më të vizituarat janë Kanionet e Osumit, kantinat e qytetit, muzeumet Onufri, Etnografik dhe Solomon.

“Një vëmendje të veçantë zënë edhe objektet e kultit, si kishat dhe xhamitë, të cilat vitet e fundit janë restauruar ”, tha Demo.

Sipas tij, në rritjen e fluksit të vizitorëve këtë vit kanë ndikuar edhe aktivitetet e shumta të organizuara nga bashkia.

“Bashkia gjatë gjithë vitit, por sidomos në sezonin veror ka organizuar një sërë aktivitetesh çdo fundjavë si teatër kukullash, teatër për të rritur, fundjavat e muzikës live në pedonale, festa e miqësisë, ekspozita, etj., të cilat kanë sjellë një numër të lartë turistësh në qytetin e një mbi një dritareve”, tha Demo.

Sa i përket investimeve në sektorin e turizmit, Demo shprehet se “180 biznese të reja janë hapur kryesisht në lagjet kryesore turistike të qytetit”.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor veçanërisht vitet e fundit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    January 3, 2023 at 11:10 pm

    Paska shkuar gjysem milionI turista dhe nuk e paskemi ditur.

    Reply
  • Arithmetika says:
    January 4, 2023 at 2:53 am

    Llogaria tregon se treqind e njezet mije(320 000) te huaj ne vit, i takon mesararisht rreth 900 turiste cdo dite te vitit. Mirpo ne vere ka dite qe hyjne dy fish dhe ne dimer gjysma. Duke menduar se nje autobuz mban rreth 30 turiste i bie qe ne Berat te vijne rreth 30 autobuze ne dite. Vizatat kryhen prej ores 10 para dite deri ne oren 3 mbas dite pra gjithsej 5 ore ne dite vizita. Qe do te thote ne cdo ore ne Berat hyjne 6 autobuze, ose cdo 10 minuta hyn nje autobuz. Po te llogaritim se turistet qendrojne ne Berat 5 ore ose 300 minuta, kjo perkthehet ne nje parking per 30 autobuze, me kusht qe ne cdo ore te hyjne e te dalin 6 autobuze, dhe numuri 30 i autobuzve ne parking mbetet i pandryshuar. Po te ecim me shifrat dyfish te veres, i bie 60 autobuze ne dite! Ku eshte ai parking ne Berat qe nxen 60 autobuze? Mos jane shume mo?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. Mamija on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. nje Avni (Rustem) per Esat (Ramen) on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?