Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me…
KronikeLajmi i fundit

Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me…

Published: 10 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë të diskutimeve politike ditët e fundit.

Vetë kreu PD, Sali Berisha, i shpallur Nongrata në Maj 2021 prej administratës Biden të enjten, gjatë një konference për shtyp, mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Doktor Berisha shkoi më tej kur tha se që kur kishte lëne detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.

- Publicitet -

Berisha: Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë.

Ndërkohë që zoti Berisha mban këtë qëndrim e vërteta është krejt ndryshe dhe kjo faktohet përmes dokumenteve zyrtare depozituar në departamentin FARA një detyrim ky ndaj lobistëve në SHBA.

Ky dokument të cilin e publikon sot Top Channel nxjerrë nga FARA tregon se kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishës.

Përpjekja për një vizë amerikane në pasaportën e Sali Berishës ka nisur në datën 28 Mars tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

Është firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit.

Ata i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishen.

“Ne jemi të nderuar të dërgojmë këtë kërkesë formale për të lëshuar një vizë hyrje-dalje për Profesor Doktor Sali Berishën kreun e PD-s në Shqipëri për të vizituar Shtet e Bashkuara të Amerikës. Doktor Berisha është ftuar nga organizatat tona për tu takuar me komunitetin Shiptaro Amerikan në Shtet e Bashkuara”.

Në kërkesë shpjegohet se qëllimi i kësaj vize është takimi me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara në funksion të fushatës elektorale.

Kjo kërkesë, siç thuhet ne dokumentin që Top Channel disponon, është shpërndarë nga Continental Strategy, në emër të shërbimeve të klientit Partisë Demokratike e Shqipërisë.

Në kushtet kur pasaporta e Dr Berishës nuk u vulos me një vizë amerikane, pas më shumë se një muaji nga data e kërkesës të injoruar nga Departameti Amerikan i Shtetit kompania lobuese Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partine Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, në datën 1 Maj.

Edhe kjo letër eshte depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, ne emër te Partisë Demokratike ku tregohen rrugët e mundshme për pajisje me vizë të Sali Berishës.

“Revokimi heqja mund të ndodhë përmes një rishikimi të brendshëm, rikonsiderim politik apo ndryshim i politikave të administratës. Personi i sanksionuar apo avokatët e tij mund ta kundërshtojnë tek Sekretari i Shtetit përmes përcjelljes së shqetësimit apo lobimit për revokimin”.

Konteksti kërkesës është përsëri një thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës.

Letra mbyllet me lutjen e kompanisë lobuese ku theksojnë se shpresa e vetme për klientin e tyre mbetet një vendim i sekretarit Marco Rubios. Një vendim i dëshiruar të vinte gjatë fushatës zgjedhore por që nuk ka ardhur deri më tani.

Sanksionimi i Sali Berishes vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit te Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate.

Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar përmes organizatave shqiptaro amerikane dhe kompanisë lobuese jo një, por plot dy herë të pajiset më vizë e të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara, por as kjo kërkesë, deri me sot nuk është marrë parasysh.

Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë nongrata dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikes, deri tani lutjet e tij kanë rezultuar pa sukses./ TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Komente
  • Rruga e Elbasanit thotë:
    10 Maj, 2025 te 3:06 pm

    Departamenti i Shtetit para 3 ditesh i ktheu pergjigje gazetarit amerikan qe e pyeti nese Berisha mund te udhetoje ne SHBA me deklarimin “Berisha eshte i mirepritur te udhetoje ne SHBA. Ne nuk do lejojme qe marredheniet me Shqiperine te mbahen peng nga vendime te politizuara te epokes Biden-it ”
    Ky deklarim nga DASH me shume se heqje non grate per Berishen eshte goditje per ate qe e shpalli ate non grata, ish-Sekretarin Blinken te epokes Biden-it te cilet Donald Trump qe ne marrjen e detyres si President u hoqi mundesine per Informacione te klasifikuara, dicka qe eshte nje injorim per ta.
    Sa per Top Chanel ky vetem sa ben detyren si TV ne sherbim te qeverise qe e mba me paret e vjedhura nga Inceneratoret.

    Përgjigjiuni
  • Pa shprese thotë:
    10 Maj, 2025 te 3:46 pm

    Vetem ne Shqiperi behet fushate me “grata” ose “non-grata”. Asnje program, asnje prioritet , asnje zhvillim ekonomik ne perspektive, asgje qe te shkoje ne sherbim te ekonomise se qytetareve. Dy plane kryesore kjo fushate: 1. Numerojme turistet ne kufi dhe 2. Sali “non grata” , apo “narkotrafikanti” Rama. Kjo u mjafton shqiptareve te zgjedhin kush do vjedhe edhe 4 vite te tjera…Popull balte dhe pa dinjitet. Saliu duhet te ishte ne burg qysh ne 1997-en. Nuk ka as prokuror e as gjyqtar te afte te beje drejtesi ne Shqiperi,. Gjithe klasa e politikaneve, nga te gjitha krahet , llum e shkuar llumit. Plehra…

    Përgjigjiuni
  • Cinxo thotë:
    10 Maj, 2025 te 3:49 pm

    Ore, a s’me thoni. Sikur vertete ti hiqet njolla “non-gratta” Berishes, cfare argumentash do perdore Rama per te fituar zgjedhjet???, se kemi 1 muaj qe vetem kete melodi degjojme…

    Përgjigjiuni
  • epo kjo pune thotë:
    10 Maj, 2025 te 4:03 pm

    ore ate e ka bere votuesi non Grata, bota po e po, se e ka dhe inglizi nongrata do beje kerkese per heqje njolle biografie edhe andej, tani qe Putini eshte shok cdo gje ben vaki por nuk e ul pazarin amerika per nje derdimen, nuk thote gje qe keta te thone fitore… merr leket e heshtje

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    10 Maj, 2025 te 6:20 pm

    Skandalet e Saliut nuk kan të mbaruar,duke mashtruar 90 % të popullit në mbështetje të LËPIRSVE TË TIJ.!
    Mesazhi i gazetarit Amerikan i publikuar nga TV ZENI-ÇIMI-SALI u publikua me PIKSYNIM për heqjen e NON GRATËS para zgjedhjeve të 11 Majit për të JUSTIFIKUAR MARRJEN E 6 MILIONVE NGA PD-FAMILJA E
    E KORRUPTUAR ME PRAT E POPULLIT.
    Vetëm budollejt binden me shpifjet e Saliut,kur mashtron se nuk ka bër kërkesë për VIZË & HEQJE TË NON GRATËS,e cila i djeg SHUMË FARE,për vetë Atë dhe sidomos për FAMILJEN BERISHA-MALLTEZI.!
    Nuk jan BUDOLLEJ Tropojanët banues në Amerikë të paguajnë 6 milion $ për Saliun pa pasur INTERES PREJ TIJ.!
    Saliu si gjithmon përfiton nga KQZ,DREJTËSIA QË E KA FALUR NË 35 VITE PËR 101 KRIME PËR VJEDHJE E VRASJE.!
    Pas humbjes së zgjedhjeve SALIU DUHET TI NËNSHTROHET GJYQEVE TË HAPURA & TË PA HAPURA.Ndaj Ai nuk do largohet URRË nga drejtimi i PD & OPOZITËS.! Pasi në këtë pozicion Ai i del në mbrojte FAMILJES & ALETATVE LIKE,MEDI,etj.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    10 Maj, 2025 te 6:21 pm

    Skandalet e Saliut nuk kan të mbaruar,duke mashtruar 90 % të popullit në mbështetje të LËPIRSVE TË TIJ.!
    Mesazhi i gazetarit Amerikan i publikuar nga TV ZENI-ÇIMI-SALI u publikua me PIKSYNIM për heqjen e NON GRATËS para zgjedhjeve të 11 Majit për të JUSTIFIKUAR MARRJEN E 6 MILIONVE NGA PD-FAMILJA E
    E KORRUPTUAR ME PRAT E POPULLIT.
    Vetëm budollejt binden me shpifjet e Saliut,kur mashtron se nuk ka bër kërkesë për VIZË & HEQJE TË NON GRATËS,e cila i djeg SHUMË FARE,për vetë Atë dhe sidomos për FAMILJEN BERISHA-MALLTEZI.!
    Nuk jan BUDOLLEJ Tropojanët banues në Amerikë të paguajnë 6 milion $ për Saliun pa pasur INTERES PREJ TIJ.!
    Saliu si gjithmon përfiton nga KQZ,DREJTËSIA QË E KA FALUR NË 35 VITE PËR 101 KRIME PËR VJEDHJE E VRASJE.!
    Pas humbjes së zgjedhjeve SALIU DUHET TI NËNSHTROHET GJYQEVE TË HAPURA & TË PA HAPURA.Ndaj Ai nuk do largohet KURRË nga drejtimi i PD & OPOZITËS.! Pasi në këtë pozicion Ai i del në mbrojte FAMILJES & ALETATVE LIKE,MEDI,etj.

    Përgjigjiuni
  • Abdul Dibra thotë:
    10 Maj, 2025 te 7:17 pm

    Berisha nje nga lideret politike me te korruptuar dhe inkrimìnuar ne gjithe boten.Turperon vendin le qe eshte shume antishqiptar me deklarimin e tij te Shqiperise si Narkoshtet.Turp i madh per te dhe ata qe e ndjekin.

    Përgjigjiuni
  • 3D thotë:
    10 Maj, 2025 te 7:37 pm

    Vetëm zullumi prej së trashi këputet ato para që Berisha dhe klanet e tija kriminale ashtu si i kanë fitua ashtu edhe kanë për tu shkua ,,Haram vjen Haram shkon”–thonë turqit

    Përgjigjiuni
  • Sul Koburja thotë:
    10 Maj, 2025 te 8:06 pm

    Sovranisti Sali mbasi lepiu gjith cka tha kunder Amerikes dhe Europes per 3 vjet,i lepin bythen Belerit dhe lobit antishqiptar vetem per te vdekur panjollen nongrata te Amerikes se Anglia ja vulosi perfundimisht.Ky me fitu zgjedhjet 4 vjet do merret me pastrimin e figures ndersa Shqiperia shkon prapa me korrupsionin dhe vjedhjet nga Zeni,Argita dhe tufa e zorraxhinjve.Kjo eshte e gjitha.

    Përgjigjiuni
  • Mentori thotë:
    11 Maj, 2025 te 8:56 am

    E vërteta është një forcë e paprekshme, një dritë që ndriçon udhët e errëta të njerëzimit. Ajo është si dielli që ngroh tokën dhe i jep jetë gjithçkaje që është e gjallë. Por e vërteta nuk është gjithmonë e dukshme, as e thjeshtë për t’u gjetur. Shpeshherë ajo është e fshehur pas gënjeshtrave dhe padrejtësive, dhe është e nevojshme që të luftohet për ta zbuluar. Si një fjalë e mençur thotë: “E vërteta është si drita e diellit: ajo ndriçon gjithçka, por nuk mund të jetë gjithmonë e shikueshme nga të gjithë.”

    Për të arritur këtë dritë, që është e vërteta, ne duhet të kalojmë përmes një beteje të vazhdueshme. Kjo është lufta që bëhet jo vetëm me forcë, por edhe me mendje të kthjellët, me guxim dhe me mençuri. Siç dihet, e vërteta nuk vjen kurrë lehtë. Ajo është produkt i një ndjekjeje të pasionuar, një përpjekje që mund të kërkojë sakrifica dhe vështirësi, por që në fund të saj do të ndriçojë rrugën e drejtësisë dhe dritës. Ashtu si dielli që nuk tërhiqet para asnjë retë, as e vërteta nuk duhet të trembet para padrejtësive dhe gënjeshtrave.

    Por, si mund të arrijmë këtë dritë? A mund të jetë kjo një betejë e një njeriu të vetëm, apo është ajo një mundësi që kërkon forca të bashkuara dhe udhëheqës të urtë e të mençur? Historia na tregon se për të arritur të vërtetën, shpesh janë të nevojshme figurat që kombinojnë forcën dhe mençurinë, trima të cilët, duke pasur guximin të luftojnë, gjithashtu dinë të udhëhoqen nga urtësia. Ata nuk janë vetëm luftëtarë të trupit, por edhe të shpirtit dhe mendjes. Ata e kuptojnë se lufta për të vërtetën është një betejë e gjatë dhe e mundimshme, që kërkon strategji dhe durim, ashtu si një luftar që përgatitet me kujdes para se të dalë në fushën e betejës.

    Trimat e urtë dhe të mënçur janë ata që dinë të ndiejnë shenjat e kohës dhe të udhëhoqen nga drejtësia, pa u luhatur nga interesat e momentit. Ata janë të aftë të ngrenë zërin kur duhet, dhe të heshtin kur kjo është më e mençura. Ata e dinë se ndjekja e të vërtetës është një rrugë që shpesh kërkon sakrifica, por që në fund është gjithmonë më e vlefshme. Ata janë udhëheqës që nuk njohin tërheqje, por vetëm përpjekje për të realizuar qëllimin e tyre të lartë, duke i udhëhequr të tjerët në këtë betejë të përhershme.

    Por, përveç trimërisë dhe mençurisë, lufta për të vërtetën kërkon gjithashtu edhe sakte qëndresë ndaj dhunës dhe padrejtësive. E vërteta shpesh herë është një armë e fuqishme që mund të shkatërrojë regjime të këqija dhe ideologji të rreme. Ajo mund të dëmtojë, por nuk mund të shkatërrojë përfundimisht. Populli që lufton për të vërtetën është një popull që asnjë forcë nuk mund ta ndalë, sepse ai është mbushur me dritën e besimit dhe drejtësisë.

    Lufta për të vërtetën është një betejë që kërkon të ngrihet mbi çdo pengesë, çdo padrejtësi që i është hedhur popullit, çdo dhunë që i është bërë atij. Si dielli që thyen çdo errësirë, ashtu edhe e vërteta ka fuqinë të ndriçojë dhe të zbulojë çdo fshehtësi, të hedhë dritë mbi çdo gënjeshtër. Kjo është lufta e cilës do të duhet t’i përkushtohemi gjithmonë, sepse nëse nuk luftojmë për të vërtetën, ne do të mbetemi në errësirë, të humbur, të shuar, pa identitet dhe pa dinjitet.

    E vërteta është gjithmonë një dritë që do të na ndihmojë të gjejmë udhën drejt drejtësisë dhe lirisë. Ajo është e fuqishme, por është gjithashtu e brishtë. E vërteta kërkon kujdes dhe përkushtim, sepse një shoqëri që e neglizhon atë është një shoqëri që humbet çdo mundësi për të ecur përpara.

    Në përfundim, e vërteta është dielli i shpirtit njerëzor. Ajo arrihet dhe fitohet vetëm nëpërmjet luftës dhe mençurisë. Vetëm kur ne, si individë dhe si shoqëri, kemi guximin të luftojmë për atë që është e drejtë dhe të mendojmë me urtësi, mund të arrijmë atë që është më e bukura dhe më e shenjta: dritën e së vërtetës që ndriçon rrugën tonë dhe udhëheq çdo hap të ardhshëm. Për ta gjetur atë, ne duhet të luftojmë me çdo forcë dhe të udhëhiqemi me çdo ditë nga urtësia e shpirtit dhe mençuria e mendjes.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 22 maj 2025
  • Jorida Tabaku nuk është heroinë
  • Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
  • Vëllai i truprojës së Sali Berishës pjesë e grupit kriminal të Troplinit që transportonte tonelata kokainë
  • I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg sesa të kthehem në atë qendër

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  2. demo në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  3. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  4. TRENI në Deklarata e Macron për Shqipërinë, eksperti i integrimit: Në 25 vite, kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për një vend nga Ballkani
  5. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?