Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD thotë se në karrierën e tij ka bërë gabime, por i ka korrigjuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD thotë se në karrierën e tij ka bërë gabime, por i ka korrigjuar
Politike

Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD thotë se në karrierën e tij ka bërë gabime, por i ka korrigjuar

Published: May 30, 2026
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, deklaroi se e kishte ditur që forca politike që drejton do të përballej me sfida të mëdha dhe beteja të vështira, por theksoi se besimi tek demokratët nuk është lëkundur asnjëherë.

Berisha pranoi se gjatë jetës dhe karrierës së tij politike ka bërë gabime, duke nënvizuar se askush nuk mund t’u shpëtojë gabimeve, por e rëndësishme është korrigjimi i tyre. Megjithatë, Berisha theksoi se në një aspekt nuk ka gabuar kurrë: besimin ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

Ai e cilësoi PD-në si një parti të ndërtuar mbi vlera dhe parime, duke shtuar se ajo nuk mund të blihet apo të shitet. Mes të tjerash Berisha tha se tani do përmbysim edhe diktaturën e Edvin Ballukut, duke ironizuar kryeministrin Rama dhe Belinda Ballukun.

- Publicitet -

“Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra.
I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEween, është nder i madh që je sot midis nesh.
I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike.
Është nder të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të Neo Demokracisë, parti mike, deputeti Giogiakos, me lidhje të forta që nga takimi i parë në janarin e vitit 1991 me kryeministrin Kostandin Micotaqis dhe vazhdojmë me të birin, Qirjako Micotaqis, ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe miqësinë me ju.
I dashur zoti Kovacki, përfaqësu i partisë mike VMRO-DPMNE, në një bashkëpunim të gjatë, të frytshëm, të suksesshëm midis dy partive dhe dy vendeve tona, u falënderoj shumë për praninë tuaj.
I dashur Volkmar Klein, mik i çmuar i PD, demokracisë dhe Shqipërisë.
Është nder i veçantë për ne të kemi një mik si ju, u falënderoj shumë për praninë tuaj sot në këtë kuvend.
I dashur Thomas, një mirënjohje të veçantë për ju, mik i ditëve të vështira, për ndihmesën tejet të çmuar që i dhe PD, për fjalën që thatë, por edhe për bashkëpunimin në dekada që PD ka pasur me Bashkimin Kristian Demokrat gjerman dhe Fondacionin Adenauer, ne u jemi shumë mirënjohës partisë tuaj dhe fondacionit. E dija që kishim rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra. Në karrierën time politike dhe në jetë kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh që nga vitet e rinise deri sot, kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del, por duhet t’i korrigjojmë ato. Por në një gjë që nuk kam gabuar është në besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim besimin te ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja e përkushtimin tuaj. Kjo parti është për vlera, nuk shitet dhe as nuk blihet. Sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri”, tha Berisha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?