Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisionerja për Zgjerimin lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Komisionerja për Zgjerimin lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE
KronikeLajmi i fundit

Komisionerja për Zgjerimin lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE

Published: November 27, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, mori pjesë të enjten në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku tha se integrimi duhet konsideruar një projekt kombëtar që përfshin të gjitha rrymat politike dhe shoqërinë, dhe jo vetëm një projekt i qeverisë.

Në këtë kontekst, ajo i cilësoi disa nga shqetësimet e ngritura në protestat e fundit si të lidhura “ngushtësisht me negociatat e anëtarësimit” dhe premtoi se Komisioni do të bënte të pamundurën për t’i trajtuar ato.

- Publicitet -

“Qytetarët që kërkojnë veprime kundër korrupsionit, transparencë më të madhe ose mbrojtje të mjedisit mund ta ndihmojnë vendin drejt BE-së”, tha ajo, duke shtuar se marrja seriozisht e këtyre shqetësimeve do të fuqizonte besueshmërinë e vendit.

Deri më tani, qëndrimi zyrtar i institucioneve të BE-së ndaj protestave në Shqipëri ka qenë kryesisht i rezervuar dhe i përqendruar te nevoja për dialog institucional, ruajtja e rendit kushtetues dhe vazhdimësia e reformave të integrimit. Angazhimi më i drejtpërdrejtë dhe kritikat e hapura kanë ardhur nga eurodeputetët.

Kjo qasje, gjithsesi, është pritur me pakënaqësi dhe kritika nga mbështetësit e protestës dhe aktivistët e lëvizjes qytetare, të cilët prej gjashtë muajsh protestojnë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, mungesës së transparencës dhe arrogancës qeverisëse.

Në një mesazh publik drejtuar komisioneres Kos, deputetja e pavarur Marjana Koçeku kërkoi të enjten që ajo ta konsideronte protestën si institucionin më serioz në rrugën e integrimit.

“Zonja Komisionere duhet me e ditë se aktualisht forcat ma reformatore dhe pro Bashkimit Europian në Shqipni janë qytetarët, të rinjtë, akademikët dhe aktivistët politikë që ushqejnë protestën”, shkruan ajo.

“Qytetarët kërkojnë ndryshim; elitat e vjetra politike kërkojnë mbijetesë. Procesi i anëtarësimit në BE duhet ta njohë dhe ta respektojë këtë realitet të ri”, shton Koçeku në apelin e saj.

Edhe pse u zgjodh në listën e socialistëve në qarkun e Shkodrës, Koçeku hoqi dorë nga përfaqësimi i Partisë Socialiste në fillim të qershorit, duke dalë si deputete e pavarur në Kuvend dhe duke mbështetur protestat kundër qeverisë.

Sipas saj, energjia reformuese dhe mbështetja reale për vlerat europiane në Shqipëri burojnë nga qytetarët që prej muajsh ndodhen në rrugë.

Protestuesit shprehen të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe kërkojnë mbështetje më të qartë nga Brukseli, pasi e konsiderojnë kauzën e tyre proeuropiane. “Shqipëria në BE pa Edi Ramën” është një nga sloganet e protestës.

Aktivisti Edison Lika vlerëson se gjatë gjithë kësaj periudhe ka munguar një reagim i qartë dhe i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Komisionit Europian. Ai e konsideron këtë heshtje zhgënjyese për qytetarët që shohin te BE-ja një garant të demokracisë.

“Duke qenë se në 6 muajt e fundit vendi ynë ka qenë në rrugë për të shprehur kundërshtitë thelbësore ndaj qeverisë dhe modelit politik e ekonomik drejt të cilit na ka orientuar kjo qeveri, do të ishte e udhës që secili entitet të cilit i është drejtuar kjo protestë të reagonte në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, gjë e cila gjatë këtyre 6 muajve ka munguar ose nuk ka qenë e plotë”, u shpreh Lika për BIRN.

Ai vëren se, ndërsa ka pasur zëra individualë brenda Parlamentit Europian, institucionet ekzekutive të Brukselit nuk kanë ndërtuar një kanal komunikimi me protestuesit, pavarësisht temave të rënda që janë ngritur në sheshet e Tiranës.

“Asnjëherë nuk kemi pasur një trajtesë serioze, as nga presidentja von der Leyen dhe as nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos”, shton ai.

Sipas tij, problemet e ngritura nga protestuesit, si kapja e shtetit, korrupsioni, krimi i organizuar dhe oligarkia, shqetësojnë edhe BE-në për shkak të ndikimit të tyre te standardet dhe reformat e integrimit. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të hapur një kanal komunikimi me protestuesit apo për të formuluar një qëndrim të posaçëm ndaj protestës.

Ai vlerëson se angazhimi i Bashkimit Europian është kufizuar te raportet e progresit, të cilat, sipas tij, nuk u thonë asgjë qytetarëve që përballen çdo ditë me këto probleme.

Sipas Likës, aktivistët presin që Brukseli të veprojë në përputhje me parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar projekti europian.

Aktivisti e konsideron qëndrimin ndaj lëvizjes qytetare si një provë edhe për vetë orientimin gjeopolitik dhe normativ të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Është një sfidë për shkak se do t’i duhet të zgjedhë mes stabilitetit që garanton autokrati dhe aspiratës demokratike që kanë shqiptarët”, thotë ai. Lika shton se zgjedhja që do të bëjë sot BE-ja do të tregojë se si do të jetë Europa e nesërme.

“Nëse Europa rreshtohet krah autokratit, nesër do të kemi një Europë në të cilën do të mbizotërojë forca, ndërsa nëse Europa do të zgjedhë të mbështesë qytetarët, nesër do të kemi një Europë që do të jetë përsëri një busull që na orienton drejt demokracisë”, përfundon Lika.

Në javët e para të protestave, disa eurodeputetë erdhën në Tiranë për të treguar mbështetje për protestuesit. Angazhimi i tyre nxiti miratimin në Parlamentin Europian të një rezolute që i kërkonte qeverisë shqiptare të shfuqizonte dispozitat ligjore që i hapnin rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura.

Kërkesa u përfshi edhe në rekomandimet e raportit të progresit të Komisionit Europian, por qeveria shqiptare deri më tani nuk ka bërë asnjë hap pas në këtë drejtim.

Sipas Rigels Xhemollarit nga “Qëndresa Qytetare”, institucionet e BE-së i janë përgjigjur protestës. Ai veçon dy aspekte të angazhimit të Parlamentit Europian: praninë e eurodeputetëve në terren dhe miratimin e akteve zyrtare që e orientuan qeverinë drejt standardeve europiane.

“Në protestën e flamingove, përkrahja dhe përqasja e BE-së u dallua në dy drejtime: së pari, me prezencën e dhjetëra eurodeputetëve, të cilët morën pjesë, mbështetën, por edhe mbajtën fjalë në protestë, duke inkurajuar qytetarët shqiptarë se protesta nuk është mëkat dhe as e dëmton procesin e integrimit; nga ana tjetër, ishte rezoluta për zonat e mbrojtura, e cila i dha qeverisë një leksion, por edhe rrugën nëpërmjet të cilës ne duhet të kalojmë për t’u integruar në BE”, tha Xhemollari për BIRN.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe standardeve të shtetit të së drejtës, ai kujton se zyrtarë të lartë europianë janë shprehur publikisht për raste konkrete, siç ishte çështja e heqjes së imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.

Sipas Xhemollarit, refuzimi i mazhorancës për t’i hapur rrugë drejtësisë në atë rast pati pasoja në vlerësimet zyrtare të Brukselit.

“Lidhur me luftën ndaj korrupsionit, kemi pasur zyrtarë të lartë të BE-së, të cilët janë shprehur publikisht dhe specifikisht për çështjen Balluku, si z. David McAllister, duke e cilësuar si një test për integrimin, por sërish deputetët e mazhorancës nuk e lëshuan imunitetin e saj. Kjo më pas u reflektua edhe në progresraport dhe është sfidë për parlamentin dhe shtetin e së drejtës”, shprehet ai.

Xhemollari vlerëson se procesi teknik i negociatave, përfshirë hapjen dhe mbylljen e kapitujve, ecën paralelisht me protestat në vend. Sipas tij, protestat ndjekin një dinamikë të veçantë dhe synojnë rotacionin politik dhe përmirësimin e standardeve ekonomike.

Xhemollari kundërshton tezën e partisë në pushtet se protestat dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Madje në imazhin ndërkombëtar protesta mendoj që ka luajtur rol pozitiv në përshpejtimin e qasjes sonë integruese, si vend me nivel të lartë qytetarie, por peng i një klase politike që nuk do të ndryshojë”, përfundon ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Komisionerja për Zgjerimin lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE
  • Prokuroria i përcaktoi Jakup Krasniqit 16 kushte ekstreme për të vizituar gruan e sëmurë
  • Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
  • “Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës
  • Ismail Qemali, i përjetësuar në Këngën e Vallen e Vranishtit dhe Labërisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  2. Mehmet Metaj on Gjuha u bë shteti, përpara se ai të vinte në 1912
  3. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  4. Detari on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  5. Đerzelez Alija on “Më ndjekin dhe spiunojnë edhe në kafe”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?