Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha po sillet si tutor i SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Berisha po sillet si tutor i SPAK
opinion

Berisha po sillet si tutor i SPAK

Published: February 16, 2025
Shpërndaje

Nga Mero Baze

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK i shoqëruar nga mbështetësit e tij, të cilët i ka njoftuar dje zyrtarisht. Deri herën e fundit, kjo ishte një praktikë normale. Ata 30 veta që i rrinin poshtë ballkonit i shkonin edhe në SPAK për të sharë Dumanin.

Por pas arrestimit të Veliajt, ai bëri sikur ndryshoi qëndrim, madje kërcënoi socialistët të mos guxonin më të shkonin para SPAK.

- Publicitet -

Edhe pse shkuarja e mbështetësve të Veliajt ishte për GJKKO dhe jo për SPAK, pasi prisnin vendimin e gjykatës, Berisha kërcënoi se nëse ata do ta bënin këtë edhe një herë, ai do të thërriste një protestë të madhe dhe do të rrëzonte qeverinë.

Pra, Berisha qenka në gjendje edhe të rrëzojë qeverinë, por po e toleron Ramën me kusht që ky të mos i bëjë më presion GJKKO-së.

Tani, pas kësaj, protesta që do të mbahet nesër para SPAK nga Berisha, tregon që deklaratat e Berishës kundër mbështetësve të Veliajt në GJKKO kanë qenë thjesht për të zhdukur konkurrencën, pasi territorin para SPAK ai e quan territor të tijin.

Për një moment, të gjithë menduam se ai u bë mbështetës i SPAK, edhe për faktin se dy-tre prokurorë dhe disa gjyqtarë të Speciales i ka ushtarë të tij.

Por kjo paska qenë një iluzion i gabuar.

Berisha në fakt po sillet si tutor i SPAK.

Me revanshin që ka vënë përpara SPAK me agresionin e të paktën tre viteve të fundit ndaj tij, Berisha e ka detyruar SPAK të bëjë lojën e tij, madje edhe në çështjen e tij.

Ai provokoi thellimin e masës së arrestit pas vendimit të diskutueshëm të SPAK për mosmarrje leje në Kuvend për bllokim pasaporte, dhe e shfrytëzoi pastaj thellimin e masës së arrestit për të qëndruar një vit në shtëpi dhe për t’u viktimizuar mbi ballkon.

Pastaj u la i lirë dhe ende nuk i është nisur as çështja e 21 Janarit dhe as ajo e të birit për Gërdecin.

Ndoshta dikush në SPAK mendon se duke i bërë këtë nder, Berisha duhet të jetë i kënaqur me ta.

Por në fakt, gabojnë.

Berisha po e trajton SPAK si dikur Enver Hoxha, kadritë e tij, që pasi mbaronin autokritikën, u thoshte: “E ke të cekët, duhet të thellohesh.”

Pra, nuk ia quan shërbimet që i bëjnë atij, qoftë duke i plotësuar axhendën e protestave me burgosje të Veliajt, qoftë edhe duke toleruar çështjet e hapura ndaj tij.

Madje, Berisha nuk ka për t’ia ditur për nder SPAK-ut, edhe sikur ta çlirojë nga çdo akuzë dhe ta shpallë që sot të paprekshëm nga ligji.

Ai do vetëm që askush në drejtësinë e re të mos bëjë asnjë gjë kundër tij, pa marrë leje prej tij.

Deri atëherë, SPAK apo GJKKO mundohen kot të bëjnë gjeste që mendojnë se do të fitojnë simpatinë e tij.

Nënshtrimin ndaj tij, ai ua quan detyrë.

Faktin që po kujtohen vonë për këtë, nuk ua fal kurrë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?