Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestë më 6 dhjetor? Veliaj: “Gjest antishqiptar, doktori është bërë pacient”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protestë më 6 dhjetor? Veliaj: “Gjest antishqiptar, doktori është bërë pacient”
Aktualitet

Protestë më 6 dhjetor? Veliaj: “Gjest antishqiptar, doktori është bërë pacient”

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një gjest antishqiptar. Duke folur për Report tv, Veliaj deklaroi se Berisha tenton çdo mundësi të Shqipërisë që ta sabotojë.
“Ai është rasti tipik i një doktori që është kthyer në pacient. Është vërtetë mendërisht në gjendje të rëndë. Bën postime, heq postime. Nëse do ishte vërtetë pellgaçe në ujë nuk kishte pse e hiqte postimin. Fakti që kuptoi të gjithë zemëratën e publikut, që sillet si një hienë ku kërmat që kanë mbetur nga një fatkeqësi, mundohet tí çajë. Është vërtetë rëndë. Për pacientin Berisha duhet kuptuar ajo shprehja kërcen nga belaja. Një njeri që nuk shkon dot në Rinas. Unë nuk habitem me Saliun. Unë habitem me ata që e ndjekin. Ndjekin një njeri që nuk kalon dot aeroportin e Rinasit. Po nuk shkove dot në Amerikë, nuk të pret njeri në Europë dhe nuk shkon dot në Angli, autoriteti yt është Rinas. Ky thotë meqë këta nuk më duan unë do ju imponohen. E ke parasysh atë të fortin, atë rrugaçin e gjimnazit që thoshte pse nuk më ftoni në festa. Ky është qartazi që nuk e ka ftuar në një ditëlindje. Nuk e kanë ftuar në ceremoni, nuk ftohet në dasmë. Do të vijë në dasmë me zor duke marrë të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike të një njeriu që çdo mundësi të Shqipërisë kërkon ta sabotojë””, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se sa herë ka probleme në Kosovë, Saliu përpiqet që të organizojë rrëmuja dhe në Shqipëri. “ Po të vini re Saliu aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Ai organizon një rrëmujë në Shqipëri. Kjo kuptohet jo vetëm nga paratë që merr nga Rusia ajo parti. Kjo kuptohet nga sjellja antishqiptare e Saliut në të gjithë vitet e fundit. Gjeni një krizë në Kosovë dhe kërkoni çfarë ka qenë duke bërë Saliu në Shqipëri. Kemi një situatë problematike në veri të Kosovës. Sot ka një debat pavarësisht faktit se është kufizuar në veri të Kosovës implikon të gjithë Kosovë. Është përfshirë i dërguari I posaçëm, zoti Borrel, DASH. Është një njeri që deri tani ka jetuar me përça dhe sundo. Përça jugun dhe veriun, përça myslimanët me të krishterët, përça të ardhurit me vendalinjtë. I ka funksionuar gjithmonë kjo skenë. Unë sot besoj se shoqëria është shumë herë më e emancipuar se personazhe të tillë”, nënvizon Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    November 23, 2022 at 5:37 pm

    Z.Veliaj.Keni me se 10 vjet qe po e beni Saliun kuceder qe ka per te ngrene shqiptaret.Ne keto 10 vjet te PS-se ne pushtet Saliu dhe familja e tij vetem para me thase kane bere.Kjo tregon qe jeni ju qe e ushqeni kete kuceder dhe ia tregoni popullit vetem qe te jeni ne pushtet dhe te vazhdoni te ushqeni kete kuceder.Populli qe ju votoi nje here nuk besoj te jete budalla qe t’ju besoje me.Shqiperia ka plot shqiptare me tru qe e duan vertet popullin.Bozgot fshiji nga defteri ,doli mashtruese.

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:40 am

    Lereni Sali Berishen dhe merruni me incineratoret qe akoma po paguhen nga leket e buxhetit te shtetit.

    Reply
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    November 24, 2022 at 1:51 am

    Kane 10 vjet qe cdo vjedhje, lidhje me krimin ku mafia drejton Policine, perndjekjen e shqiptareve qe po lene atdheun e tyre duke i zevendesuar me arab, afrikane llojlloj jevgu kthehen e kritikojne “non graden” Sali.
    Boll do te thote boll Saliu ishte terhequr nga politika aktive qe ne 2013 dhe keta faqezinj te Rilindjes Mavi nuk i vertetuan dot asnje krim apo vjedhje, per ta denuar dhe plasur ne burg.
    Nuk e denojne dot se pas tij rradhen e kane Mega-Hadutet, Ed Droga, Lali Fiku, Xhacka e spurdhjake te tjere qe i bejne fresk kryekarit dhe po shtypin popullin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?