Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berlusconi lë spitalin pas 45 ditësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berlusconi lë spitalin pas 45 ditësh
AktualitetBoteLifestyle

Berlusconi lë spitalin pas 45 ditësh

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Ish-Kryeministri italian u shpreh se periudha në spital ishte e vështirë dhe se pas errësirës sërish arriti që të fitonte I buzëqeshur teksa largohej nga spitali ‘San Raffaele’ në Milano, ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë pas 45 ditësh trajtimin intensiv teksa u diagnostikua me leuçemi kronike dhe infeksion në mushkëri.

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe. Një emocion i pabesueshëm, një lehtësim i madh. Ishte një periudhë e mundimshme dhe e vështirë, por pas errësirës fitova përsëri”. Kështu u shpreh kreu i Forza Italia, Silvio Berlusconi.

“Ne do t’ju presim për të luftuar shumë beteja së bashku”, shkroi në Twitter Kryeministrja Giorgia Meloni.

- Publicitet -

“Ne jemi të gjithë të lumtur që jeni kthyer në shtëpi, mirë se erdhe President”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani, anëtari më i vjetër i Forza Italia.

Berlusconi, 86 vjeç, u shtrua me urgjencë në spital më 5 Prill dhe qëndroi në kujdesin intensiv për më shumë se 10 ditë, duke shkaktuar spekulime se jeta e tij mund të jetë në rrezik. Pas ekzaminimeve dhe trajtimeve rutinë, 86-vjeçari rezultoi gjithashtu edhe me probleme në frymëmarrje për shkak të pneumonisë dhe u vendos në terapi intensive.

Berlusconi shërbeu si Kryeministër në vitet 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011. Mandati i tij i fundit në detyrë përfundoi me një dorëheqje, pasi Italia ishte në prag të falimentimit financiar dhe Berlusconi u përfshi në skandalin famëkeq seksual “bunga bunga”, për të cilën u lirua më vonë nga akuzat.

Në vitet e fundit, shëndeti i Berlusconit u përkeqësua dukshëm. Në Qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në Prill të 2019 ai u shtrua sërish në spital për shkak të dhimbjeve të rënda të barkut që e bëri atë të humbasë prezantimin e kandidatëve të Forza Italia, në 2020 ai rezultoi me Covid-19 që iu kthye në pneumoni dhe në Janar të 2022 ai pati një infeksion të rëndë urinar.

Gjatë shtrimit të tij të fundit në spital, Berlusconi ishte aktiv, duke u shfaqur në dy video-mesazhe, duke këmbëngulur se ishte gati të kthehej në punë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?