Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > “Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit
KomunitetLajmi i fundit

“Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit

Published: February 21, 2024
Shpërndaje

Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një studimi të afro 240 kërkuesve shkencorë nga vende të ndryshme të botës. Shqipëria në këtë renditet e fundit krah Bolivisë dhe Kazakistanit për besimin te shkencëtarët. Kërkuesja për Shqipërinë Ani Bajrami i tha Zërit të Amerikës, se shkaqet lidhen me mangësitë në komunikimin e shkencëtarëve me publikun si dhe pjesëmarrjen e tyre të ulët në hartimin e politikave të ndryshme në vend me ndikim në jetën shoqërore. Qytetarët në këtë studim janë shprehur se do të donin një ndikim më të madh të shkencëtarëve për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit.

Në një studim të drejtuar nga dy profesorë Dr. Viktoria Kologna dhe Dr. Niels G. Mede përkatësisht nga Universiteti i Harvardit dhe Zyrihut për besimin e publikut te shkenca dhe shkencëtarët, Shqipëria renditet e fundit për besimin tek shkencëtarët. Studimi u shtri në 67 vende të botës, dhe analizoi përgjigjet e afro 71 mijë e 500 individëve, ku me 1 pikë është vlerësimi më i ulët dhe 5 më i larti. Në rang botëror besimi te shkencëtarët rezulton sipas këtij studimi 3.62.

Shqipëria renditet krah Bolivisë dhe Kazakistanit për besimin e ulët te shkencëtarët. Nivelin më të lartë e kanë Egjipti dhe India.

- Publicitet -

Mes 239 kërkuesve shkencorë të këtij studimi ishin dhe Ani Bajrami dhe Renata Tokrri nga Shqipëria. Ato i mbështetën rezultatet për Shqipërinë bazuar në të dhënat që u morën nga një grup prej afro 340 individësh të kategorive dhe niveleve të ndryshme arsimore dhe moshore. Mbledhja e të dhënave për Shqipërinë u financua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Për Zërin e Amerikës Ani Bajrami, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës, duke analizuar gjetjet e këtij

Studimi për Shqipërinë, nënvizon arsyet e besimit të ulët të qytetarëve shqiptarë te shkenca dhe shkencëtarët.

“ Nga shpjegimet që mundëm të jepnim në artikull, shkencëtarët në Shqipëri, nuk realizojnë dy hallka të rëndësishme në procesin shkencor, komunikimin me publikun mbi rezultatet shkencore dhe pjesëmarjen e tyre aktive në politikbërje”- u shpreh Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Pas rezultateve të studimit kërkuesit e çdo vendi përpunojnë në mënyrë të pavarur shkaqet e renditjes së vendeve të tyre. Për këtë arsye aktualisht nuk ka të dhëna se përse Egjipti dhe India renditen të parat për shkallën e lartë të besimit te shkencëtarët.

Në komentet rreth studimit kërkuesja shkencore Ani Bajrami veçon rrezikun që sjell kundërvënia e njerëzve ndaj shkencës.

“ Këtu sjell si shembull rastin e mosbesimit ndaj vaksinës antiCovid -19 në pandemi apo ndaj ndryshimeve klimaterike. Ky antagonizëm me shkencën bën që jeta e individit të rrezikohet”- vijoi Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Studimi mbi shkallën e besimit te shkenca dhe shkencëtarët, si në nivel botëror ashtu dhe në rastin e Shqipërisë, vë në dukje se qytetarët në shumicë dërrmuese do donin një pjesëmarrje aktive të shkencëtarëve për çështje që i shqetësojnë.

“Qytetarët shqiptarë e dëshirojnë një pjesëmarrje aktive të shkencëtarëve, sidomos në ato çështje që i shqetësojnë siç janë reduktimi i varfërisë dhe përmirësimi i cilësisë së shëndetit”- u shpreh Ani Bajrami pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT.

Një tjetër aspekt i studimit lidhet me faktin se qytetarët nuk dëshirojnë në shumicë që shkencëtarët të kenë ndikim në teknologjinë ushtarake. Kjo mund të shpjegohet me aktualitetin e luftrave në botë dhe pasojat dramatike në popullatë.

Artikulli për nivelin e besimit të publikut te shkenca dhe shkencëtarët, janë botuar në databazë-n e artikujve shkencorë ende të pabotuar, dhe në muajin maj, të dhënat e plota pritet të botohen në revistën shkencore Nature Scientific Data.

Mbështetur në studim, sipas kërkuesve shkencorë lajmi i mirë për të ardhmen është që në rang global besimi te shkencëtarët është mbi 50%.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Cajupi says:
    February 21, 2024 at 11:00 pm

    Per c’fare shkence mund te flasim kur ne krye te Akademise kemi nje njeri qe sa mbaroi shkollen u be minister i arsimit dhe qe nga jo kohe u mor vetem me politike. Keshtu do te ecin punet mbare ne Akademi?

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    February 21, 2024 at 11:02 pm

    Nuk ka asgjë për tu habitur. Përderisa mediat shqiptare u japin hapësirë “gjithologeve” si Alfred Çako, Sazan Guri, & Co, ky është rezultati. Ku janë shkencëtarët shqiptarë? Ku janë profesorët tanë? Ku janë penat më të mira shqiptare? Po artistët tanë të shkëlqyer që performojnë me dinjitet skenave të botës? Ku është inteligjenca jonë në fushën e Teknologjisë apo Inovacionit, Informatikës, Inxhinierisë etj etj?

    Reply
  • Larguar says:
    February 21, 2024 at 11:40 pm

    Shkencetaret shqiptare i keni neper bote, duke investuar dijet e tyre ne vende te tjera. Pasi u fyen dhe “perzune” nga vendi i tyre, u zevendesuan lehtesisht nga nga shtresa militante dhe me injorante e cdo partie qe ka ardhur ne pushtet. Ne Shqiperi nuk ka shkence, pasi nuk ka kush ta beje ate. Ndaj rezultatet e sonazheve te tilla nuk habisin me askend.

    Reply
  • demo says:
    February 22, 2024 at 5:47 am

    Besimi tek shkencetaret ka rene,sepse populli beson tek SHAMANI POPULLOR Agron Dalipaj.
    Po kur merr ate tabelen dhe shkruan si shkencetar Amerikan,,ato llafet Deti Kaspik,.
    Cfare vereni ju tek deti Kaspik?Burri Melises dhe nje Ago,,Oga ,qe mban pas bythe,bejne sikur tallen,sikur e perqeshin shkencewtarin Embriomorfist Agron dalipaj,,por Agron Dalipaj nuk i le te gezojne shume.KY DET ESHTE KAPS.ESHTE I KAPUR,NUK KA DALJE.eshte kAPS-S`IK.dHE SHKRUAN NE ATE TABELE FORMULEN MAGJIKE SI FORMULA AJNSHTAJNIT. Populli e kupton,se ay det spjegohet vetem me gjuhen shqipe.Det kaps,qe nuk dhjet dot dmth.Booo,cfare gjenieeee?Te mbyllet Akademia shkencave.Poshte Eqrem Cabej,poshte Mahir Domi,poshte Alexander Xhuvani,,,Rrofte Agron Dalipaj!

    Reply
  • Kadiu says:
    February 22, 2024 at 7:14 am

    Cfare besimi te kesh te shkencetaret tane?! Shkencetaret e vertete i ka perzene politika se nuk u duhet mendja, shkenca. Ata qe jane ketu, nuk u jepet vemendja, posti i duhur, se ketu emeron partia.
    Por kemi dhe shume pseudoshkencetar, me diploma dhe grada te blera.
    Keshtu po shkojme drejte rrenojes.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 22, 2024 at 8:21 am

    Kur shkenca rri e merret me Mutacionet e Covid-19 dhe behet me Politike se Politikanet, normale qe do te bjere dhe besimi i njerezimit te ajo.Shkenca eshte militarizuar per ti sherbyer nje grupi te vogel njerezish. Mos mendoni se njerezit hane bar, sepse e shikojne se c’fare po ndodh ne Bote.

    Reply
  • Tani says:
    February 22, 2024 at 9:03 am

    Ti ha bar o trung

    Reply
  • Phoenix says:
    February 22, 2024 at 9:45 am

    Ja psh, nje studim shkencor. Gromesimat e Lopeve, shkaktojne ngrohje Globale.

    Reply
  • Detari says:
    February 22, 2024 at 9:53 am

    skiptar dhe shkencetar lol humor

    Reply
  • LABI says:
    February 22, 2024 at 10:35 am

    E SHOI DIKUR MURTAJA EUROPEN
    SHKENCETARET E SHPETUAN
    QE PASTERI ME SHOKE
    QE VAKSINAT I ZBULUAN

    NUK E BENE PER PARA
    QENE HUMANISTE TE PASHOQ
    MBANI MEND PER COVIDIN
    BOTE E VARFER SE CFARE HOQ

    NE FRON RRI TANI PARAJA
    QE MESHIREN NUK E NJEH
    TE PANUMURT JANE VIKTIMAT
    QE COVIDI I BERI PLEH

    SOT NE BOTE SHKENCETARET
    RENDIN PAS PARASE TE GJITHE
    NDAJ MJERIMI NUK I PJERDH
    PO JU FUT GISHTIN NE B…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?