Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin
KomunitetLajmi i fundit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan këtë të hënë Ditën e Ujit të Bekuar, një ngjarje e rëndësishme fetare që simbolizon Pagëzimin e Zotit Jezu Krisht në lumin Jordan. Kjo ditë shënon një moment të shenjtë në kalendarin kishtar, dhe si çdo vit, në qytetet kryesore të Shqipërisë u krye rituali i hedhjes së Kryqit në det.

Korçë: Elvis Rakip fiton përsëri garën për kapjen e Kryqit

Në qytetin e Korçës, qindra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në shatërvanin kryesor të qytetit. Pas meshës së falënderimit, Mitropoliti i Korçës, Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, hodhi kryqin në ujë, ku dhjetra djem të rinj u hodhën për ta kapur. Përsëri, Elvis Rakip arriti të kapte kryqin për të dytën herë radhazi, duke e ndjerë këtë si një bekim të madh. Pas ceremonisë, besimtarët morën ujin e bekuar për ta ruajtur në shtëpitë e tyre, si një simbol të mbrojtjes dhe shëndetit shpirtëror.

- Publicitet -

Vlorë: Bledi Dhima shpallet fitues i ritualit të Ujit të Bekuar

Në Vlorë, ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua në një atmosferë festive, pavarësisht temperaturave të ulëta të janarit. Bledi Dhima u shpall fitues i garës për kapjen e kryqit, pasi së bashku me dy të rinj të tjerë sfiduan ujërat e ftohta për të realizuar këtë ritual të shenjtë.

Durrës: Vasil Aleksi kap Kryqin për herë të dytë

Në Durrës, qindra qytetarë ndoqën ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në Portin e Durrësit. Pas riteve fetare, të rinjtë garuan për kapjen e kryqit që u hodh në ujërat e detit. Vasil Aleksi, 18 vjeç, u shpall fitues i garës për herë të dytë. Ai ka theksuar se kapja e kryqit në vitin e kaluar i solli fat dhe bekim, çka e motivoi të garonte dhe këtë vit.

Berat: Kostandin Boçi fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Berat, festivitetet për Ditën e Ujit të Bekuar u zhvilluan me një ceremoni të veçantë në lumin Osum. Pas riteve fetare në Kishën e Shën Dhimitrit, Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, hodhi kryqin në ujërat e ftohta të lumit, ku 7 të rinj u hodhën për ta kapur. Kostandin Boçi, një 16-vjeçar nga lagjia “Goricë”, arriti të kapte kryqin për herë të dytë radhazi, një fitore që ka simbolizuar për të një bekim të madh.

Fier: Samuel Kola fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Fier, ceremonia e Ujit të Bekuar bashkoi besimtarët ortodoksë, katolikë dhe myslimanë, të cilët ndanë së bashku këtë ngjarje shpirtërore. Pas meshës së mbajtur në Kishën “Shën Gjergji”, besimtarët u drejtuan në shatërvanin e qytetit ku kryqi u hodh në ujë nga Hirësia e Tij At Nikolla. Samuel Kola, një 18-vjeçar nga Rroskoveci, u shpall fitues i garës për kapjen e kryqit, duke marrë edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh, të cilin e ofroi kisha.

Lushnje: Sonja Mahmuti fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Lushnje, pas meshës dhe ankandit të ikonave, At Josif Muço hodhi kryqin në shatërvanin e qytetit. Sonja Mahmuti, një besimtare nga qyteti, arriti të kapte kryqin, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë kësaj dite të shenjtë.

Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi fatsjellës u kap nga 14-vjeçari Emanuel Sholla.

Dita e ujit të Bekuar u festua dhe në Gjirokastër dhe qytete të tjera të vendit.

Nw Gjirokastwr ka qenë i riu 14-vjeçar Moisi Mërkuri, i cili për të dytin vit radhazi është zhytur në ujërat e lumit për të nxjerrë kryqin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Spak says:
    January 6, 2025 at 12:53 pm

    Uji i Bekuar, hidhet kryqi, vit i begate 2025! Saliu vazhdon t’i bjere lahutes, media eshte cmendur pas parave te tij qe i ka me teprice! Mu kujtua nje pronar mediash kur e pyeta per cfare e mbuloni kaq shume Saliun! Po mjelim Lopen m’u pergjigj! Ishte nje njeri me prej ardhje fshateri, duket nga pergjigja e tij! E tani pronare mediash dhe gazetare medioker ose dinake kane marre urdher te mbulojne Saliun ne c’do kri qe vazhdon te beje! Paraja po hidhet lum kush ta kape! Esmeralda apo Esmaja e euronews do te vazhdoje te masturbohet ne ekran, Fiori po ashtu, Sidorela etj! Dhe pse jo! paraja flet! Neqoftese kjo medi,a ka zgjedhur rrugen e parase, te poshtersise ashtu si politikanet, Saliu dhe berishistet femijet e tyre do t’i bejne te paguajne me vone ne jeten e tyre! Respekti, dashuria, jo urrejtje te ben te lumtur,jo paraja! Nje dite do te kuptojme dalldine berishiane dhe te Likes, per para! Do te vije pleqeria si i ka ardhur Saliut dhe parate do t’i lini per shendetin tuaj! Mos harroni kete keshille! M’u kujtua nje novele e Decameronit per disa njerez qe i bene dikujt nje kurth per t’ja marre pasurine qe e kishte vene me poshtersi, njelloj si Saliu dhe te tjere Shqiptare maskarenj, te vecante ne kete bote!

    Reply
    • pilo Lala says:
      January 6, 2025 at 1:53 pm

      Kisha kohe pa lexuar nje koment te tille, real, me nivel, paralajmerues.
      Te pergezoj.

      Reply
  • demo says:
    January 6, 2025 at 4:45 pm

    Ky vjen nga nje katund,sa nje vrime miu.Para se Saliu te behej President,as ne Bajram Curr,nuk ishte degjuar emri i katundit te Saliut.Para Saliut edhe te tjere vodhen Shtetin.Kush pati Shtetin ne dore,te gjithe e vuadhe.Po Ajo qe me tmerron tek ky bishe shpelle,,Eshte:Ku e gjen Ate Iniciative ky,,te kerkoje qe prej 34 vjetesh te Drejtoje Shtetin Shqiptar.Ky ka deficite te thella qytetarie.Ka mungese totale te Tradites Qytetare,.Eshte katastrofe ne kulture.Degjoni anglishten dhe italishten e Saliut,Shatra patra tropojance,Nuk besoj te kete fshatar ne Kukes qe ka mesuar numerimin deri ne dhjete te berrberroje anglesht me keq se Saliu,sa u gajasen Parlamentaret Evropiane kur e degjuan.Te pkten Fatos Nano fliste nje Anglishte te Admirueshme,Edvini flet rrjedhshem Anglisht ,frengjisht,.
    SALIU ESHTE NE HAPAT E PARA TE KONTAKTEVE TE NJERIUT TE EGER ME CIVILIZIMIN.
    Megjithese e ka te qarte humneren kulturore qe e ndan nga inteligjenca Kryeqytetase,ju reciton permendesh Kamyne,shtiret sikur degjonte metalistet amerikane ,si shimpanzeja me cilinder ne koke.Dhe meqenese Shimpanzeja ka ngulur ne koke cilinder presidencial,DUHET TA BEJNE PRESIDENT TE AMERIKES.
    Luje litarin me kafshen edhe keto 4 vjet ,o Edi se per 4 vjet do ngordhi kafsha,, Na kushtoi shume.

    Reply
  • Dashi says:
    January 6, 2025 at 5:47 pm

    …Edvini flet rrjedhshëm anglisht , frëngjisht….thotë demua . E vërtetë , po ke haruar italishten që , dekani i gazetarëve italianë Federico Rampini, ka thënë ” kryeministri I Shqipërisë , e flet italishten më mirë se 70 % e deputetëve italianë” . E pastaj , harove shqipen o demo , harove që fjalimet e Ramës , sidomos ato të shkruara , janë kaq tërheqëse , të mbushura plot figura letrare e me një leksik kaq të pasur sa , meritojnë të futen në tekstet shkollore . Rama e njef shqipen më mirë se çdo gazetar , analist , apo profesor gjuhe në Shqipëri . Ja ti demo p.sh. ke mbaruar për gjuhë-letërsi . Si të duket vetja po të krahësohesh me Edi Ramën ? Që të mos mendosh që unë fle me emrin e Ramës në mendje , po them atë qe mendoj për kryeministrin . Sigurisht Rama ka edhe plot gabime . Duke qënë njeri me temperament artistik dhe impulsiv në karakter , bën gabime të nxituara , duke haruar që vendimet e iniciativat e tij rëndojnë mbi gjithë popullin . Sigurisht që me temperamentin e tij dhe energjinë që e karakterizon , ka bërë e bën edhe plot të mira . Ndoshta për një pjesë njerëzish , Rama mund të mos e meritojë funksionin që kryen , madje ndoshta e ka ezauruar veten , por kjo në demokraci varet nga shumica , që do të duket më 11 maj të këtij viti .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dekalog për Kryeministrin
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. . on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. nastradini on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  4. Phoenix on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. TIRONA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?