Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beteja ligjore vazhdon, Trump paraqitet sërish në prokurorinë e Nju Jorkut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Beteja ligjore vazhdon, Trump paraqitet sërish në prokurorinë e Nju Jorkut
AktualitetBote

Beteja ligjore vazhdon, Trump paraqitet sërish në prokurorinë e Nju Jorkut

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten në zyrat e prokurorisë së Nju Jorkut, për të dhënë deponimin e tij të dytë, në betejën ligjore mbi praktikat e biznesit të kompanisë së tij.

Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores Letitia James, e cila ngriti padi ndaj zotit Trump vitin e kaluar. Në padinë e saj pretendohet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit, duke u dhënë atyre informacion fals, për vlerën financiare të pronave të tij, si hotelet dhe klubet e golfit.

Padia nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj zotit Trump nga prokurori i Manhatanit, ngritja e të cilave shënoi edhe rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që një ish-president, akuzohet për vepra penale.

- Publicitet -

Ish-Presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë thënë se paditë e prokurorëve të zgjedhur nga radhët e demokratëve janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në ligj. Ai dhe kompania e tij kanë mohuar të kenë shkelur ligjin. Prokurorja James nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve për deponimin gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Ish-Presidenti Trump është takuar më parë me juristët e zyrës së Prokurores James më 10 gusht, por nuk pranoi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, me përjashtim të disa pyetjeve procedurale, duke përmendur mbi 400 herë të drejtën e tij kushtetuese, bazuar në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

“Nëse dikush në pozicionin tim nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë, do të ishte një budallallëk i vërtetë”, tha ai gjatë një seance të regjistruar me video dhe që u bë publike më vonë. Zoti Trump parashikoi se prokuroria do të përpiqej të ngrinte çështje penale bazuar tek përgjigjet e tij, nëse ai do t’i kishte dhënë ato.

“Një deklaratë apo një përgjigje që do të ishte sadopak jo e drejtë, qoftë edhe gabimisht, si p.sh. se ishte një ditë e bukur me diell, kur realisht ishte pak e vrenjtur, do të trajtohej nga strukturat e zbatimit të ligjit në një nivel që rrallë shihet në këtë vend, pasi unë e kam përjetuar këtë gjë”, tha ai.

Gjyqi për këtë çështje hetimore është planifikuar të fillojë në muajin tetor.

Nuk është e qartë nëse zoti Trump do t’i përgjigjet pyetjeve në deponimin e tij të dytë i planifikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura./VOA

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
  • Një hartë brenda një Bible të shekullit të 16-të “zbulon” ku ndodhej Kopshti i Edenit
  • Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë: Nëse zgjidhem, armët e Skënderbeut do të kthehen në Krujë
  • Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja: Po përjetoj një dhimbje shumë të madhe…
  • Skandali HILA ka rreth 190 video? Jo vetëm femra, por edhe raporte homoseksuale. Hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar

Komentet e Fundit

  1. Otto on Qytete pa Qytetarë
  2. Aldrin on Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja: Po përjetoj një dhimbje shumë të madhe…
  3. Aldrin on Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja: Po përjetoj një dhimbje shumë të madhe…
  4. Precizim on Skandali HILA ka rreth 190 video? Jo vetëm femra, por edhe raporte homoseksuale. Hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar
  5. Precizim on Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja: Po përjetoj një dhimbje shumë të madhe…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?