Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Betimi në Mitrovicën e Veriut: QUINT kërkon vetëpërmbajtje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Betimi në Mitrovicën e Veriut: QUINT kërkon vetëpërmbajtje
AktualitetKosovë

Betimi në Mitrovicën e Veriut: QUINT kërkon vetëpërmbajtje

Published: May 19, 2023
Shpërndaje

 

Ditën e sotme pritet të bëhet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili u zgjodh në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, me një përqindje shumë të vogël, pasi serbët që janë shumicë aty i bojkotuan zgjedhjet plotësisht. Me gjithë këtë rezultat, Atiq ka paraparë që ta bëjë betimin më 19 maj në komunën e Mitrovicës së Veriut. Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar, se mund të ketë tensione në këtë pjesë. Ambasadorët e pesë vendeve më të industrializuara Quint-it, në një deklaratë të përbashkët thanë, se pas bojkotit të zgjedhjeve nga serbët e veriut, rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.

 

- Publicitet -

QUINT: Të mënjanohen tensionet

QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që urgjentisht të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. “Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa, përfshirë nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale  që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të Quint-it. “Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, përfundon deklarata e Quint.

 

Beogradi nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve

Kryetarët e rinj të komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të gjithë janë nga partitë shqiptare, pasi serbët masivisht bojkotuan zgjedhjet. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë vetëm 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është duke u kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës. “Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme”, tha Vuçiq në Beograd, duke shtuar se “Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, dhe ato i cilëson  “jodemokratike dhe joligjore”.

 

Chollet: Raportet Kosovë-Serbia – sfida kryesore e Ballkanit

Ndërkohë, dy zyrtarët e lartë amerikanë që kohët e fundit janë të angazhuar fuqishëm në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i ngarkuari për Ballkanin Gabriel Escobar, raportuan para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Derek Chollet,  tha se ai nuk po sheh zbatim të madh Marrëveshjes drejt normalizimit Kosovë-Serbi. Marrëveshja e 29 shkurtit dhe aneksi i zbatimit të saj i 18 marsit që u arrit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndonëse nuk u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia, për SHBA-të ajo është ligjërisht e obligueshme të zbatohet. Derek Chollet tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë, “paraqesin sfidën kryesore në rajonin e Ballkanit”, dhe përsëriti se “rruga evropiane e të dyja shteteve nuk mund të ndodhë, nëse ato nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet vete”.

Chollet u pyet në komision për shembujt evropianë, që mund të përdoren nga Kosova si model për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se si ai model nuk do të shndërrohej në një ‘Republikë Srpska’. “Sipas pikëpamjes sonë, Asociacioni bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të marrin shërbime të barabarta dhe t’iu dëgjohet zëri. Ideja është që serbët në veri të Kosovës të jenë më pak të varur nga Beogradi dhe Asociacioni të fokusohet në edukim, shëndetësi dhe zhvillim lokal ekonomik, e gjëra të ngjashme. Kemi qenë shumë të qartë, ne nuk do të pranojmë e as mbështesim diçka që sadopak do t’i ngjasonte Republikës Srpska. Siç thatë, BE-ja ka dhjetëra shembuj brenda BE-së struktura të ngjashme me Asociacionin, si në veri të Italisë, në Zvicër, në Finlandë, ku ka minoritete, ku ka një lloj shkalle të kontrollit lokal mbi pjesë të jetës së tyre”, tha Derek Chollet.\DW\

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?