Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Betohet Asani: U shënoj të gjitha ekipeve në grupin e “ferrit” në Europian, karrierën e mbyll te familja e dytë, Partizani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Betohet Asani: U shënoj të gjitha ekipeve në grupin e “ferrit” në Europian, karrierën e mbyll te familja e dytë, Partizani
Sport

Betohet Asani: U shënoj të gjitha ekipeve në grupin e “ferrit” në Europian, karrierën e mbyll te familja e dytë, Partizani

Published: January 8, 2024
Shpërndaje

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, në një rrëfim ndryshe për Klan Maqedonia, flet për ndjenjat dhe emocionet e forta që ka përjetuar gjatë karrierës së tij. Asani tregon se të qenit pjesë e Kombëtares së Shqipërisë është një ëndërr e plotësuar që kur ishte fëmijë.

Ai tregon si ka pritur thirjen e parë nga trajneri Silvinjo,  tregoi emocionet dhe parashikimet e tij për grupin e “ferrit” të kuqezinjve në EURO 2024 në Gjermani, si dhe ku parashikon ta mbyllë karrierën si futbollist.

“Ftesa kur erdhi isha në Kore dhe dy ditë para normal nga gëzimi edhe qan e bën të pamundurën për çdo gjë, sepse po të plotësohet ëndrra që nga fëmijëria që e ke pasur pë Kombëtaren e Shqipërisë. Është një emocion i paparë, sepse të vjen koha që ti të luash për atë fanellë shumë të rëndë, shumë emocion që të jep dhe me ato tifozë anembanë botës që vijnë e të mbështesin. Sidomos në “Air Albania”, që kanë qenë ato tre ndeshjet më të vështira, me Poloninë, Moldavinë dhe Çekinë që kemi fituar. Nuk mund ta përshkruash me fjalë, e paparë”, u shpreh ylli i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.

- Publicitet -

I pyetur për grupin e shumëdiskutuar të njohur ndryshe si grupi i “ferrit” ku është Italia, Kroacia dhe Spanja, Asani duket mjaft optimist dhe me entuziazëm thotë se të gjithë ekipeve do t’iu bëj gol. Ai gjithashtu shpreson se do të arrijnë të kalojnë grupin.

“Doja një grup shumë të fortë, si ky që kemi, në mënyrë që ta shohim veten ku jemi dhe t’i tregojmë gjithë botës se nuk jemi rastësisht në Gjermani. Nuk ka qenë rastësi që kemi mundur Poloninë, Çekinë, Moldavinë. Është mirë që e mbyllëm në vend të parë dhe unë mendoj se do bëjmë gjëra të mëdha pa marrë parasysh se çfarë ekipi do të kemi aty”, tha Asani.

Rrëfimi i babait

Për të arritur aty ku është sot Asani ka hasur në shumë vështirësi. Babai i Asanit rrëfen se të qenit futbollist shqiptar në Maqedoni nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

“Ka pasur edhe sakrifica se ishte i vetmi shqiptar që luante atje (Vardari) dhe kishte disa mosmarrëveshje. Nuk bën kështu! Nuk bën ashtu! Natyrisht ishte kohë e vështirë. Të tregosh se je shqiptar ishte shumë keq, shumë e rëndë”, u shpreh babai i Jasir  Asanit.

Jasir Asani pohon se karrierën e tij dëshiron ta përfundojë duke u rikthyer sërish te Partizani, pasi sipas tij atje është familja e tij e dytë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?