Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden akuzon Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden akuzon Trump
AktualitetBote

Biden akuzon Trump

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Administrata e presidentit Joe Biden të enjten ia hodhi fajin paraardhësit të tij, presidentit Donald Trump, për tërheqjen kaotike të trupave amerikane në vitin 2021 nga Afganistani, që solli disa nga momentet më të errëta të presidencës së zotit Biden.

Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej 12 faqesh të raportit rreth përfundimit të luftës më të gjatë të vendit, duke marrë pak përgjegjësi për veprimet e veta dhe duke pohuar se zoti Biden ishte kufizuar së tepërmi nga vendimet e administratës së zotit Trump. Dokumenti i shkurtër u hartua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe jo nga një entitet i pavarur, me kontributin edhe të vetë Presidentit Biden. Presidenca amerikane tha se rishikimet e hollësishme të kryera nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se do t’i transmetoheshin privatisht Kongresit të enjten, ishin shumë të klasifikuara dhe nuk do të bëheshin publike.

“Vendimet e presidentit Biden për mënyrën se si të ekzekutohej tërheqja nga Afganistani u kufizuan rëndë nga kushtet e krijuara nga paraardhësi i tij”, thuhet në përmbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje se kur zoti Biden filloi detyrën, “talebanët ishin në pozitat më të forta ushtarake që nga viti 2001, duke patur nën kontroll, ose duke sfiduar autoritetet në pothuajse gjysmën e vendit”.

- Publicitet -

Ish Presidenti Donald Trump u përgjigj duke akuzuar administratën Biden se po luan “një lojë të re dezinformimi” për të tërhequr vëmendjen nga “DORËZIMI i tyre jashtëzakonisht i paaftë në Afganistan”. Në faqen e tij të mediave sociale, ai tha, se zoti “Biden është përgjegjës, askush tjetër!” Shtëpia e Bardhë thotë se gabimet e bëra në Afganistan kanë ndikuar në trajtimin e situatës në Ukrainë, ku administrata e Presidentit Biden është vlerësuar për mbështetjen e ofruar Kievit kundër agresionit rus.

“Tani i kemi prioritet evakuimet më të hershme kur përballemi me një situatë të sigurisë në degradim”, tha Shtëpia e Bardhë. Republikanët në Kongres e kanë kritikuar ashpër tërheqjen nga Afganistani, duke u përqëndruar në vdekjen e 13 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili gjithashtu vrau mbi 100 afganë.

Shawn Vandiver, një veteran i marinës dhe themelues i lëvizjes #AfghanEvac, një inciativë për të ndihmuar afganët që ikin nga vendi, e quajti raportin një “hap tjetër të rëndësishëm”. Por senatori republikan Tom Cotton, shkruajti të enjten në rrjetin social Twitter se tërheqja ishte “një dështim”, duke shtuar se publikimi i një raporti që ka për qëllim zhvendosjen e fajit gjetiu nuk do të ndryshojë gjë. Raporti i administratës së Presidentit Biden duket se shmang përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të 26 gushtit 2021 në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke thënë se ishte ushtria amerikane ajo që mori një vendim ndoshta kyç.

“Për të menaxhuar kërcënimin e mundshëm të një sulmi terrorist, Presidenti ka pyetur vazhdimisht nëse ushtria kërkonte mbështetje shtesë për të kryer misionin e tyre në Aeroportin e Kabulit”, thuhet në raport, duke shtuar se, “Zyrtarët e lartë ushtarakë konfirmuan se kishin burime të mjaftueshme për të menaxhuar kërcënimet.”

Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Biden ka fajësuar marrëveshjen e shkurtit 2020 që zoti Trump arriti me talebanët në Doha të Katarit, duke thënë se ajo i shtyu Shtetet e Bashkuara të largoheshin nga vendi. Marrëveshja është fajësuar nga analistët për dobësimin e qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila u rrëzua vitin pasues. Pas tërheqjes nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm për të vrarë udhëheqësin e al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?