Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden takon udhëheqësit e Polonisë, në një shenjë uniteti përballë agresionit rus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden takon udhëheqësit e Polonisë, në një shenjë uniteti përballë agresionit rus
AktualitetBote

Biden takon udhëheqësit e Polonisë, në një shenjë uniteti përballë agresionit rus

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden takohet të martën me presidentin dhe kryeministrin e Polonisë për të shfaqur solidaritetin me Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për të diskutuar mbi rritjen e mundshme të fondeve për NATO-n përballë kërcënimit të vazhdueshëm nga Moska.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk, vjen ndërsa Presidenti Biden vazhdon përpjekjet për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën që po pengohet nga republikanët e vijës së ashpër në Kongres.

“Udhëheqësit do të rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për mbrojtjen e Ukrainës përballë luftës brutale pushtuese të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se tre udhëheqësit do të diskutojmë mbi samitin vjetor të NATO-s, që mbahet më 9-11 korrik në Uashington.

- Publicitet -

Ministri i Jashtëm polak Radislaw Sikorski, duke folur para takimit, i bëri thirrje kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson të lejojë votimin për fondet e Ukrainës, por zbuti tonin që kishte përdorur më parë duke thënë se zoti Johnson do të ishte fajtor nëse projektligji dështon dhe trupat ruse përparojnë.

“Nëse ndihma amerikane nuk miratohet … Ukraina mund të jetë në vështirësi dhe kjo mund të nënkuptojë përfundimisht nevojën për më shumë trupa amerikane në Evropë,” u tha ai gazetarëve.

Senati miratoi projektligjin që përmban 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën muajin e kaluar në një votim dypartiak. Zoti Johnson, një aleat i ish-presidentit Donald Trump, i cili është kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, ka refuzuar ta vendosë atë në rend të ditës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se tre udhëheqësit do të shënojnë gjithashtu 25-vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në NATO dhe do të diskutojnë për “thellimin e marrëdhënieve të mbrojtjes, të cilat janë forcuar gjatë dy viteve të fundit që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë“.

Zoti Duda përgatiti terrenin për bisedimet, me një opinion të botuar në gazetën Washington Post, duke u bërë thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke pasur parasysh që presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar 30 % të buxhetit vjetor për ushtrinë për shkak të luftës.

“Kthimi në gjendjen e mëparshme është i pamundur. Ambiciet imperialiste të Rusisë dhe revizionizmi agresiv po e shtyjnë Moskën drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n, me Perëndimin dhe si rrjedhim me të gjithë botën e lirë,” shkruante ai.

Kundërshtari republikan i zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, i tha kryeministrit hungarez Viktor Orban se nuk do të jepte fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë nëse ai fitonte në zgjedhje dhe se kjo do të përshpejtonte përfundimin e luftës, sipas një citimi të zotit Orban pas takimit me të.

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të ndalet”, tha zoti Orban për televizionin shtetëror të dielën vonë. “Po ashtu është e qartë se Ukraina e vetme nuk mund të rezistojë.”

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?