Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ERE heq pezullimin, rinovon licencën e kompanisë për inceneratorin e Elbasanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ERE heq pezullimin, rinovon licencën e kompanisë për inceneratorin e Elbasanit
EkonomiLajmi i fundit

ERE heq pezullimin, rinovon licencën e kompanisë për inceneratorin e Elbasanit

Published: May 3, 2024
Shpërndaje

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka rinovuar licencën e shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, Qarku Elbasan, me kapacitet të instaluar 2850 kW, me afat deri më 27.03.2025. Pak muaj më parë ky institucion pezulloi këtë procedurë duke kërkuar nga kompania publike që ka në përdorim inceneratorin e Elbasanit të depozitonte kontratën e qirasë me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Eco-Elb ka nënshkruar një kontratë qiraje me këtë agjenci për një periudhë një vjeçare që më pas e ka depozituar në ERE diçka që edhe ka hapur rrugën për licencimin.

“Me e-mailin e datës 29.01.2024 dhe shkresën e protokolluar në ERE me nr. 645/3 prot., datë 04.04.2024, shoqëria ka depozituar në ERE Kontratën e Qirasë nr. 1111 prot., datë 28.03.2024, nënshkruar mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (në cilësinë e qiradhënësit) dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a. (në cilësinë e qiramarrësit) me afat nga 28.03.2024 deri më 27.03.2025. Po ashtu, shoqëria ka bërë me dije se turbina nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë në gjendje pune.

- Publicitet -

Me depozitimin e kontratës së qirasë si më sipër rezulton se nuk ekziston më kushti pezullues i vendimit të nr. 309/2023, e në të tilla rrethana vlerësohet të vijohet me heqjen e këtij pezullimi dhe marrjen e vendimit përfundimtar në lidhje me rinovimin e licencës së shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, Qarku Elbasan, me kapacitet te instaluar 2850 kw”, thuhet në vendim.

Enti sanksionon gjithashtu se edhe pse afati i licencave është 30 vjeçar, për shkak se kontrata e qirasë është 1 vjeçare, ky është edhe afati për licencimin.

“ERE, në zbatim të nenit 38 të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, dhe nenit 5 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, lëshon një licencë për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike deri në 30 vjet, por afati i kontratës së qirasë të nënshkruar ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (në cilësinë e qiradhënësit) dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a. (në cilësinë e qiramarrësit) ka afat vlefshmërie deri më 27.03.2025. Në këto rrethana ERE kushtëzohet nga ky afat përsa i përket afatit të vlefshmërisë që do të ketë ky rinovim licence, pra deri më 27.03.2025”, nënvizon ERE.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator).

Kompania trashëgoi inceneratorin e Elbasanit të ndërtuar nga Albtech Energy e cila kishte një kontratë të dorëzimit me çelësa në dorë të impiantit të djegies së mbetjeve në Elbasan. Në dhjetor 2021 inceneratori i Elbasanit kaloi nën sekuestro teksa janë dhënë dënime për një sërë personash të lidhura me këtë projekt .Aksionerë të ECO Elb aktualisht janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    May 3, 2024 at 5:38 pm

    KY ESHTE MASHTRIM I PACIPE I SHTETIT MAFIOZ ENVERIST QE PO GRABIT SHQYPNINE SI NJE KULCEDER KOMUNISTE

    sepse:

    Prodhimi i energjise elektrike presupozon te pakten nje turbine qe vertitet nga gazi i perftuar nga djegja e mbetjeve urbane dhe nje gjenerator qe rrotullohet dhe ushqen linjat e tensionit te larte me energji elektrike, ne keto fotografi amatoresh per mashtrim nuk figurojne keta elemente, as oxhaku i larte i gazeve qe dalin nga turbina, ne kete impiant mashtrimi incenerimi nuk ka asnje element te prodhimit te energjise elektrike dhe nuk ka pergjigje pyetja teknike:

    CFARE FITON SHTETI NGA KJO KARRIKATURE KAPANONASH PREJ LLAMARINE QE “ERE” E VLERESOB ME KAPACITET (FUQI) TE INSTALUAR 2850 kW?

    sepse:

    Nga kjo karrikature prej llamarine duket qarte se ERE mashtron me licencat per debile dhe dallkauke dhe se ky kapanon prej llamarine nuk ka asnje shans te prodhoje asnje kilovatore energji elektrike nga plehrat e mashtrimit dhe hajnise antikombetare te Rilindjes te gangsterit Edi Rama

    Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    May 4, 2024 at 11:04 am

    Ka hisrocentral dhe termocentral.keto historikisht Jane perdorur per prodhim te energjise elektrike.Te gjitha punojne Edhe me tuba teneqeje.Termot shfrytezojne nxehtesine e prodhuar nga burimin i zgjedhur dhe ne kete kuptim,percaktohet Edhe fuqia e termocentralit.psh burimin i nxehtesine i prodhuar me uranium – termo centrali me i fuqishem ne kapacitetin prodhues.Centrali me burim nxehtesie karburantin ,me me Pak kapacitet se ai nuklear,por prodhon energji elektrike.Termocenteali me burim ncehtesie nga djegia e plehrave me kapacitet me te Vogel se dy te parat,por …prodhon energji.Ceshtja eshte te shfrytezojne te gjitha burimet e prodhimit te energjise.Ke degjuar per panelet diellore?Edhe ato prodhojne.Jane ndihmen per ekonomine,per industrie energjitike.Te thuash qe nuk prodhojne do te thote qe ,pseudonimi qe mban nga UDB nuk e meriton.Emrin,intelektual,Jo pseudonimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  2. demo on Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  3. Ela on Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?