Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë. Këtë fakt e dëshmon viti 2022, ku tregu u tkurr me 19%, edhe pse në raport me mallrat e tjerë, makinat dolën në shitje me çmim më të lirë.
Në vendet që monitoron Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, vitin e kaluar u regjistruan 1.4 mln makina private, nga 1.8 mln në vitin 2021.
Edhe në Shqipëri, çmimi i mjeteve të transportit tek distributorët e mëdhenj pësoi ulje me 2% gjatë vitit të kaluar.
Rritja e çmimit të karburanteve, mirëmbajtja e mjetit, pa përfshirë këtu produktet ushqimore dhe shpenzimet e tjera, ulën kërkesat për blerje makinash.
Edhe prodhuesit e makinave tregojnë se në 6 mujorin e parë kanë reduktuar numrin e mjeteve që kanë nxjerrë në shitje, ku përjashtim bëjnë vetëm Honda dhe Hyndai.
Situatë e ngjashme në tregun e makinave u regjistrua edhe në vitin 2020, ndërsa përpos kërkesë-ofertës, ndikim në rënien e prodhimit dhe shitjeve e makinave me lëndë djegëse ka dhënë edhe konkurrenca e makinave elektrike, të cilat në tregun shqiptar përbëjnë vetëm 1% të totalit.
o.j/dita

Cmimet e makinave te perdorura jane rritur me 30-50% ne Shqiperi. Kur nuk mbani statistika te pakten pyesni ata qe vertete studiojne!
Cmimini mjeteve te reja nuk ka rene sepse nuk blen njeri dhe ne BE shitjet kane rene jo cmimi.
Cmimet jane rritur per makinat e perdorura. Pyesni Gregor Ramen sa e bleu makinen e fundit te tij ?