Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bie prodhimi i ullirit, dyfishohet çmimi i vajit/Fermerët po i mbajnë depozitat në shtëpi dhe presin të hapet tregu i eksportit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bie prodhimi i ullirit, dyfishohet çmimi i vajit/Fermerët po i mbajnë depozitat në shtëpi dhe presin të hapet tregu i eksportit
AktualitetEkonomi

Bie prodhimi i ullirit, dyfishohet çmimi i vajit/Fermerët po i mbajnë depozitat në shtëpi dhe presin të hapet tregu i eksportit

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe kjo po shoqërohet edhe me dyfishimin e çmimit të vajit të ullirit.

Në vend nuk ka më sasi vaji të viteve të shkuar pasi sipërmarrjet dhe fermerët i shitën ato tek sipërmarrjet e huaja në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Eksportet e vajit të ullirit këtë vit shkuan në rreth 7500 tonë me një rritje të ndjeshme drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë.

- Publicitet -

Masivet me ullinj në Shqipëri kanë këtë vit një prodhim më të pakët se viti i shkuar kur prodhimi i ullirit shkoi në rreth 160 mijë tonë.

Në Vlorë, një zonë e njohur për kultivimin e ullirit, fabrikat e prodhimit të vajit kanë nisur të punojnë me ritme të ulta.

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë Meno Besimaj thotë se në një vlerësim të përgjithshëm të kësaj qendre, e cila mbulon në nivel kombëtar problematikat e ullirit dhe vajit, ka një prodhim më të ulët të ullirit, por një çmim më të rritur të vajit.

“Në përgjithësi situata e prodhimit të ullirit sivjet është në nivele më të ulta krahasuar me vitin e shkuar pasi viti 2022 ishte një vit me prodhimtari të lartë të ullirit, rreth 160.000 tonë në shkallë vendi. Ka një gjë pozitive këtë vit për fermerët pasi çmimi do të jetë gati dyfish krahasuar me një vit më parë”.

Edhe Enerik Xhaferaj, një prodhues i vajit të ullirit, thotë se këtë vit çmimi i vajit të ullirit është dyfishuar.

Çmimi i vajit këtë vit është pothuajse dyfishuar. Nga 4 mijë lekë që ishte për litër vitin e shkuar, sivjet ka shkuar në tetë deri në dhjetë mijë lekë “

Qendra e Transferimit të Teknologjive në Vlorë që ka një plantacion ulliri ka arritur të shesë këtë vit në ankand sasinë e ullirit me një çmim gati dyfish se një vit më parë.

“Çmimi është rritur pasi oferta këtë vit është me lartë, sasia e prodhimit është më e ulët, por duke qenë se edhe konsumi po rritet, pasi popullsia ka filluar të ndërgjegjësohet për një përdorim më të madh të vajit të ullirit. Kuptohet që edhe vendet si Itali, Spanja kanë pasur një prodhim më të ulët dhe duke qenë se përpunuesit e vajit të ullirit kanë lidhur kontrata për eksport , detyrohen ti respektojnë ato. Lidhur me rritjen e çmimit po përmend vetëm një fakt: ne kemi plantacionin e ullirit këtu tek qendra jonë dhe sivjet në ankand çmimin e ullirit kokërr ne e kemi pasur 80-90% më shumë se vitet e kaluara.”

Zoti Besimaj thotë më tej se vitin e kaluar shkoi drejt eksportit edhe prodhimi stok i vajit të ullirit falë një marrëveshje në mars të këtij vit mes ministrive të Bujqësisë të Italisë dhe Shqipërisë.

“Gati iku i gjithë prodhimi stok me marrëveshjet me Italinë, por prodhim iku rifuxho dhe çmimi nuk ishte në nivelin që pretendohej nga fermerët dhe me koston që ne e nxjerrim vajin. Kuptohet ne kemi kosto më të lartë nga vendet e tjera duke pasur parasysh që shpenzimet më të mëdha tek ne lidhen me vjeljen.”

Fermerët edhe këtë vit, thotë prodhuesi Xhaferraj po e kthejnë prodhimin në vaj dhe nuk po e shesin duke pritur të ndodhë situata e vjetshme kur ta rikthejnë për ta eksportuar me një çmim më ta favorshëm.

“Fermerët nuk po shesin vajin që bëjnë por praktikojnë metodën që ndoqën vjet, e marrin vajin në shtëpi dhe do ta kthejnë kur të hapet tregu i eksportit. Nuk e di sa do funksionojë kjo këtë vit.”

Zoti Xhaferi thotë e fabrika e tij ka kapacitet depozitimi por situata e paqëndrueshme e çmimit i bën fermerët të mos i depozitojnë sasitë e vajit që prodhojnë në fabrikë.

“Kemi edhe depozita, edhe mundësi për ta grumbulluar, por ngaqë çmimi nuk është fiks, fermerët po luhaten, nuk u pëlqen çmimi që ofrojnë fabrikat në këto momente dhe mendojnë se do rritet më shumë. Vitin e shkuar shitja e vajit filloi me një çmim 3500 lekë të vjetra për litër dhe arriti që e mori tregu italian 6000 lekë dhe fermerët u tunduan disi. Dhe këtë vit kjo po ndodh.”

Ndërsa zoti Besimaj thotë se ka ardhur koha që fabrikat duhet ti hedhin sytë nga depozitimi

“Fermeri duhet të marrë sasinë që do t`i duhet për konsumin vetjak dhe pjesën tjetër ta lerë ta shesë në fabrikë. Pra fabrikat duhet të jenë në depozitim, në marketim, në etiketim që ti rritet cilësia dhe zinxhiri i vlerës prodhimit të vajit të ullirit.”

Sipas të dhënave zyrtare në 8 muajt e këtij viti Shqipëria eksportoi rreth 7500 tonë vaj ulliri që i përkasin prodhimit të vitit të shkuar apo viteve më parë, në vlerën e mbi 26 milionë dollarëve.

Të dhënat e doganave shqiptare dëshmojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 3,5 dollarë një çmim i ulët krahasuar me kostot e fermerëve dhe fabrikave vendase.

Shqipëria është një nga vendet kryesore në Europë për kultivimin e ullirit me rreth 12 milionë rrënjë ullinj, nga të cilat rreth 11 milionë janë në prodhim.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?