Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bie vrulli i ndërtimeve në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve tkurret me 32% për 9-mujorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bie vrulli i ndërtimeve në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve tkurret me 32% për 9-mujorin
AktualitetLajmi i fundit

Bie vrulli i ndërtimeve në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve tkurret me 32% për 9-mujorin

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet pritet të bjerë për herë të parë pas një bumi që zgjati të paktën 5 vjet. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në 9 muajt e 2023, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 988 mijë metra katror, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është dhe niveli më i ulët i lejeve për periudhën 2019-2022, me përjashtim të 2020, kur lejet u frenuan për shkak të kufizimeve nga pandemia. Në janar-shtator të 2022, bashkia dha sipërfaqe rekord për leje ndërtimi në kryeqytet prej 1.46 milionë metra katror, e ndikuar nga tremujori i parë me 800 mijë metra katror.

Këtë vit, në tremujorin e parë lejet ranë ndjeshëm me 75% në raport me të njëjtën periudhë të 2022. Por në tremujorin e dytë dhe të tretë iu rikthyen rritjes, përkatësisht me 18.7% dhe 21%. Vlera e lejeve të dhëna për 9-mujorin në kryeqytet është 35 miliardë lekë.

- Publicitet -

Lejet në vend rriten me 8.7% në tremujorin e tretë. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 269 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 34,2 % (tab.2).

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2023, është 455.181 m2, nga 418.685 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,7% (tab.3). Në tremujorin e tretë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një ulje prej 12,5%.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?