Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!
AktualitetEkonomi

Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!

Published: September 2, 2022
Shpërndaje

Çmimet globale të ushqimeve ranë për të pestin muaj pasi kërkesa për disa produkte u dobësua dhe u shënua një rritje sezonale e furnizimeve.

Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës.

Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar, sipas të dhënave që u publikuan të premten. Indeksi ka mbetur në nivelin më të ulët që nga janari, shkruan Bloomberg.

- Publicitet -

Rënia e çmimeve mund të ofrojë një lehtësim për konsumatorët ndërsa ata përballen me një krizë të thelluar të kostos së jetesës. Megjithatë, rëniet nuk janë aq të mprehta sa në korrik, kur çmimet e ushqimeve u reduktuan me nivelet më të larta që nga viti 2008 dhe mbeten më të larta se një vit më parë.

Inflacioni i ushqimeve nuk tregon shenja lehtësimi në shumë vende, pasi çmimet më të larta të energjisë mund të rrisin kostot e përpunimit. Të korrat mund të tkurren në afat të gjatë pasi fermerët po frenojnë përdorimin e plehrave për shkak të kostove të larta.

Shqetësimet për ndikimin e thatësirës në të korrat e misrit kanë kompensuar pjesërisht uljet e çmimeve të grurit. Edhe pse eksportet e drithit nga Ukraina po rriten, vëllimi është ende shumë nën normën dhe toka bujqësore e humbur dhe çmimet e dobëta lokale po kërcënojnë të korrat e ardhshme të grurit.

Indeksi i OKB-së gjurmon çmimet e eksportit për mallrat e papërpunuara dhe përjashton çmimet e shitjes me pakicë, kështu që mund të duhet pak kohë përpara se ndikimi i tyre të ndihet nga konsumatorët.

Në korrik inflacioni në vend u rrit në 7.5%, efektin kryesor e dhanë ushqimet

Në muajin korrik, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti në 7.5%. ndonëse ritmet e rritjes u ngadalësuan, treguesi ishte më i larti në 20 vjet.

Efektin kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve, që ndikoi me +4,59 pikë përqindje në treguesin e inflacionit. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 13,2%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Gruri po shitet më lirë, por çmimi i bukës nuk po ndryshon

Adi Haxhiymeri, i cili administron fabrikën e miellit “Bloja” me nënproduktet e “Prima”, tha se ka një rënie të lehtë të çmimit të grurit nga furnizohet Shqipëria, nga 350 USD për ton, në 320 USD/ton. Si rrjedhojë, furrat e bukës tani furnizohen me miell 78 lekë/kilogram nga më shumë se 90 lekë/kg në mars, por kjo ulje nuk është reflektuar te çmimi final i bukës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • nje shqiptar ne Itali says:
    September 3, 2022 at 9:41 am

    Kam tre dite qe kam ardhur ne Itali , nga Shqiperia dhe shikoj qe , cmimet ne Itali jane sa tre fishi i produkteve ushqimore e sidomos i fruta-zarzavateve ne Shqiperi . Jam ne pazar , ne Firenze : domatet – 2.8 euro , specat- 3.2 euro , kumbulla te zakoneshme – 2 euro , dardha -2.5 euro , rrushi 3.5 euro , me i liri 2.8 euro , pjeshka-3.5 euro , fiku -7 euro !! , kastraveca – 2.4 euro , kungulleshka -3.2 euro , mana ferra -14 euro , patate – 3euro , qepe-2.2euro . E keshtu me rradhe . Tani krahesoini cmimet me Shqiperine .

    Reply
  • ATDHETARI says:
    September 3, 2022 at 3:00 pm

    Po po atje dhe pagat dhe pensionet jane shume me te larta se ne Shqiperi. Pensionisti ketu me pensionin qe mer nje jav kalon.
    Njesoj eshte, si thua?

    Reply
  • !!? says:
    September 3, 2022 at 3:14 pm

    Ti shqipëtari nga Italia mos harro rrogat e italianëve në krahasim me shqipëtarët dhe me siguri që ke vajtur ndonjë treg ku ven të pasurit dhe në qendër të Firences së pasur ose je një mashtrues patronazhist provokator i Edi Ramës që nuk është hera e parë që provokon dhe tjetra ,

    çmimet e perimeve dhe frutave në Shqipëri janë të ulta se blihen nga tregëtarët me çmime skandaloze, psh para ca kohe tregëtari e blinte kastravecin nga Kozi i fshatit tim me 10,0 L për kg dhe e shiste në Tiranë me 100,0 L duke vjedhur edhe Kozin dhe vllan e tij në Tiranë dhe mallkimi i shqipëtarëve Edi Rama u ka hapur synë të gjithëve dhe ka marrosur tregëtarët, deri tek ai në një dyqan të vogël fshati, traktoristat, tregëtarët e imputeve bujqësore, kasapët, berberët, shoferat e taksive……… mbasi ai u këputi frerët e kusarisë, janë bër të papërmbajtshëm, na ropën deri në tmerr dhe nuk guxon të blesh një mall ose të kërkosh një shërbim, të githë jo vetëm u bën shëmbëlltyrë por ja kanë kaluar edhe kryekusarit Edi Rama dhe kjo është fatkeqsia më e madhe,

    në botë mund të ulen dhe po ulen çmimet këtu jooooo…….,është Edi Rama që tregëtinë, biznesin e ka bër një kusari të tërbuar në çdo cep të vëndit dhe vetëm një diktaturë ushtarake mund ta frenoj se kusaria në biznes u bë mentalitet, normalitet dhe s’ ka më as ndjesi dhe arsye morale njerëzore se për ligj dhe rregulla ekonomike, qoftë edhe ato kapitaliste nuk po pyet më njëri, ja pse Edi Rama është mallkim i këtij populli sepse po nxjer mardhëniet ekonomike nga shinat e rregullit, ligjit, normalitetit në shinat e kusarisë së tërbuar dhe anarshisë totale që shkatrron ekonominë e një vëndi sikurse u zhduk psh blegtoria e vëndit, sikurse mund të gjesh vetëm në fshatin tim rreth 19 sera të braktisura që është fatkeqsi për ekonominë e fukarait fshatar.

    Reply
  • psikiatri says:
    September 3, 2022 at 4:56 pm

    Heshtni te gjithe , se po flet schizofreni !!? .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?