Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bien importet e kafesë, Shoqata e Bareve: Ndikimi nga mbyllja e lokaleve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bien importet e kafesë, Shoqata e Bareve: Ndikimi nga mbyllja e lokaleve
AktualitetEkonomi

Bien importet e kafesë, Shoqata e Bareve: Ndikimi nga mbyllja e lokaleve

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Importet e kafesë për periudhën janar-qershor të 2022 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë rreth 7% më pak se krahasuar me vjet.

Në bazë vjetore për 2021, importet janë rritur rreth 9,5% më shumë se 2020. Pavarësisht se për vitin 2020, Covid-19 dhe periudha e karantinës kufizoi lëvizjet e njerëzve, por nuk largoi dot dëshirën për të konsumuar kafe, qoftë edhe në kushtet e shtëpisë.

Sipas distributorëve të artikujve ushqimorë, në muajt e karantinës, u rrit më tepërkonsumi i kafesë në shtëpi me tableta. Në këtë periudhë janë shitur mjaft makineta kafeje.

- Publicitet -

Për shoqatën e Bareve dhe Restoranteve aktualisht rënia e importit është ndikuar nga mbyllja e shumë bareve apo lokaleve në vend.

Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se për shkak të rënies së xhiros në kryeqytet shumë struktura shërbimi po jepen me qira, pasi për pronarët është e paleverdishme mbajtja e biznesit.

“Në zonën e Kinostudios gati gjysma e lokaleve po jepen me qira. Situata është e ngjashme edhe në zona të tjera, të qendrës apo Kombinatit. Jo vetëm bizneset e bareve dhe lokaleve, por edhe të restoranteve, lounge, klubet e natës janë në gjendje shoku nga rënia e konsumit.

Shqiptarët nuk kanë më para të shpenzojnë. Në kahun tjetër me rritjen e lartë të çmimeve të furnizimeve për pronarët është e vështirë mbajtja hapur e biznesit. Mbyllja e bizneseve do të vazhdojë jo vetëm këtë vit, por edhe për 2023”, pohoi ai.

Për 2022 rënia e konsumit në këto sipërmarrje filloi të reflektohet që në muajt shkurt-mars kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve rriti presion për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante. Konsumi pati zvogëlim edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Përfaqësuesit e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nënvizuan më herët se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta. Kjo gjendje vështirësoi edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave për 2022.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?