Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush sheh Big Brother? A ndodh në Shqipëri si në gjithë botën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kush sheh Big Brother? A ndodh në Shqipëri si në gjithë botën?
AnalizaLajmi i fundit

Kush sheh Big Brother? A ndodh në Shqipëri si në gjithë botën?

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Nga Ergys Mërtiri

A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne te gjithe boten, sic na thone apologjetet e banalitetit?

Sipas te dhenave nga Britania e Madhe, gjate vitit 2023 nje film dokumentar mbi natyren ka terhequr trefishin e audiences se premieres se Big Brother-it te rikthyer pas 5 vitesh mungese. Filmi dokumentar Planet Earth renditet i teti ne 10 eventet me audiencen televizive me te madhe.

- Publicitet -

Ai mblodhi rreth 7.4 milion shikues para ekranit nga 2.5 milion qe pati premiera e BB, e cila as qe iu afrua 10-shes.

Qe Big Brother eshte nje produk televiziv i llojit me te keq, qe ai shfaq banalitet ne nje nivel fyes per publikun e qe ai eshte i demshem per shoqerine, kjo eshte dicka e mirepranuar ne nje rreth te gjere kritikesh kudo neper bote dhe nuk ia vlen ta diskutojme.

E papranueshme eshte qe disa cinike neper media kerkojne ta amnistojne banalitetin duke thene se produkte te tilla i kerkon tregu dhe nuk kemi perse shqetesohemi sepse kjo ndodh ne te gjithe boten.

Sigurisht fenomene problematike ka ne te gjithe boten, por kjo nuk eshte nje arsye per te mos u shqetesuar dhe aq me pak per ti pranuar problemet si te mireseardhura.

Fundja ne te gjithe boten, paralelisht me problemet ka dhe njerez qe i kritikojne. Kerkesa per te mospranuar kritiken, ne emer te normalizimit te fenomeneve te kohes eshte dicka edhe me banale se vete produktet qe ata mbrojne dhe, per me teper, eshte dicka qe nuk ndodh ne te gjithe boten.

Por pervec kesaj duhet ta themi qe nuk ka nje vend te botes ku audienca shkon ne nivele te tilla sa ne Shqiperi.

Audienca e BB preku rreth 3-4 perqind te popullsise britanike, ndersa ne Shqiperi u boshatisen rruget duke u berthyer te gjithe para ekranit me burra e gra, te moshuar e femije. Sigurisht ky eshte lajm i keq per gjendjen kulturore te shoqerise dhe kjo tregon keqedukimin e saj.

Audienca nuk eshte dicka natyrore qe i perzgjedh produktet mbi baze principesh primordiale te vendosura qe me lindjen e njeriut. Ajo eshte dicka qe kultivohet dhe rendja e shqiptareve per tu ushqyer ne pleh tregon sesi jane kultivuar shijet, botekuptimet, mendesite e tyre.

Kjo tregon vetem sesa e varfer eshte bota e tyre kulturore, per te cilen sigurisht eshte punuar vite me rradhe.

Kur media, politika, shkolla, mjedisi social e gjithcka tjeter kultivojne banalitet, shterpesi e injorance, patjeter qe kjo do reflektohet ne menyre kaq dramatike ne tregun mediatik, e me tej, kjo do te reflektohet ne gjendjen e djerrines kulturore ku ka ngecur shoqeria shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • historia perseritet says:
    January 15, 2024 at 4:31 pm

    Perandori romak Komodus (ekranizuar ne filmin Gladiatori) per ti hequr vemendjen popullit nga varferia e korrupsioni i qeverisjes tij, organizonte 150 dite ne vit ndeshje Gladiatoresh ne Colosseo…
    Pushteti i Rames te njejten gje (mbajtjen larg vemendjes popullore nga varferia dhe korrupsioni qeverisjes tij) synon ta beje nepermjet BB e koncerteve me fishekzjarre e daulle ne shesh…

    Reply
  • Sul Koburja says:
    January 15, 2024 at 5:25 pm

    Shikueshmeria e cdo programi eshte e rendesishme per producentin e tv,biznesi eshte biznes.BBV ka mjaft gjera pozitive,Mertiri ja fut kot.

    Reply
  • korçari says:
    January 15, 2024 at 5:46 pm

    Kjo terheqje e publikut ndaj BB tregon dekadencen e shqoqerise shqiptare e cila rend pas boshllekut ,interesave te ngushta financiare duke marre si shembuj te suksesit Sresat,Noizat,Ejllat etj si individe te dale nga kjo shoqeri e cila prodhon injorance,dhe imazh te deformuar te realitetit.Nje arsye tjeter e kesaj dukurie eshte largimi i trurit i cili e çon perpare shoqerine pra largimi i elitave jashte kufijve duke ju lene terren BB e idiotesive te tjera me nivele poshte ordineres.Vetem me nje sistem mjaft te larte te arsimit dhe kultures,vetem me nje nivel normal te mireqenies te popullit mund te arrihet ne nje pjekuri dhe performance te shoqerise shqiptare,kjo do te ndikoje ne nivelin e qeverisjes apo perfaqesimit (ne parlament,apo shoqerise civile)nga ku do te rrjedhe dhe nje politike ne interes te popullit.Nuk mundet nje popull te avancoje me kanune,apo zhurme ne parlament…

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    January 15, 2024 at 8:34 pm

    BB eshte banal, dhe ata njerz që janë aty bahen për psikiatri mbas 2 javësh, siç është Donaldi që u ba si gjysmë njeri vetëm për para, paraja është diçka por jo gjithçka, ta shofim a po bahet edhe vëllai tash në bb si ai.

    Reply
  • BB-ja says:
    January 16, 2024 at 5:08 am

    Përse nuk ka BB në amerikë ?! Arsyeja kryesore është se punohet dhe nuk kanë kohë të merren me budallëllëqe të tilla. Media në Shqipëri është e nivelit të ulet kulturor dhe bashkë me klasën politike janë fajtorët kryesorë për imoralitetin e shoqërisë. Kjo farë po mbillet dhe atë do të korret. Goditjen më të madhe e merr familja me divorcer, mos lindjen e fëmijëve dhe krimet brënda familjes.

    Reply
  • demo says:
    January 16, 2024 at 9:06 am

    Media qe i expozon eshte katundare.Ka rene parja n`dore te malokeve.Dhjame ne lekure te qenit.Populli qe i shikon eshte katundar i zdrupurur keto 30 vjet.
    Vjollca malokja eshte:Turru moj maloke,zdrap e zdrup/Nje sahan me petlla ha e fut.Vajzat e Vjollces duan boje me xixa,se jane brezi pare..Ata qe futen Atje,,futen se U BE DETI KOS,O BURRA LUGEN NE BREZ!
    HIMLERI THOSHTE:-kUR DEGJOJ FJALEN KULTURE,KARIKOJ REVOLVERIN.

    Reply
  • Artan says:
    January 16, 2024 at 9:29 am

    Ne Amerike nuk ka BB, ka gjera me te mira, si vrasje masive dhe burra qe behen gra, jevgj qe duan te mos kete polici, dhe Hollivud e universitete qe shpelajne trute e njerezve, vecmas te te rinjve. Boll na hapet barkun me Ameriken dhe lerini njerezit te shikojne e shijojne ate qe duan.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 16, 2024 at 10:05 am

    Eshtë për vlonjatet ajo kë nga:

    Hajde moj vlonjate bamp e bumb/ një sahan me petulla/ llap e llup !!!

    Reply
  • Tani says:
    January 16, 2024 at 10:41 am

    Ai qe nuk do te shikoj bb ka telekomandin ne dore…..

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    January 16, 2024 at 10:54 am

    Big Brother shikoni,
    e spektakle shijoni,
    varferine vec keshtu,
    ju mbase e harroni,
    nga kjo qeveri PRA,
    tjeter gje mos kerkoni,
    sa te jete ne pushtet Lala-GJONI,
    me Big Brother hani pini e jetoni,
    se me bark e koke bosh…
    ..me mire Votoni.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 16, 2024 at 11:11 am

    Nuk ka problem se Demo është i lig
    Në fund të fundit ai ka dituri me okë
    Pas shpinës në dorë le të mbajë një thikë
    Në dorën tjetër mban një tufë me borzilokë.

    Nuk ka problem se shpirtin katran ka
    Në fund të fundit ai është shqiptar
    Lugat do bëhet dhe kur ora do t’i vijë
    Si për të gjithë kur shtrihen në një varr.

    Asnjë problem se Demo është smirëzi
    Dhe fjalët mbrasht i thotë përherë
    Kështu ka qenë dhe kur ishte i ri
    I dukej e zezë dhe cdo lule në Pranverë.

    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 16, 2024 at 1:46 pm

    Demua sec doli për gjah
    iu ngjit pyllit me gështenja
    ciften hedhur krahëqafë
    dhe kujtonte ca rrëfenja.

    Dy zagarët para i prinin
    Zikua me Kuqon nxitonin
    Mezi prisnin Demo gjahtarin
    të këndonte ta dëgjonin.

    E Demua ia mori këngës
    shtruar-shtruar pleqërishte
    “C’u rrëzova pyllit të Llëngës
    e c’mu thye kjo kërbishte.”

    Reply
  • Maloku says:
    January 16, 2024 at 2:57 pm

    Malokut e prillit motres mor injorant jugor..ju qifsha motrat..se ju na m,bakter komunizmin..dhe Keto pasojat e juaja jane

    Reply
  • demo says:
    January 17, 2024 at 9:46 am

    Nuk eshte vlonjate eshte Corrovode.

    Reply
  • GEGE kosova says:
    January 17, 2024 at 2:24 pm

    BBV3 shqiptare me sa duket do t’i jep shkas edhe per Anglezet ta rikthejne BB siq paten filluar, nder te paret dhe e ndalen,per shkak te jocilesise dhe jopramtimit avansues te dobshem per shikuesin anleze,per shkak te jocilesise e nivelit ntelektuar civilizues te saj.

    Reply
  • Luizi-hero kombëtar i rrugacerite! says:
    January 18, 2024 at 8:43 am

    Hapini edhe për fëmijët kanalet me filma pornografike,qe te harbohen mileti njëlloj si qentë e rrugës!
    Bile nxitni qe edhe ne shtëpitë tuaja bëni seks para femijve aq sa edhe kur ju vijnë miqtë e komshinjtë qerasin me seks me gratë, vajzat apo motrat tuaja!
    Hapini shalët se nuk u duhet puna por qejfi!
    Kthejini shtëpitë tuaja në bordello dhe kështu do t’u duket se jetoni në parajsë!
    Se kështu edhe qeveria do t’a ketë më të lehtë,se pastaj këtu do vijnë 20 milionë turistë apo me shumë!
    Hapini shalët sa edhe qentë e rrugës do t’ua kenë zilinë!
    SHTET BORDELLO!

    Reply
  • Tani says:
    January 18, 2024 at 9:19 am

    Pi ilacet perdite

    Reply
  • Artan says:
    January 18, 2024 at 9:37 am

    Sa herë nis BB, shperthejne moralistët, na prishi ky mut emisioni. A thu deri atëherë shqipot ishin të gjithë nëpër biblioteka a sipër pianos, apo në rrugë duke protestuar kundër të pabërave të qeverisë dhe befas paf… nis ky qerrata BB dhe i lane te gjitha c’po benin dhe para televizorit. “BB eshte opium per popullin.” E kishte thene edhe Strazimiri. A ju jeni te ftohur ne bythe te gjithe. Duket sikur jeni ju qe s’keni me c’te merreni dhe hopa, gjetem BB. Une qe i them keto kam pare vetem nja dy nga ato “prime” te edicionit te pare dhe asnje sekonde nga edicioni i dyte, e as nuk kam nder mend ta shok kete tani.

    Reply
  • Deutsch says:
    January 18, 2024 at 10:41 am

    Pse nuk komentojm dot tek ismaili ne dreke me austriakun?

    Reply
  • historia perseritet says:
    January 18, 2024 at 11:16 am

    Big Brother ne Shqiperi i behet jehone mediatike me shume se kudo, e kjo jo pa qellim.
    Mediat ketu ne shumice absolute jane nen kontrollin e pushtetit, e ketij pushteti i intereson mbi gjithcka mbajtja topitur e reagimit qytetar karshi keq-qeverisjes e per kete arsye edhe hutimi i popullsise pas BB etj, i sherben ketij qellimi.
    Eshte fiks ajo qe bente Perandori romak Komodus (ekranizuar ne filmin Gladiatori) qe per te hequr vemendjen popullore nga varferia e korrupsioni i pushtetit tij, organizonte 150 dite ne vit ndeshje Gladiatoresh qe vemendja te mberthehej tek Colosseo…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?