Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bill Gates: Të lindurit brenda 2 dekadave, më shumë cilësi jete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bill Gates: Të lindurit brenda 2 dekadave, më shumë cilësi jete
Bote

Bill Gates: Të lindurit brenda 2 dekadave, më shumë cilësi jete

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Bill Gates parashikon se e ardhmja e njerëzimit në 20 vitet e ardhshme do të jetë më e mirë.

Duke marrë parasysh sfidat me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

Në një intervistë në Institutin Loëy, në Australi, Gates tha: “Unë jam ende shumë optimist dhe mendoj se do të ishte shumë më mirë të lindja në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”.

- Publicitet -

Pandemia COVID-19 që e futi botën në ngërç, dështimet e qeverive për të përmbushur qëllimet e deklaruara për të adresuar ndryshimet klimatike apo konflikti në Ukrainë, që indirekt ndikon në pjesën tjetër të planetit, e bëjnë Bill Gates që të mendojë se kohët më të mira nuk kanë ardhur ende. Por, jo të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë. Një sondazh i Gallup në SHBA zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë një standard jetese më të mirë se prindërit e tyre.

Një nga arsyet kryesore që Gates beson se njerëzit do të jetojnë më mirë në të ardhmen janë përparimet që janë bërë në shëndetin publik, ku normat e vdekshmërisë nën 5 vjeç janë ulur dhe në përparimet teknologjike që jo vetëm na çojnë më afër njerëzve tanë të dashur edhe kur jemi me kilometra larg, por gjithashtu i lejojnë punëtorët të kenë një shtrirje më të madhe në mbarë botën.

Ka gjithnjë e më pak njerëz analfabetë në botë dhe “ka shumë mjete për të nxitur inovacionin tonë”, tha Gates, i cili nënvizoi se kushtet e jetesës tashmë janë përmirësuar. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij
  • Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  • VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  • Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
  • Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?