Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë”
HistoriKryesore

“Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë”

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Sëmundja e Fatos Nanos e ka risjellë në vëmendje të opinionit publik ish-kreun e PS që bashkë me Berishën ishin dy ndër personat kryesorë tek të cilët u investuan Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha për kalimin e pushtetit dhe rënien e kontrolluar të monizmit 33 vite më parë.

Lufta për pushtet dhe intrigat e mëpasme e mbajtën Shqipërinë pa pushim në darën e një konflikti të egër fshataresk parapolitik.

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, ka intervistuar edhe Kristina Çupin, ish-sekretarja personale e Nanos.

- Publicitet -

Ajo tregon ndër të tjera edhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Aty m’u thye filxhani.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira”

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • chess player says:
    September 6, 2023 at 3:41 am

    Ka nje pasaktesi DIABOLIKE kur thuhet se
    Nano me Berishen ishin dy personat qe u investuan nga Ramizi me Nexhmijen…ect ect..
    .
    Kjo mund te jete e vertete per pak muaj por me kalimin e viteve jane vertetetuar
    dhe lojtare te fuqishem qe
    Berishen e kthyen nga sumeferkues te Enverit
    ne bolethithes te Elez Biberit
    qe mbahej ne ate kohe Gjenerali I Antikomunizmit te Vdekur..
    .
    Ndersa Nano I ndenji besnik te kaluares derisa ‘Billat & Hillat” si I quante ai
    ne gusht 1993 E TRODHEN
    kurse ky bashkmaloku I Elezit u be kanibal profesionist ndaj atyre qe I jepnin petulla ne Valarek te Pogradecit.
    ..
    Me pushkatimin e Causheskut,Ramiz Aline e trembnin Rajersonet e radhes
    dhe ai I shkreti u dorzua
    por dhe amerikanet INVESTUAN per Berishen
    dhe ky fakt me poshte e hedh poshte “investimin “ e te friksuarit Ramiz..
    .

    .
    MENAXHIMI I masakres 2 prillit 1991 nga Azem Hajdari qe njihet si PIT BULLI KOMUNISTNGRENES I GJENERAL ELEZIT..PRISHJA QEVERISE STABILITETIT nga Usali Biberishaj dhe marrja pjese ne votime te ambasadorit WR ( antikomunist I toksikuar) shenoi dhe Renien &Poshtrimin Jo vetem te Ramizit por dhe te kombit dhe per dekadat e ardheshme”
    >
    Kur u shugurua Usali Biberishaj ne shtetet e Lulbashkuara te Amerikes??

    WASHINGTON D.C.: Më 22 Maj 1991, Elez Biberaj Sali Berisha, Azem Hajdari Ismail EFENDI KADARE dhe faqeziu Ekrem Bardhaj dhe bënë një dëshmi para Kongresit amerikan, me fetsë të Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, dhe Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ku folën mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri..lexoni deshmine enverkufomengrenese te Salihit dhe do ju vije per te vjellur…
    .
    Eshte macabre qe Te Zezat e Usali Biberishes 1992 -2023
    ja faturojne Ramizit te mjere ne 1991-1992
    dhe jo atyre qe I thane Burre Shteti kur vrau protestues ne bulevard
    dhe tani tallin Kimet e Jurit me Non Graten e Leshit..

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 6, 2023 at 4:25 am

    Ka nje te vertete historike,nderhyrja brutale e S.Berishes ne pushtetin gjyqesor fillon me arestimin e pabazuar ne ligj e prova te F.Nanos.
    Arestimi i Nanos ,malsuerin Berisha e beri te ndjehej i plotfuqishem,por aty filloi edhe renia dhe degjenerimi i Saliut.Kerkesen e nderkombetare per te liruar Nanon me delirin ku kishte kaluar as e perfilli.Te huajt studìuan profesionalisht ceshtjen e Nanos dhe e deklaruan te “burgosur politik”.Mbas rastit Nano ,Saliu si injorant politik e beri pushtetin gjyqesor si brisk personal roje dhe kjo e coi ne gropen e thelle nga e nxorri perseri Nano qe beri gabim e madh per te ardhmen e vendit,se beri pazaret personale gabim mbeshtetur ne ato qe i premtoi Saliu.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 6, 2023 at 5:17 am

    Sekretarja e Nanos thote: “… Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato letra-dokumenta që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira…”

    por:

    Ashiqare “harron” se Saliu me pare i kishte derguar policise se Zyrihut ne Zvicer nje leter porosi per te verifikuar sasite e floririt shqyptar te Rubikut qe Fatos Nano me Haki Tosken kishin cuar me aeropllane ne bankat e ketij vendi, ja materiali i vertete qe nuk eshte hetuar kurre nga Tirana Enveriste:

    ““Regjimi komunist u shqua për shumë gjëra të mbrapshta në Shqipëri. Një ndër punët më të mbrapshta të tij ishte edhe grabitja masive e arit qytetarëve shqiptarë, burgosja apo pushkatimi i tyre. Nga ana tjetër për të dhënë një imazh krejt tjetër të hajdutit, për 50 vjet me radhë u përhap gënjeshtra e madhe e “vjedhjes së thesarit të shtetit” nga Mbreti Zog në kohën kur ky i fundit, i diktuar nga rrethanat ndërkombëtare, dhe me vendim të parlamentit shqiptar, kishte lënë Shqipërinë të nesërmen e 7 prillit 1939. Dhe një gënjeshtër të tillë e fabrikonin dhe e mbronin pikërisht ata që kishin vjedhur një sasi ari që llogaritet në 320 tonë. Në fakt askush nga propaganduesit e kësaj teze nuk e ka ditur që thesari i shtetit shqiptar në kohën kur bëjmë fjalë ndodhej në Romë dhe jo në Tiranë. Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë një grabitje e përmasave të padukshme ëshë edhe ajo e ndodhur në uzinën e Rubikut ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit. Më 24 shkurt 1992, një vit pasi Ramiz Alia e katapultoi Fatos Nanon ne karriken e Kryeministrit, TVSH në emisionin e lajmeve trensmetoi një intervistë të një qytetari të huaj që quhej Xhon Mekgoi, intervistë që ishte marrë 4 ditë më parë. Mekgoi në këtë intervistë deklaroi se në fund të vitit 1990 e në fillim të vitit 1991 kishte qenë dëshmitar i transferimit nga Shqipëria në Zvicër i 10 tonëve ar. Ai theksonte se vetëm në nëntor – dhjetor 1990 janë dërguar në Zvicër nga Tirana dy avionë të posaçëm dërgesa e të cilëve, ari, ka përfunduar në bankën “Strase”. Sipas tij një pjesë e këtij ari përbënte edhe kapitalin bazë të një banke shqiptaro-zvicerane që ekzistonte në Tiranë. Banka në fjalë ishte “Iliria Suisse Bank”. Perveç kësaj Mekgoi shfaqi dyshimet e tij për firmën “Iliria Holding” e cila edhe në mjedise politike të kohës përflitej si e lidhur me familjen Hoxha, për të mos thënë që menaxhonte të ardhurat e kësaj familje. Këto deklarime të Mekgoit shkaktuan një përshtjellim të madh tek politika e majtë në Tiranë. I pari reagoi presidenti komunist Ramiz Alia, i cili siç dihet ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të klanit Hoxha. Vetëm një ditë më pas, Ramiz Alia i kërkoi kryeprokurorit të përgjithshëm Petrit Serjani “verifikimin e fakteve të mësipërme” dhe procedimin penal të Mekgoit “nëse lajmi është i rremë”. Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi kishte vizituar edhe me personalitete të tjera të shtetit duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Vilson Ahmeti. Ky i fundit sipas “ZP”-së i është drejtuar Mekgoit me këto fjalë: “Mos lëshoni tullumbace të tilla”. Nga ana e tij drejtori i Thesarit të Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur për këtë problem nga “ZP” më 26 shkurt 1992 ndër të tjera deklaron: “Ne nuk dimë asgjë për sasinë e arit të përmendur në intervistën e transmetuar në televizion. Nga Thesari i Shtetit ka dalë ar në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Pa këto vendime nuk del asnjë gram ar nga Thesari. Ari ka filluar të dalë nga Thesari duke filluar nga viti 1988. Më parë nuk ishte e nevojshme fare, sepse nevojat tona per valute mbuloheshin nga eksportet.” Por dokumentat reale tregojnë fare qartë se që nga viti 1988 ka dalë gjithsej 7.2 ton ar. Askush nuk donte në atë kohë të merrej me thelbin e problemit por vetëm me mbulimin e tij. Kështu shtypi socialist filloi hapur fushatën antiamerikane të tij. Gazeta socialiste “24 orë”, në vazhdë të solidaritetit komunist dhe duke u mbështetut mbi parrullën “Vjetnami do fitojë”, botoi një foto të Xhon Megkoit në kohën kur ky luftonte kundër komunistëve në Vjetnam. Më larg akoma shkoi gazetari i “ZP”, i cili e konsideroi Mekgoin “mercenar amerikan” duke cituar ish Kryeministrin Fatos Nano (shih “ZP” 26 shkurt 1992). Askush nga këta nuk pa tek Mekgoi një dëshmitar të vlefshëm për zbardhjen e enigmave të arit, por pa vetëm një kundërshtar politik, apo më keq akoma një armik të Vjetnamit. Askush nga këta fanatikë nuk donte zbardhjen e të vërtetës. Ditë më vonë më 19 mars 1992, gjatë një interviste në TVSH, presidenti Ramiz Alia hodhi dyshime mbi qytetarin zviceran Xhon Mekgoi, por pranoi daljen e 3.2 tonëve ar “për qëllime shtetërore”, Alia u tall me shqyptarët me cinizem te paparë me humbjen e 270 tonëve ar. Si edhe herë të tjera ai mbrojti “pikpamjen” se nuk ka ekzistuar kurrë një shifër e tillë. Sikurse dihet Ramiz Alia është person kyç në të gjitha zhvillimet polike të Partisë së Punës. Aktualisht ai është personi që ka më tepër dijeni se kushdo për arin e grabitur shqiptar. Përgjigjet e tij në rastin konkret të bindin akoma më tepër për përzierjen e tij, të Haki Toskës dhe Fatos Nanos në çështjen e floririt të grabitur barbarisht.

    CILAT KANE QENE LEVIZJET E HAKI TOSKES, ÇELESIT TE DEPOZITAVE TE ENVER HOXHES NE PERENDIM?

    Depoziatat më të rëndësishme të udhëheqjes komuniste në perëndim i kishin tre persona. Ata ishin: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu. Pas goditjes së Mehmet Shehut dhe marrjes së depozitave të tij, vendin e tij e zuri pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Ky i fundit është edhe njeriu që drejtoi lëvizjet e arit në vitet e fundit të regjimit komunist. Çelësi i depozitave të Enver Hoxhës në perëndim ishte Haki Toska. Ndër detyrat ekzekutive më të rëndësishme të Toskës ka qenë ajo e zv/kryeministrit në periudhën 16 shtator 1966 – 18 nëntor 1970 dhe ajo e ministrit të Financave në qeverinë e fundit të Mehmet Shehut. Jo pak i rëndësishëm ka qenë roli i Haki Toskës në kohën e ngjarjeve që përfunduan me vrasjen e Mehmet Shehut dhe “konfiskimin” e llogarisë së tij bankare në perëndim. Sipas dëshmitarëve okularë, ka pasur kalim të sasive të arit jo vetëm nga Rinasi, por edhe nga porti i Durrësit. Kjo ka ndodhur në kohën kur kryetarë të degëve të Punëve të Brendshme në këtë rreth kanë qenë Lilo Zeneli, Kopi Niko (burri i tezes së Fatos Nanos, i njohur si xhelat enverist dhe persekutor profesionist) dhe Kapllan Shehu. Në prag të kapitullimit të regjimit komunist, Ramiz Alia i konsultuar nga Fatos Nano ndoqi edhe një taktikë që kishte të bënte me sigurimin e dytë financiar të klasës së tij politike. Në periudhën 1988 – 1991 kanë lënë Shqipërinë sasi të tjera ari që kanë ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Më 7 qershor 1992, presidenti Berisha me anë të një letre i kërkoi autoriteteve zvicerane ndihmesën e tyre në lidhje me arin shqiptar që ndodhej në Zvicër. Për këtë qëllim guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, autorizoi më 1 mars 1993, firmën ligjore “Poncet Varluzer” dhe partnerët anëtarë të Avokaturës së Gjenevës, që të vepronin në emër të autorizuesit për të zbardhur llogaritë e hapura nga Banka e Shqipërisë në Zvicër. Avokatët e marrë me këtë çështje ishin Charles Poncet, Dominique Varluzel, Ereic Alves De Souza, oliver Peclard, Didier Bottge, Alan Levy, Izabel Hagman dhe Gisele Stanislas. Policia e aeroportit të Zyrihut, divizioni kriminal, më 11 mars 1993 kanë hartuar raportin për Jann Corrodi-n me lëndë “Ndriçime në lidhje me dhëniet e arit me prejardhje nga Shqipëria me fluturimet e Svissair SR 459 të 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991”. Ky raport ndër të tjera ka këtë përmbajtje: “Hetimet në lidhje me çështjen e përmendur më sipër pranë Shërbimit të Sigurimit të Aeroporit kanë dhënë rezultatet e mëposhtme: Më 3 korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kanë mbërritur 3.100 kg ar. Kjo dërgesë ishte pritur dhe depozituar nga Shërbimi i Sigurimit. Më 5 korrik 1989, kjo dërgesë u transportua në MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranë MAT kanë treguar se dërgesa ishte zhdoganuar duke përmbajtur lingotat e arit dhe të argjendit si monedhat me një vlerë prej 19,7 milion frangash. Gjithë dërgesa u çua me urdhër të “Union De Banque” Zvicër në Edelmetallschmelzerei në Mendrision/TI.
    Më 23 mars 1993, me anë të një letre dërguar në Tiranë, Charles Poncet (doktor në drejtësi në Avokaturën e Gjenevës), njoftoi autoritetin më të lartë të shtetit shqiptar se pas një korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi ari kanë kaluar tranzit nga Zvicra. Anëtari tjetër i firmës ligjore “Poncet Varluzer” Oliver Peclard (avokat i Kolegjit të Gjenevës) me anë të një korrespondencë të njejtës datë (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar të dhënat nga Policia e Shtetit të Zyrihut, i drejtohet kështu gjyqtarit të sipërpërmendur: “Rezultati i hetimeve paraprake të Policisë së Shtetit të Zyrihut në lidhje me dhënien e arit me prejardhje nga Shqipëria mbi fluturimet e Svissair RS 459 të 3 korrikut 1989 dhe të 19 shkurtit është tepër interesant. Të dhënat dhe dokumentat që kanë qenë të mundur të mblidhen nga Shqipëria dhe për të cilat bëhej fjalë në kuadrin e hetimit, në fakt nxjerrin në pah trasferime të shumta ari nga Tirana në Zyrih ndërmjet viteve 1990 – 1991 me autorizimin e shtetit dhe Kryeministrit shqyptar, por duket se del qartë nga hetimi zviceran se sasi të konsiderushme ari të cilat kishin lënë Tiranën, në fakt asnjëherë nuk kishin arritur në Zyrih”. Ndonëse hetimet nuk u çuan si duhet deri në fund për shkak të kohës së gjatë që kërkohet në raste të tilla dhe për shkak se Sali Berisha nuk pati interes ta conte deri në fund vjedhjen më të madhe në historine shqyptare, ato provuan se nga Shqipëria kanë lëvizuar sasi jo të pakta ari në fund te viteve 80 – të dhe në fillim të viteve 90 – të, kur po dukej akoma më qartë falimentimi i regjimin komunist në mbarë lindjen dhe veçmas në Shqipëri. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se nuk është vetëm Zvicra foleja e fundit e një pjese të arit shqiptar. Ajo ka qenë edhe vend tranzit i këtij ari. Në vendet e Amerikës latine apo në Kanada ndodhet një sasi jo e vogël ari, e cila ka bërë “borgjezë” pinjollët e grabitqarëve të dikurshëm, pinjollët e shtresës më ordinere që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

    Ç’NXJERRIM SI PERFUNDIM?

    Ari i shqiptarëve i grabitur nga komunistë përgjithësisht nuk është përdorur për qëllime shtetërore, por është vjedhur nga ata që kanë marrë drejtpërdrejt në grabitje dhe ka shkuar për llogari të udhëheqjes së lartë komuniste si në Zvicër apo Amerikën e Jugut apo të Veriut. Ndër njerëzit më të pasuruar me arin shqiptar janë klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia me bedelet e tij si Fatos Nano me gjithe Lukunine e pinjolleve te nomenklatures enveriste qe qeverisin vendin sot me parrulla per barazi sociale.”

    Kjo eshte e verteta qe sekretarja e Nanos eshte munduar ta grise dhe ta fsheheje me kujdes

    Reply
  • Spak says:
    September 6, 2023 at 8:36 am

    Nuk ka nevoje per komente Intelektualesh injorante! Shikoni Saliun si eshte katandisur, nje armik i betuar i demokracise,nje komunist i pa ndreqshem!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 6, 2023 at 8:52 am

    Saliu eshte mik per koke i Spak -ut nuk e shikon si e ledhaton dhe e darovit vazhdimisht me energji enveriste per t’u mbrojtur nga sulmet e Imperializmit amerikan ne nje kohe qe Edi Rama mashtroi dhe genjeu familjaret e biktimave te Gerdecit, te 21 janarit, te Remzi Hoxhes e Kosta Trebicked duke u fshehur pas Spak -ut te sajuar prej tij me finte drejtesie enveriste, apo e ke harruar si justifikohej Dulla i Gjyles do kohe me pare:

    TE GJITHA TE LIGAT I BEN MEHMETI ME KOKE TE VET, SE UNE S’DI GJE FARE

    Reply
  • Spak says:
    September 6, 2023 at 9:07 am

    O intelektual! Nuk ja vlen te merresh me te tjeret! Qetesohu sepse urrejtja te vret! Qetesohu sepse je edhe “intelektual”!

    Reply
  • Katiu says:
    September 6, 2023 at 9:24 am

    Banditët dhe maskarenjtë më të mbëdhenj në Shqiperi , kanë zaptuar politikën dhe mediet ( shtypin dhe TV ) .

    Ne shqipëtarët paskemi qënë milet qëni , atë që lëpijmë sot , me zellë më të madh e pështyjmë nesër . Ato ç’ka shkruhen këtu e dëshmojnë këtë .

    Më kujtohet dëshmia e qelbesirës Xhon Mekgoi . Një provokator I ndyrë që talli bythën me ne shqipetarët debilë . Një ditë apo dy-tre ditë para zgjedhjeve që sollën në pushtet rrugaçërinë fashiste të Sali Berishës , në vënd të diktatorit Enver Hoxha , deklaroi se kishte parë disa avionë të ngarkuar me arin shqipëtar të vjedhur nga komunistet e të depozituar në Zvicer . Kaq u desh para zgjedhjeve , ai e kreu detyren e tij prej pisi dhe u zhduk .

    Në pi…….kë të semës të venë Nanua , Berisha e të tjerët , të perkedhelurit e Byrosë Politike , po ç’kusur kemi ne populli që jetuam me djersën e ballit?!

    PS
    kot e kam që nxehem .
    Po të isha më I zgjuar duhet ta dija apriori që kaq e kemi kapacitetin ne shqipetarët. Kush ka iluzione të mbedha , duhet të vuajë deluzinet e hidhura . Si puna ime !

    Reply
  • intelektuali says:
    September 6, 2023 at 9:27 am

    Spak u i Enverit dhe fansi i Edvinit, puna eshte se te TJERET kafsha sociale nga ferma e Kafsheve komuniste trazojne dynjane dhe miletin dhe vjedhin dovletin si te papare dhe Spak u ben sehir duke imituar urrejtje klasore, nuk degjove si Ramsi deklaroi qe duan ta vrasin Armiqte e PS, sikur te ishte ngritur nga vorri Xhevdet Mustafa i Armikut te Popullit Kadri Hazbiu qe Enveri ja preu koken me nje urrejtje te papare njashtu sic ekzekutoi me urrejtje te gjithe komunistet e vet?

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    September 6, 2023 at 9:33 am

    Kjo qeverisja Rama e beri Nanon ti duken ca vlera…p.sh. nuk ishin asohohe ne qeverisjen e tij keto spiunet e kudopunesuar te emeruar nga Rama si Patronazhiste e mburrur me to per patronazhimin e popullsise si ne kohen e Fuksave 1200 leksha.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 6, 2023 at 10:42 am

    O Katiu fanatik Firifiu:

    PO KU SHKUAN TONALETAT E RUBIKUT ME FLORI 24 KARATESH QE SKLLEVERIT ME PUNE TE DETYRUAR E NXORREN PER 50 VJET ME RADHE? KU SHKUAN TONELATAT E FLORIRIT TE TREGETAREVE SHQYPTARE QE ENVERI U VODHI FAMILJEVE INTELEKTUALE ME NJE EGERSI TE PAPARE?

    He mo BOLE fanatike enveriste a i jep ti nje pergjigje llogjike se ku shkuan qindra tonelatat e arit te Rubikut qe Haki Toska bashke me Fatos Nanon i cuan me aeropllan jo tek origjina e tyre komuniste ne Moske, por tek Imperializmi dhe Kapitalizmi i Lig ne emer te familjeve mafioze vrastare Hoxha, Kapo dhe Aliaj sic e verteton luftetari amerikan i Vietnamit deshmitar okular i hajnise me te madhe te historise shqyptare, por edhe policia e Zyrihut ne raportet e saj, por qe asnjehere nuk u investigua dhe u zbulua nga askush ne Shqypnine enveriste qe la pas Ramizi me Nexhmijen duke perdorur bedelat e tyre si Haki Toska, Fatos Nano dhe me pas edhe Varkarin e Enverit dhe Doktorin e Hysniut, Sali Berisha per te siguruar pasurine dhe vazhdueshmerine e Partise se Punes dhe jo ku jemi sot tek cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe vjedh njesoj si ata qe e hodhen me parashyte ne postin e kryetarit besnik te PS enveriste, alias Partia e Punes.

    Reply
  • demo says:
    September 6, 2023 at 10:43 am

    Jane edhe 7,1 ton ar i Londres,qe ju kthye Shqiperise me marraveshjen Berisha-Rajerson.
    Cfare sasie perfundoi ne Banken e Shtetit,Sa u depozitua ne Malajzi,sa moren Amerikanet?
    Delegacioni qe mori me vete Berisha ne udhetimin e tij te pare jasht Evropes,pikerisht ne Malajzi,,kane botuar edhe kujtime udhetimi!!!!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 6, 2023 at 11:02 am

    Mos i beni carap gjerat me historine:

    Sali Berisha perfitoi arin e Bankes se Shtetit qe kishin grabitur gjermanet nga Banka Nacionale e Romes ne Itali dhe qe e kishin fshehur ne malet e Bavarise. Lingotat kishin vulen e Mbretnise shqyptare te Ahmet Zogut dhe kjo detyroi anglezet ta deklaronin si arin e grabitur shqyptar tek Aleatet, por kur Enveri vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, gjithe sasia e arit shqyptar qe ishte grabitur nga gjermanet ne Itali o konfiskua ne favor te Britanise se Madhe me vendim te prere te Gjykates se Hages per Krime kunder Njerezimit, me pas Sali Berisha pas shume kerkesave arriti te fitoje nje pjese te tij qe asnjehere nuk u be e ditur se ku shkoi dhe si vijoi fati i florit shqyptar te Ahmet Zogut qe hajdutet pas tij e akuzuan per 50 vjet me radhe madje deri me sot se kishte vjedhur floririn e Bankes se Shetit me karroca dhe qerre kur u largua nga Shqypnia ne Selanik per te shpetuar koken nga Ducja si te gjithe mbreterit e tjere.

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    September 6, 2023 at 6:43 pm

    Ha mut o inteloplehra ha . . . . nuk ndien te ngopur nga disa gaveta ne dite ! Ne se do te kishte nje grime mikroskopike te vertete nga idjotesite e nje te marri si ti , qe ti leh si qen rrugesh , ai ar imagjinar e i shpifur prej teje , do te ishte bere i njohur me do e mos do ne keto tre dekada , sepse ishte pasuri kombetare dhe do te kishte kaluar ne llogarine e shtetit shqiptar . Njeres si ti gjarperinj , jo vetem jane keqdashes ne kulm per vendin dhe popullin shqiptar , por jane edhe injorante idjote , njerez te trashe qe perpiqen te shesin si te verteta budallalleqe te kesaj shkalle , qe nuk genjen dot as edhe nje femije ! YYYYYYYYYYT , llumi shqipfoles i ketij vendi . Diarete qe ti vjell cdo dite , rrezohen vetem me dy fjalet qe thashe me siper . Ne se ti do ishe njeri dinjitoz dhe thua te verteten , nuk do te rrinje fshehur si mi gjirizi prapa anomimitetit ketu , por do te delje sheshit , do te argumentoje dhe akuzoje kedo qe mbante pergjegjesi , gje qe ti dhitesh nga frika ne se do te zbuloje veten dhe njerezit te shifnin se cfar muti je .

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    September 6, 2023 at 6:44 pm

    Ha mut o inteloplehra ha . . . . nuk ndien te ngopur nga disa gaveta ne dite ! Ne se do te kishte nje grime mikroskopike te vertete nga idjotesite e nje te marri si ti , qe ti leh si qen rrugesh , ai ar imagjinar e i shpifur prej teje , do te ishte bere i njohur me do e mos do ne keto tre dekada , sepse ishte pasuri kombetare dhe do te kishte kaluar ne llogarine e shtetit shqiptar . Njeres si ti gjarperinj , jo vetem jane keqdashes ne kulm per vendin dhe popullin shqiptar , por jane edhe injorante idjote , njerez te trashe qe perpiqen te shesin si te verteta budallalleqe te kesaj shkalle , qe nuk genjen dot as edhe nje femije ! YYYYYYYYYYT , llumi shqipfoles i ketij vendi . Diarete qe ti vjell cdo dite , rrezohen vetem me dy fjalet qe thashe me siper . Ne se ti do ishe njeri dinjitoz dhe thua te verteten , nuk do te rrinje fshehur si mi gjirizi prapa anonimitetit ketu , por do te delje sheshit , do te argumentoje dhe akuzoje kedo qe mbante pergjegjesi , gje qe ti dhitesh nga frika ne se do te zbuloje veten dhe njerezit te shifnin se cfar muti je .

    Reply
  • demo says:
    September 6, 2023 at 7:06 pm

    po mire o erion veliu,,kur paska qene Tirana qytet i mbyllur,qe e hape ti?
    Kur te polli jot eme ne qytetin Stalin?
    Vini ju Fshataret,provincialet ne Tirane, pushtoni bahce,kopshe dhe Lulishte,,prishni mure dhe gardhime,,dhe thoni:-I RRITA VLEREN E TREGUT!

    Reply
  • DolliA says:
    September 6, 2023 at 7:38 pm

    Cili është ai i mbuluari ne fytyre?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Tepelen on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Gjirokastra on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. X on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  5. Ela on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?