Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bisedimet për paqen\Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bisedimet për paqen\Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi
AktualitetBote

Bisedimet për paqen\Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

 

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e saj të posaçëm për çështjet euro-aziatike në Ukrainë e Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji, për të për të promovuar bisedimet e paqes, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.

“Vizita e një përfaqësuesi kinez është një manifestim i përkushtimit të Kinës për të promovuar bisedimet e paqes”, tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin.

- Publicitet -

Presidenti kinez Xi Jinping foli me telefon me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky muajin e kaluar, ku tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi Zelenskyt, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.

Li Hui, ambasadori i Kinës në Rusi nga viti 2009 në 2019, është diplomati kinez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga pushtimi i Moskës vitin e kaluar.

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Pekini në muajt e fundit ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë.

Por, teksa Kina thotë se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ajo është kritikuar për refuzimin e dënimit të Moskës për pushtimin e vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit duke siguruar tanke dhe raketa.

Aleatët perëndimorë i kanë parë me skepticizëm përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në Ukrainë. \rel\

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë
  • Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  • SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  • Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon dy nënkryetarë
  • 30 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. Kukësi on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. Anonymous on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  4. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?