Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Albin Kurti nuk i ngre telefonin as Ramës dhe as Begajt?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Albin Kurti nuk i ngre telefonin as Ramës dhe as Begajt?
Lajmi i funditPolitike

Albin Kurti nuk i ngre telefonin as Ramës dhe as Begajt?

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Gazetari Blendi Fevziu thotë se ka informacione të detajuara mbi marrëdhënien e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Tashmë prej kohësh, marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë të mira, por sipas Fevziut, prej një kohë të gjatë Rama dhe Kurti nuk kanë as komunikim me njëri-tjertin.

Madje ata, po sipas gazetarit, i cili foli për “Nacionale”, nuk kanë komunikuar as pas sulmit terrorist në Banjskë në Veri të Kosovës.

- Publicitet -

Fevziu pretendon se Kurti nuk ia hap telefonin më as Ramës dhe as presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë, pjesë nga deklarata e këtij gazetari në median kosovare:

Deri tani primatin e shqiptarëve në rajon e ka pasur kryesisht Shqipëria. Edhe Hashim Thaçi, edhe Ibrahim Rugova, nuk kanë pretenduar ndikim në Shqipëri. Kanë pretenduar aleatë të Shqipërisë në zonat e tyre, por gjithmonë ruanin një hierarki.

Kurti erdhi me ambicie shumë më të mëdha për të marrë një lloj patriarku të gjithë shqiptarëve. Që do të thotë edhe në Maqedoni siç ndërhyri, edhe në Mal të Zi, prej nga vjen, edhe në Shqipëri ku tentoi me Vetëvendosjen. Albin Kurti është i pari politikan i Kosovës që tenton të drejtojë pak më gjerë.

E pyeta kryeministrin, pyeta presidentin kur ndodhi historia e Banjskës, “a keni folur me Kurtin?” Të dy më thanë “nuk na ngre telefonin”… Që nga momenti që Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kontakt, lërë kontakt zyrtar, kështu miqësor, buzëqeshje, dorë të hedhur në qafë, Rama që i kap sytë nga prapa. Këto janë shou mediatik. Ne po flasim për kontakte reale. Unë jam dëshmitar se si ka funksionuar raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në momente të tensionuara”.

Edi Rama dhe Albin Kurti e humbën edhe njëherë mundësinë për t’u bërë bashkë, qoftë edhe fizikisht, në festimet e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kryeministri shqiptar e pati “të pamundur” të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare ku ishte i ftuar dhe ai zgjodhi një konferencë të LDKsë në Prishtinë, me kundërshtarët e homologut të vet kosovar, për të celebruar këtë ngjarje, dy ditë para kohe.

Ky rast i munguar i shkëmbimit mes tyre shënon, ditë më ditë, vijimin një vjeçar të një lufte të ftohtë, që kur Edi Rama anulloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në 13 qershor 2023, me pretekstin se Kosova po ndërmerrte hapa katastrofalë, që po e ndanin atë nga aleatët e saj perendimorë.

Që nga ai çast, të dy kryeministrat nuk kanë lënë rast pa i shmangur takimet mes tyre, pa i shkëmbyer batutat e ndërsjellta dhe pa ndërmarrë veprime në dëm të tjetrit.

Mediat janë përpjekur shpesh për të ndriçuar më mirë, se kush e mban përgjegjësinë e kësaj marëdhënie absurde, si dhe për të kuptuar sfondin në të cilin ajo është zhvilluar.

Ajo është historia e dy liderëve, egoja e të cilëve e tejkalon peshën e funksionit që kanë marrë përsipër të mbajnë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • Aliu nga Selenic says:
    August 29, 2024 at 8:59 pm

    Albin Kurti nuk e ka ndermende te punoj per Shqiperin e per Shqiptaret. Krisja e tyre erdhi kur ne Gjakov Rama nuk shkoi pasi ne Mitrovice u kapen rob kater ushtarak te kosoves nga forcat speciale te Serbise
    Kurti e shfrytzoi kete moment per ti nderprere takimet qe kishte filluar Rame me te dy qeverive , takime keto qe pas lidhjes se Prizerenit vetem Rame dhe Thaci arritern ti bejen mbledhjet e perbashket te dy qeverive.Ky ishta nje ogur i mire por Kurtit nuk i konvegon nje ecje e till pasi nuk dihet se ku pin uje Kurti teke Serbet apo tek miku i Serbeve Berisha ne Shqiperi !
    Rama ka shum kapacitete ne arenen nderkombetar , ndersa per ironin e fati aqe sa me shum Rama ecen me partneret tane Strategji aqe me teper Kurti distancohet si nga Rama ashtu edhe nga Partneret tane strategjikne vende qe te afrohet ai largohet.
    Ky eshte nje problem jo i vogel por tek Kurti jo thjesh qe vuan nga dileri i madheshti por me shum jan qellim qe nuk dihet nga se vijne keto udhezim te kurtit qe nderpret takimet ne mes dy qeveriv qe qe spo kishin nisur udhtimin e tyre te shum pritur nga Shqiptaret !

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    August 29, 2024 at 9:04 pm

    Egoja e kujt ??????? Po te jete e vertete eshte tragjedi per shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret ne pergjithesi

    Reply
  • capi says:
    August 29, 2024 at 9:27 pm

    nje me nje. Rama nuk ngriti b… ta takonte ne ate samitin, ky nuk ngre telefonin. Ky vjen e ben fushate ne shqiperi kundra Rames, dhe Rama fut hundet ne politiken e brendeshme e te jashtme te Kosoves pa ja kerkuar njeri.
    Kesi traplliqesh kemi bere historikisht. cuditemi si kemi mbijetuar deri me sot.

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2024 at 9:51 pm

    Lere mor ti,,Egoja egoja,,Vete I bukri shejtan te Maqkroni me Planin e Pushtimit te Kosoves me Associacione dhe duhet te falenderojme maskarane?.Vetem Makronit dhe Olaf Sholzsit ja tregoi xhevahiret,,asnje tjetri!!!!!!!!!!!!!!!!.E kishte kapur HISTERIA e Udheheqesit gjenial,qe zgjidh fatet e popujve te Ballkanit perendimor ME NJE VIZATIM.
    Aty ku luan hapa dollapa me Kurtin e kerkon nje shpulle surratit,se me te tilla clownada manovron ky palaco ANTIKOMBETAR.
    Albin Kurti tregoi vendin zagarit te nenurave,Mos bej gafat e shpirtmadhesise Fatos Nanos,qe e pagoi me vetesakrifikim. shtetshkkaterrim dhe likuidim total te Partise qe krijoi.Atdheu ra ne dore te Mafiozit me banden me te rrezikshme kombcfarosese.
    Shqiptaret qe jetojne ne Kosove,Shqipri,Maqedoni,Mal te Zi,,shpresen tek ti Albin Kurti!

    Reply
  • Spak says:
    August 30, 2024 at 12:12 am

    Kurti dhe te ngjashem si Saliu jetojne ne epoken e skllavopronareve! Dogmatike,spiune mercenare jane per kalimin komplet ne boten islame dhe vetvetiu Kosova del nga Europa!

    Reply
  • Bashkimi bën fuqinë! says:
    August 30, 2024 at 4:51 am

    Historikisht kjo është politika shqiptare si komb: të përçarë dhe secili për vete. Kështu na mbajti të pushtuar Turku për pesë shekuj. Kryengritje kishte vazhdimisht, si në Dibër, por krahina e Matit luftonte bashkë me Hajredin Pashën kundra Dibrës së Epërme dhe u vranë mbi 3 mijë veta nga të dyja krahët. Asnjë krahinë tjetër nuk u erdhi në ndihme dhe kryengritja u shua. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kundërshtarët e kanë patur të lehtë të n’a coptojnë në pesë shtete dhe të n’a grabisin tokat. Kështu po ndodh edhe tani, është i njëjti “virus”, ku janë të përzier megallomania, kapriçua, mëndjemadhësia, deliri i madhështisë,etj., dhe harohet që janë zgjedhur për të mbrojtur interesat e shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Harojnë se janë të dy kalimtare dhe do të kujtohen për mirë apo për keq. Historija nuk fal asnjë.
    Shikoni si veprojnë të tjerët, janë të rakorduar në çdo drejtim dhe punojnë për një qëllim, ku nuk mbeten mbrapa edhe fetë nacionaliste, gjë që u ka dhënë rezultat për interesat e tyre. Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me një program strategjik të qartë, atëhere edhe aleatët do të dinë më mirë se si të ndihmojnë shqiptarët dhe jo kështu si veprohet “njëri thumbit dhe tjetri patkoit”. Po nuk dite se si të ndihmosh veten, mos prit të të ndihmojnë të tjerët!

    Reply
  • Km says:
    August 30, 2024 at 6:05 am

    Si ta kete mendimin dhe qejfin Albinit.Sigurisht mire nuk eshte,por si ta kete qejfin.Themeli i kombit shqiptar eshte Shqiperia.Kosovaret ,Nese ndjejne se Jane shqiptare,ti tregojne vendin Albineve,ti mesojne si hapet telefoni.Nese e ndjejne vehten kombetare i shartuar me server le te shkojne nga Bashkim vllazerimit.Edhe ketu nuk Ka gje te keqen.Eshte e drejta e popujve per vetvemdosje.Vetem se mllefin Veriut kunder jugut ta frenojne nje cike,se ne dem te tyre shkon.Shqiperia do ti beje kurdihere Detyrat e saj ndaj kombit shqiptar.

    Reply
  • Km says:
    August 30, 2024 at 6:07 am

    Si ta kete mendimin dhe qejfin Albinit.Sigurisht mire nuk eshte,por si ta kete qejfin.Themeli i kombit shqiptar eshte Shqiperia.Kosovaret ,Nese ndjejne se Jane shqiptare,ti tregojne vendin Albineve,ti mesojne si hapet telefoni.Nese e ndjejne vehten komb i shartuar me serbine le te shkojne nga Bashkim vllazerimit.Edhe ketu nuk Ka gje te keqen.Eshte e drejta e popujve per vetvendosje.Vetem se mllefin Veriut kunder jugut ta frenojne nje cike,se ne dem te tyre shkon.Shqiperia do ti beje kurdohere Detyrat e saj ndaj kombit shqiptar.

    Reply
  • vlonjati says:
    August 30, 2024 at 6:21 am

    Aliu nga Selenica, Se çfar moshe ke nuk e di por di qe je nje b…lepires i zellshem i Rames dhe jo nje shqiptar i ndershem . Ti kerkon me ç’do kusht qe tja ngecesh fajin Kurtit dhe te ngresh vlerat e Rames edhe si atdhetar por nuk na thua ku eshte atdhetarizmi i Rames kur nuk i ben asnje pershtypje largimi i qindra mijerave shqiptare por mendon se s’i ti zevendesoje me lloj lloj rrace mjafton qe ai te perfitoje, nuk mendon per popullin por per investitoret “strategjike” qe i marrin tokat tona me nje qera simbolike. mendon per investitoret e huaj duke u mburrur se i ka eliminuar sindikatat, kjo esht merta e kryehajdutit Rama!

    Reply
  • durrsaku says:
    August 30, 2024 at 6:29 am

    Ne artikullin e gazetes Dita per njohjen e pensioneve me Greqine behet nje pyetjese ku ka ngecur marreveshja nersa un kam nje pyetje ; Po me marreveshjen qe u “perfundua me Italine ” a e ka marre ndonje pensionin ?

    Reply
  • Ramski (Beogradski Partizan) says:
    August 30, 2024 at 6:39 am

    Shume mire ben Albin Kurti qe nuk i nge telefonin asnje sejmeni te Sander Vuckos neper Ballkan Open a Perendimor kudo qofshin.

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2024 at 6:47 am

    Po te ishte Kurti ngjashem i Sali Berishes, DO VIDHTE.
    Po te ishte Kurti ngjashem me Berishen nuk do ti ndrronte targat e Serbise,,kartmonedhen e Serbise,bankat e Serbise,muret e Serbise,Horrat e Serbise. Rregjistrin do tja shkruante Fasllici.
    Po se nuk i ngjan Berishes dhe TE PANGOPURIT,kjo i mundon shkjete e Shqiprise.
    Prandaj EDHE KURTI KA FAJ.
    albin Kurti o vella,te ka rene nje barre e rende,.Bota as do te shikoje,as do te degjoje qe Kosova ka qene dhe eshte Atdheu shqiptareve,ashtu si nuk donte ta shihte Camerine shqiptare.
    Ky Edi Rama na thote,qe ju shqiptaret jetoni ne shekujt e skllaverise,pse nuk ja shisni token Serbise,.
    Sepse shitja e Atdheut eshte dicka Moderne,Pariziene,Bruxeljane,,Eshte nje Mix-Track me kontrast ngjyrash si brekushet e zeza me atletet e bardha.
    Deren kokes Albin,.Deren Kokes Hajdutit te pangopur.Me mire I VETEM,se me xhambazin Atdheshites mbi shpine.

    Reply
  • Detari says:
    August 30, 2024 at 7:30 am

    te tjeret jane nje fe, nje komb.

    Reply
  • Tori says:
    August 30, 2024 at 7:34 am

    Vetem saliut ja ngre tel,albini,😂😂😂

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 30, 2024 at 7:53 am

    VO:
    -Kur A.Kurti është kundër SHBA+BE dhe E.Rama është me SHBA,BE..athere kush e ka fain..??
    -Kur SHBA+BE jan për krijimin e ASOSACIONIT dhe E.Rama është me Ata dhe A.Kurti është kundër të gjithve..Athere kush është faitori..??
    -Kur A.Kurti krijon P/VV në Shqipëri për të rrëzuar E.Ramën nga pushteti..athere kush është faitori..?
    -Kur A.Kurti është në një mëndje me Sb(non grata),Im në Tiranë kundër SHBA+BE dhe E.Rama është pro nd/kombëtarve..Athere kush faitori..??
    -Kur E.Rama shkon në Kosovë & A.Kurti FSHIHET..për të mos e takuar..kush e ka fain.?
    -Kur E.Rama i thot..mos u merr me Sërbinë(Viçiçin) por zbato SHBA+BE..& Ato të merren me Sirinë….dhe A.Kurti e quan tradhëtar..kush është faitori..!?
    -Kur A.Kurti ndërhyn në Maqedoni V & M.Zi për zgjedhjet..athere A.Kurti çfar kërkon..? A mos Don të bëhet KM Shqipërisë së MADHE..??
    -Kur A Kurti është kundër gjithë Botës demokratike & E.Rama është pro tyre..Athere kush është faitori..!
    -A do ishte rrëzuar nga detyra KM A.Kurti nënse do të kishte OPOZITË ALTERNATIVE..??
    -Pse A Kurti e Sb,Im nuk kan shkuar në HAGË për të takuar A.Thaçin me shokë si udhëheqs të UÇK.?
    -Po Ish Oresidenti B.Clinton kur erdhi në Tiranë dhe i quajti veprimet e A.Kurtin MARRZI..çfar tregoi..?
    -Mblidhi mëndjen: ALBIN & ALBINIST.NUK I HAPET LUFTË AMERIKËS QË TË ÇLIROI & TË BËRI SHTET.. SI SALIU I KORRUPTUARI MADH,MINUES I DEMOKRACISË,SHPËRFILLËS I DREJTËSISL..!!

    Reply
    • prroji fshatit says:
      August 30, 2024 at 11:46 am

      Po te mos kishte nderhyre fort Edi Rama te bisedonte me Sekretarin Blinken, Kosova sot do ishte abandonuar, por Edi ka marre persiper bashke me Presidenten Vjosa Osmani te ndryshoje qeverine ne zgjedhjet e Shkurtit.
      Albini merr valixhen ne Danimarke, apo Finlande ku ka familjen.
      Jam kurioz te di, cfare fotoje ve perpara Kurti ne darke kur i bie me dore?
      Une kam pas vene Klaudia Shiffer, ky mund te kete Bernabicen, se po ta shikosh edhe ngjajne shume.

      Reply
  • Artan says:
    August 30, 2024 at 7:53 am

    Po Al-Binit,ia ngre Saliu valle?

    Reply
  • Artan says:
    August 30, 2024 at 7:55 am

    Al-Binit më duket se nuk po ia ngre as Vjollca më duket, le më Saliu .

    Reply
  • Tellalli says:
    August 30, 2024 at 8:52 am

    Epo , tu krimbtë varri sa më parë o demo , ç’të të them tjetër ? Po pse more zagar , nuk i bën një analizë me gjakftohtësi dhe pa anësi marrëdhënieve Rama-Kurti ? Po pse more rrezil ke gjithmonë maninë për të sharë e denigruar kryeministrin e vendit tënd dhe elozhuar një kukull mendjemadh e kokëbosh , që e bëri Kosovën armike me gjithë botën , me atë botë që i dha lirinë ? A e ke vënë re , ftohjen , gati armiqësi të Kosovës me Shqipërinë , që pretendojnë që janë komb më vete , që Shqipëria i paska zili , që shqiptarët janë agjentë të Sërbisë etj . Pse nuk ekzistonin para Kurtit këto marrëzira , por lindën e u trashën vitet e fundit ? Po si kujton ti demo , i plasi bytha Ramës dhe presidentit shqiptar , që nuk i hap telefonin një kokë loqe si Kurti , që qeveris një krahinë , e cila mbrohet nga forcat e NATOS ? Po kush është ky pordhac e idiot , që të detyroka ty , të shash rrënjë më rrënjë kryeministrin e vendit tënd dhe të ngresh lart një burokrat e karrierist të sëmurë , si Kurti ? Ka filluar të të lerë mëndja , o demo . Perëndia , përpara se të të marë , të mer më parë mendjen.

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2024 at 10:40 am

    Te mbeshtese Kosoven dhe Albin Kurtin qe po ben shtet,
    Te mbeshtese Kosoven qe sot e 200 vjet po sakrifikon,se lidhja Prizrenit nuk u formua te Ura Lanes dhe beteja Kacanikut nuk u be TE RRAPI NE MASHKULLORE.
    Trocki nuk shkroi Bubullimat e Shkembit Kavajes,por Gjemat e popullsise Kosoves.
    Bota moderne u trondit nga masakra Racakut,jo nga traplleqet e Azem Hajdarit.
    Te gjitha keto i ka pesuar popullsia Kosoves.
    Te mbeshtese Kosoven Deliranti e mos shese pordhe Strategjike,se e dijme sa i vlen lekura.
    Kur te kalohet Ura e Ibrit or Tellall dhe Kosova te behet pjese e BE pa Associacione,do te kete lavdi edhe per Edi Ramen.
    Kryeminister i Shqiprise eshte Edi Rama.
    Kapiten i Kombetares shqiptare eshte E.Hysa.Por si ti lyeje floket me xhel,si pa xhel NE E DIJME KUSH JANE SHPIRTI KOMBETARES.

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2024 at 10:41 am

    Te mbeshtese Kosoven dhe Albin Kurtin qe po ben shtet,
    Te mbeshtese Kosoven qe sot e 200 vjet po sakrifikon,se lidhja Prizrenit nuk u formua te Ura Lanes dhe beteja Kacanikut nuk u be TE RRAPI NE MASHKULLORE.
    Trocki nuk shkroi Bubullimat e Shkembit Kavajes,por Gjemat e popullsise Kosoves.
    Bota moderne u trondit nga masakra Racakut,jo nga traplleqet e Azem Hajdarit.
    Te gjitha keto i ka pesuar popullsia Kosoves.
    Te mbeshtese Kosoven Deliranti e mos shese pordhe Strategjike,se e dijme sa i vlen lekura.
    Kur te kalohet Ura e Ibrit or Tellall dhe Kosova te behet pjese e BE pa Associacione,do te kete lavdi edhe per Edi Ramen.
    Kryeminister i Shqiprise eshte Edi Rama.
    Kapiten i Kombetares shqiptare eshte E.Hysa.Por si ti lyeje floket me xhel,si pa xhel NE E DIJME KUSH JANE SHPIRTI KOMBETARES..

    Reply
  • katarakti says:
    August 30, 2024 at 11:16 am

    Duhet kuptuar se përse nuk komunikojnë Rama me Kurtin. Kurti ndjek një politikë nacionaliste, Rama një politikë mondialiste, ku nacionalizmi nuk ka vend. Prishja me njëri tjetrin filloi me “Ballkanin e Hapur”. Për të cilin nuk ishin dakort as Kosova, as Maqedonia dhe as Bosnja. Po ashtu as Gjermania që mbështeste procesin e Berlinit. Por Rama nuk dëgjonte nga ai vesh. Atij i duket edhe sot sikur është komshi me Serbinë! Rama, po ashtu rend gjithmonë pas ndërkombëtarëve, duke i fryrë burive kundër Kurtit, qoftë kur ai bojkoton mallrat serbe, kur ndalon targat serbe etj etj. Sidomos Rama po tregohet mbështetës i madh i kërkesës serbe për asosacionin, që i shpall serbët e Kosovës të pavarur nga Prishtina! Shumëkush këtu shkruan se Kurti duhet tu bindet kërkesave të atyre që e çliruan Kosovën! Duhet pasur parasysh se përveç anës humanitare dhe së drejtës, Perëndimi dhe Amerika, patën synimet e tyre kur sulmuan Serbinë e udhëhequr nga një nacional-socialist i tërbuar si Millosheviçi, i cili për më shumë gruan e tij, e kishte kryetare të Partisë Komuniste jugosllave! Serbët i merituan bombat për krimet e kryera në Srebrenicë dhe Kosovë. Por sot, 25 vjet më pas, politika ka ndryshuar. Serbia ka rigjetur miqtë e dikurshëm dhe ështê rikthyer si shteti kyç në Ballkanin Perëndimor. Prandaj unë mendoj se Kosova në plan afatgjatë e ka të humbur betejën. Serbia do të rifusë trupat në Kosovë sapo të gjejë momentin e përshtatshëm. Dhe atëhere Kosova do ndahet më dysh, ose do mbetet pa 4 komunat në veri të Mitrovicës. Albini ka të drejtë. Ai është njeri i ndershëm, i pakorruptueshëm, burrë shteti, patriot dhe nacionalist. Por koha po punon kundër Kosovës. Prandaj duhet menduar me gjakftohtësi. A nuk do të ishte më mirë që katër komunat serbe në veri të Mitrovicës, (pa Ujmanin dhe Trepçen) t’i bashkangjiteshin Serbisë dhe Kosova të fitonte psh Preshevën?! Por kam frikë se sot Serbia nuk do ta pranojë një shkëmbim të tillë. Për mua ajo po përgatitet të ripushtojë të paktën gjysmën e Kosovës, aty ku gjenden edhe komunat dhe manastiret serbe. Nuk thonë kot: Më mirë mut, se i vogël.

    Reply
  • return of the saint says:
    August 30, 2024 at 1:07 pm

    Mos mbillni armiqesora kot Shqiperia dhe shqiptaret ne te gjitha anet e kufirit jane nje nuk I percan dot asnje provokator vendi eshte nen influencen amerikane cfaredo qe te beni nuk e ndryshoni dot fatin e Shqiperise dhe shqiptareve

    Reply
  • Nik says:
    August 30, 2024 at 2:51 pm

    Ky Fevzi Zeza është një prototip i njëjtë me ata që përshkruante i madhi Faik Konica këtu e njëqind vjet më parë në gazetën e famshme “Albania”, tipat “rronxhobonxho” dhe “levantinë”! Ky “opinionist” apo haleist i “madh” që u çan dërrasat njerzve me ato “opinionet” shterpë dhe komplet boshe thotë se konflikti : “Ramoviç -Kurti”, është “thjeshtë për inat”!!! Nuk sheh asnjë arsye parimore ne atë konflikt ky haleist! Ky dhe Baton Stanishiqi janë njëlloj “rronxhobonxho” që çdo gjë në këtë jetë e bëjnë thjeshtë për para! Nuk ngopen kurrë këto shushunja! Fevzi Zeza dhe Baton Stanishiqi shesin dha atërit e tyre për para!

    Reply
  • Tellalli says:
    August 30, 2024 at 3:52 pm

    More demo , more plak matuf , po çlidhje ka Kurti me Lidhjen e Prizrenit , me masakrën e Reçakut , me betejën e Kaçanikut ?! Kurti , aq atdhetar është , sa nuk përmënd as edhe një herë UÇK-në dhe luftëtarët e saj , ti na shpije 200 vjet larg me ngjarje që Kurti as që ja ka idenë . Ti thua që Kosova do të bëhet pjesë e BE-së ??!! Seriozisht e ke , o plaku Mere (demo desha të them) ? Kur Kosova të ketë hyrë në BE , jo ti që do të jesh bërë baltë , po as fëmijët e tu nuk do të jenë në këtë botë . Sa karë që je o demo , po Kosova akoma nuk është shtet , a derëzi , nuk është antare e OKB-së dhe e asnjë organizate ndërkombëtare , ti përmënd BE-në . Të kam thënë edhe një herë tjetër , demo : Në betejën e Borodinos , në prezencë të Napoleon Bonopartit , një grup ushtarësh , për t’i bërë qefin Perandorit , nuk kaluan në bregun tjetër nëpër urë si gjithë ushtria , por u hodhen në lumë për t’a bërë me not . U mbytën gjysmit .Bonoparti rrudhi buzët dhe tha ” perëndia , më parë të merr mendjen, pastaj të merr të gjithin” . Edhe ty , o demo, më parë po të merr mendjen dhe së shpejti…….të gjithin .

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2024 at 7:38 pm

    Tradhtari nuk ka nder,sado i pasur dhe finok te kete qene.
    Esad pasha vdiq i pasur i nderuar nga serbet dhe Francezet,i varrosur mes deshmoreve serbe,poor poor edhe keta kur kane keq,kur i vjen shpirti maje te hundes tradhetaret e tyre i therrasin:Esad Pasha,,sic therrisnin malazezet Dritan Abazovicin.
    Edi Rama sot eshte i nderuar mes serbeve dhe francezeve,por sado i pasur qe te vdese,,neser keta tradhtaret e tyre do ti quajne:Edi Rama.

    Reply
  • Tellalli says:
    August 30, 2024 at 9:14 pm

    Ore demo , po çlidhje ka ky komenti yt me ato që kam shkruar unë më sipër ? Epo , ti qënke ftohur nga të gjitha , a derëzi , e kotë të replikojmë .

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2024 at 3:01 am

    Aleanca Shkjau i Lanes,Vucic,Makaroni ka bere fakt te kryer Associacionet ne Kosove.
    Krahas Nderhyrjes se shtetit te Kosoves per Prishjen e tyre,,Albin Kurti te shpalle Sot Mosnjohjen e Associacionebe ne truall te Kosoves,TE PAPAJTUESHME ME KUSHTETUTEN E KOSOVES.
    Le te behet c`te behet.Dy duar per nje koke,po edhe tradhtari Edi Rama ne arroplan do rrije,se nuk i shkelin me kembet ne toke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?