Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti
AktualitetBote

Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai gjatë vizitës në Izrael më 9 janar tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.

Ai tha se ishte “i qartë” se palestinezët duhet t’iu mundësohet të kthehen në shtëpitë e tyre “sapo të krijohen kushtet”, duke shtuar se SHBA-ja refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar.

Përderisa Blinken vizitoi Izraelin, ushtria e këtij shteti vazhdoi me ofensivën e saj në Gazë, përfshirë edhe kryerjen e bombardimeve të ashpra në territorin me 2.3 milionë banorë.

- Publicitet -

Lufta u nxit pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Blinken tha se ka marrë premtim nga katër shtetet arabe dhe Turqia që do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pas luftës. Por, këto shtete dëshirojnë që luftimet të ndalen në Gazë dhe të ndërmerren hapa konkretë për krijimin eventual të një shteti palestinez, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të lejojë që të ndodhë.

“Izraeli duhet të ndalet së ndërmarri hapa që minojnë aftësinë e palestinezëve që të qeverisin me veten në mënyrë efektive”, tha Blinken gjatë një konference për media të martën, pasi u takua me liderët izraelitë.

“Izraeli duhet të jetë një partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët kanë vullnet të udhëheqin popullin e tyre dhe të jetojnë krah për krah në paqe me të”, shtoi ai.

Sipas kryediplomatit amerikan, dhuna e kolonëve, zgjerimi i vendbanimeve, shembjet e shtëpive dhe dëbimet e palestinezëve nga shtëpitë e tyre “e bëjnë më të vështirë, jo më lehtë, për Izraelin që të arrijë paqe të qëndrueshme dhe siguri”.

Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore, ajrore dhe detare në Gazë duke vrarë mbi 23.000 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?