Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bojkoti i pedagogëve, pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bojkoti i pedagogëve, pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës
AktualitetKronike

Bojkoti i pedagogëve, pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, ka njoftuar vendimin për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha universitetet e Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët që prej tetë ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin e protestës. Sipas tij, bojkoti nis sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Sindikata argumenton se ky vendim vjen si reagim ndaj mënyrës se si janë trajtuar kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë për arsimin, shëndetësinë dhe llogaridhënien e institucioneve.

- Publicitet -

Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës janë ndalimi i dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, hetimi i përdorimit të forcës nga policia dhe vendosja përpara përgjegjësisë e personave që kanë ushtruar apo urdhëruar dhunë. Gjithashtu, kërkohet trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz për të gjithë të rinjtë e ndaluar gjatë protestave.

Kovaçi u bëri thirrje edhe rektorëve të universiteteve që të respektojnë vendimin për bojkot dhe të mos ndërmarrin masa ndaj pedagogëve që zgjedhin t’u bashkohen protestave.

Në përfundim, kreu i Sindikatës ritheksoi se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe refuzojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët. Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.

Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një menim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.
Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se prej nëntë ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesa për arsim, shëndetësi dhe llogaridhënie, të cilat janë përshkallëzuar në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse për shpërndarjen e tyre. Përplasje janë regjistruar përpara Kryeministrisë, te Ministria e Arsimit, në Sheshin Skënderbej dhe në disa rrugë të kryeqytetit.

Lëvizjes studentore i janë bashkuar edhe pedagogët, ndërsa Sindikata e tyre ka shpallur bojkot të mësimit në të gjitha universitetet e vendit, deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog, e cila është refuzuar nga studentët dhe pedagogët. Sot, në ditën e nëntë të protestave, studentët dhe pedagogët vijojnë mobilizimin, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Përgënjeshtrohen pretendimet për shpërblimet te RENEA: Çdo efektiv i angazhuar në terren do të trajtohet sipas VKM-së
  • Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, Rusia liron amerikanin e burgosur
  • Protestat, Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë
  • Bojkoti i pedagogëve, pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës
  • “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Komentet e Fundit

  1. Moment Serioz on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  2. Fjalë me vend on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  3. Toni on Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, është dyfishuar gjashtë vitet e fundit
  4. Phoenix on SHIFRAT: Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
  5. Protestues me zemer e me trup on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?