Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur Bordi i Paqes e nis aktivitetin me një akt lufte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kur Bordi i Paqes e nis aktivitetin me një akt lufte
Kryesoreopinion

Kur Bordi i Paqes e nis aktivitetin me një akt lufte

Published: March 3, 2026
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Vetëm 12 ditë më parë bota u njoh me një panel burrash e grash që kërkonin vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump në fotot familjare në Uashington. Ishte Bordi i Paqes që i paraqitej me pompozitet botës, teksa pas perdeve Amerika dhe Izraeli përgatiteshin për luftë. Kanë kaluar vetëm 12 ditë nga ai moment por duket si një përjetësi.

Duket gjithashtu si një ironi therëse fakti që një president që themelon një OKB paralele “për të zgjidhur konfliktet”, që ka garuar në zgjedhjet e fundit presidenciale me devizën “Presidenti i Paqes” dhe që kërkon nga mëngjesi në darkë çmimin Nobel për paqen, të ndodhet sot në krye të një sulmi të armatosur të kësaj shkalle, me pasoja thellësisht të rrezikshme për të gjithë globin. Bordi i Paqes e nisi aktivitetin me një akt lufte!

- Publicitet -

Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka prodhuar një zinxhir ngjarjesh që kanë potencialin ta fusin në një tunel të errët paqen botërore. Kanë mjaftuar tre ditë luftime që të kuptohet se teatri i konfliktit mund të kapë kufinjtë e Evropës, pasi ka përfshirë brenda vetes të gjithë Lindjen e mesme, gadishullin arabik dhe zonën rreth tij.

Lufta ka mbyllur ngushticën e Hormuzit ku kalon 20% e naftës dhe gazit natyror në shkallë globale teksa çmimet e naftës e gazit po ngrihen frikshëm. Ajo ka futur në rrezen e saj të përgjakshme gjashtë monarkitë e Gjirit Persik të njohura si një mjedis i stabilizuar që ka qëndruar larg konflikteve e luftrave. Dronët mbi Dubai dhe Doha kanë shokuar opinionin botëror, pasi vetë qëllimi i sulmeve iraniane mbi to ishte pikërisht i tillë.

Të krijojnë habi dhe tmerr në monarkitë e luksit ku “asnjëherë nuk ndodh asgjë e keqe”.

Është e qartë se lufta që SHBA dhe Izraeli shpallën kundër Iranit nuk është një pasojë e ndonjë urgjence që lidhet me programin bërthamor të këtij vendi. Prej 40 vitesh Izraeli pretendon se “Irani është një javë larg bombës bërthamore”.

Ky inkursion është qartazi një tentativë për të ndryshuar regjimin teokratik dhe brutal të ajetollahëve. Por pa pasur një plan B nën tryezë. Presidenti Trump po pyetet në mënyrë të përsëritur nga mediat amerikane se cili është hapi tjetër pas rrëzimit të regjimit aktual në Iran, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë se çfarë amerikanët dhe izraelitët mendojnë të bëjnë pasi të kenë rrëzuar regjimin.

Me kusht që ta rrëzojnë, kuptohet. Pasi orët e para të luftës i ngjajnë një loje shahu ku palët po masin forcat, po mundohen të ruajnë rezervat dhe kartat që kanë nën mëngë. Mbrojtja ajrore izraelite po fillon të ndjejë peshën e raketave e dronëve iranianë, ndërkohë që avionët amerikanë e kanë sërish të lehtë të penetrojnë në hapësirën ajrore iraniene.

Dihej që të sulmosh një vend me 92 milion banorë nuk është si të sulmosh Libanin apo Sirinë. Dihet gjithashtu fuqia ushtarake që Irani disponon, sidomos në stokun e madh të raketave të të gjithë përmasave dhe me rreze veprimi të tillë sa kanë futur në mendime edhe jugun e Evropës përfshirë Shqipërinë e vogël megjithë bazën e opozitës iranine MEK në Manzë.

Shqipëria ndodhet në periferinë e këtij konflikti gjigand, por për arsye specifike ajo nuk ndjehet totalisht e imunizuar dhe e paprekshme nga risqet luftës. Frika që shprehte deputetja e opozitës nga Manza për mundësitë e një goditjeje të kampit të opozitës iraniane që ndodhet aty prej më shumë se një dekade, është pasqyra e pasigurisë që ka mbjellë një konflikt i cili gjeografikisht po konsumohet shumë larg kufinjve tanë shtetërorë.

Nuk ndihmon në këtë aspekt as qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar në këto orë. Pasi kemi dhënë të gjithë ndihmën tonë modeste duke strehuar kundërshtarët e regjimit iranian vite më parë, ne si shtet kemi mbajtur edhe politikisht, edhe verbalisht pozicione të ashpra ndaj Teheranit.

Përzumë ambasadën e tyre në Tiranë në vitin 2022 pas ndërprerjes së marrëdhënieve dypalëshe, u kthyem në një shënjestër masive sulmesh elektronike nga hakerat iranianë të cilët bllokuan sistemet tona digjitale duke nxjerrë në shesh rrogat, adresat e targat e shqiptarëve të thjeshtë.

Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim më shumë amerikan e izraelit ndaj Iranit, sesa një pozicion evropian. Edhe këto orë, ndërkohë që Evropa shpejtoi të deklarojë se nuk do të përfshihet në konflikt, deklaratat zyrtare të Tiranës ishin edhe një herë tjetër më të ashprat.

Mbetet të shihet çfarë do të prodhojë kjo politikë e avancuar dhe e shkujdesur ndaj një konflikti i cili nuk është i yni dhe që nuk na përket si shtet.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në Bordin e Paqes dhe vizita e tij në Tel Aviv po vijojnë të pasohen me një qëndrim të ashpër ndaj ngjarjeve në Iran, megjithëse brenda vetë Amerikës dhe Izraelit një pjesë e madhe opinionit publik mendon se kjo luftë bëhet për të devijuar vëmendjen nga dosjet Epstein që lidhen me presidentin Trump dhe akuzat për korrupsion që lidhen me kryeministrin Netanjahu.

Konflikti aktual ka më shumë se një hije dyshimi mbi qëllimet strategjike dhe shkaqet reale. SHBA dhe Izraeli nuk e pranojnë se po e sulmojnë Iranin me qëllim që të ndryshojnë regjimin aty por thjesht për të ndalur avancimin e programit bërthamor iranian drejt bombës atomike. Megjithatë pas perdes nukleare duket se qëllimi real i dy aleatëve ushtarakë në fjalë është ndërrimi i regjimit të ajotollahëve me një qeveri që t’i përshtatet interesave amerikano-izraelite.

E paqartë sesi kjo mund të ndodhë duke goditur një perandori 2500 vjeçare që është sa gjysma e Evropës nga ajri dhe pa trupa tokësore. Edhe me e paqartë sesi mund të pretendosh se po godet një program bërthamor vetëm tetë muaj pasi i the gjithë botës se bomba atomike iraniane “ishte varrosur një herë e mirë” nën thellësitë e tuneleve të goditura nga predhat amerikane gjatë luftës 12 ditëshe.

Në të kundërt ajo që mbetet e qartë është bota ka hyrë në një turbullirë skajshëm të rrezikshme dhe pa krye, ku ata që sulmojnë nuk dinë çfarë duan të bëjnë të nesërmen e fitores kurse ata që mbrohen shpërfillin vuajtet e popullit të tyre për të ruajtur teokracinë e kalbur e të përgjakshme 40 vjeçare.

Botuar në JAVA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 3, 2026 at 5:27 pm

    Me mire von se kurre!
    Po mer kthesen te kthehesh ne origine o Skender:
    Nga bytheLepires 35 Vjet KARagjoz ,tashme si ish ytATE- Minxhos!
    EDvin Sali Rama Kane qene Jane e do te mbeten ne histori si DY antishqiptaret me te mdhenj ne sherbim te Tere agjenturave perfshiSerbi eGreqi!

    Reply
  • Ela says:
    March 3, 2026 at 5:28 pm

    Lepiresit e bithes se hajvanit

    Reply
  • Claus says:
    March 3, 2026 at 6:34 pm

    Pa shih, pa shih, na dolen si minjte para termetit minxhozet dhe batonet, keta qelepirxhinj te sociopatit Edi Rama qe jo shume larg por para 1 jave na ngriten elozhe dhe laudacio qe “duhet te jemi krenar qe sociopati po firmos tek Bordi i Paqes duke e ngritur Shqiperine ne vendin qe i takon” dhe te tjera brockulla si keto!!!

    Nuk thone asnje fjale qe Izraeli dhe USA po bejne nje lufte ne kundrshtim me cdo te drejte nderkombetare jo vetem pa mandat te OKB por as me mandat te Kongresit amerikan ku po vrasin nxenes dhe femije pa marre parasysh eliminimin e udheheqjes se nje vendi sovran. Eshte si eshte ajo udheheqje nuk mund dhe nuk lehohet te goditen ne mes te dites a te nates nga nje shtet tjeter. Sot u be varrimi i 160 nxeneseve vajza te vrara qe diten e pare te bombardimeve.
    550 iraniane te tjere jane vrare. Cfare jane ata tabela qitjeje prej kompesate?

    Tani na “hapen syte” mediat perendimore se Irani na paska nje shoqeri funksionale dhe te konsoliduar ku 60 % jane femra qe studiojne ne Universitete! Ku na paska qene ai denigrim dhe persekutim i femrave ku 60 % studiojne ne universitete? Apo se na disa na mbakan shami ne koke? Ndersa ato qe nuk mbakan dhe duan make-up me botox dhe pa botox ato luftuakan per demokraci dhe shoqeri te hapur.
    Se perse nuk ka kryengritje popullore kunder regjimit te Khameinit?

    Nuk i paskan bere mire llogarite ata injorante te administrates amerikane, ata qe zor se kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, kundrejt atyre qe bejne politike ne Tel-Aviv qe diten ti perdorin ata qe ulen ne tavolinen ovale dhe ti fusin ne ne nje lufte ku zor se do te kete te fituar, se dinakerine e tyre me doza te larta inteligjence e kane ne ADN e tyre te ngjizur shekuj me radhe.

    Eshte vone Minxhozi tani, eshte vone dhe per ate koketrashin Baton te na ndriconi mendjet. Ju njohim, dhe nuk harrojme se cfare keni thene. Shihet qe qiriri i sociopatit po mbaron dhe ju nuk doni te lini veten t`ju marre me vete.

    Reply
  • Mollosi says:
    March 4, 2026 at 4:26 pm

    Bota do te jete shume me e sigurte kur regjimi i ajatollaheve te bjerë!

    Reply
  • vlonjat says:
    March 4, 2026 at 6:00 pm

    O Claus, te dhjefshma emrin, kur do i japesh ti mendje S. MInxhozit..

    Reply
    • kokpalari i llakatundit says:
      March 5, 2026 at 7:45 am

      Ja dhe një lab gjysëm opinge. Kokërr analfabeti. Mirë që s’thotë asgjë prej gjëje, por edhe një resht nuk di ta shkruajë pa gabime. Janë çuar këmbët t’i bien kokës.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?