Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bordi rrit me 6 lekë/litër çmimin e naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bordi rrit me 6 lekë/litër çmimin e naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina
EkonomiKryesore

Bordi rrit me 6 lekë/litër çmimin e naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Bordi rrit me 6 lekë/litër çminin e naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina

Njoftimi i plotë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

- Publicitet -

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke  synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.

Në këtë kuadër Bordi thekson se:

i. Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të  agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut.  Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin.

ii.Nga Vendimi i fundit i Bordit Nr. 45, Prot, datë  11.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të  agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:

Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm   +29 USD/ton; Gazoili 10ppm   +42 USD/ton

Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm   + 6 USD/ton; Gazoili  10ppm   + 66 USD/ton

Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm    – 5 USD/ton; Gazoili  10ppm   + 41 USD/ton

Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm    -20 USD/ton; Gazoili  10ppm   +40 USD/ton

iii. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.

Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 17, 2022 at 5:50 pm

    Ne bursat nderkombetare nafta per nje barrile ka rene ne pikjate, tek ne cmimi i saj i rritet.
    Kete e shpall “Bordi i Hajduteve”

    Reply
  • Nuk kam share ndonjehere por keta te nxjerrin nga vetja me pahir says:
    August 17, 2022 at 9:56 pm

    Robt ku ti kete bordi ju befte cdo qindarke dhjame.
    Mos pafshin oiken e hajrit!

    Reply
  • !!? says:
    August 18, 2022 at 6:04 am

    Bordin e hajdutëve nuk e pyet njeri, çmimet e karburanteve nuk varen fare nga bursat ndërkombëtare sepse pompat e karburanteve nuk janë lidhur me bursat ndërkombëtare, shesin karburantet që janë importuar rrezik para 4 vjetësh ose që është futur kontrabandë me “peshkarexha” 2000-3000 tonëshe.

    Çmimet vetëm ngrihen kur i ngrihet termometri Edi Ramës që i ngrihet kur shtohen afshet e epsheve të kusarive të marrosura të tij dhe mund ti qetsohen afshet vetëm duke i rrasur sa më thellë popullit ngritjen kriminale spekullative të çmimeve me pretekst luftën.

    Njerëz, ngritja tej kufijve të çmëndurisë së çmimeve ka vetëm një shkak, marrëzin e kusarit Edi Rama, një përbindësh me surrat njeriu që nuk ka as mëshirë , as zëmër , as moral, as keq ardhje për njerzit por kënaqet që po u rjep lëkurën më keq se Mehmeti II, stërgjyshi i vllaut Erdogan që kënaqesh dhe kalonte në orgazëm kur jeniçerët e tij u ripnin para tij lëkurën së gjalli mijra robërve mbas pushtimit të Kostandinopojës, madje

    ky vampir komb ngrënës është më përbindësh se sulltani që u ripte lëkurën armiqëve të tij, ky kobzi njeri i rjep lëkurën jetsore kombit të tij, paratë e djersës dhe mundit të tyre me hanxharin e taksave, PPP, konçensioneve dhe hanxharin e fundit më makabër të ngritjes së taksave me piksynim të qart që

    të ketë pasurin e miljardave që në 2030, deputetët patronazhistë të kuvëndit ta shpallin emir të bagladeshasve që do të poullojnë Dubain e Europës, mbasi ky antishqiptar horror të përzer sikurse po përze edhe shqiptarin e fundit të ndershëm që nuk pranon të vjeth as të vidhet nga kusari Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës
  • Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?