Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EKSTRADIMI: “Më vrasin po më kthyet në Turqi”, i riu që akuzohet për 2 miliardë dollarë mashtrime, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EKSTRADIMI: “Më vrasin po më kthyet në Turqi”, i riu që akuzohet për 2 miliardë dollarë mashtrime, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
KronikeKryesore

EKSTRADIMI: “Më vrasin po më kthyet në Turqi”, i riu që akuzohet për 2 miliardë dollarë mashtrime, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Teksa ndodhet në pritje të ekstradimit të tij drejt Turqisë, sipas një vendimi të Apelit të Durrësit, bosi turk i kriptomonedhës së falimentuar “Thodex”, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ai këmbëngul se nëse dërgohet në vendin e tij, i rrezikohet jeta nga shteti. Rekursi konfirmohet nga avokati i  tij, Faruk Fatih Ozer. Nuk dihet nëse ekstradimi do kryhet në këto rrethana, apo do pritet për vendimin e shkallës së tretë.

Pasi u shty disa herë seanca, Apeli i Durrësit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimin e tij. Ai akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat ndaj shumë shtetasve turq, me një dëm ekonomik që është vlerësuar deri në 2 miliardë dollarë, sipas autoriteteve turke.

- Publicitet -

Vetë Ozer e ka mohuar, duke pranuar se bëhet fjalë për jo më shumë se 20 milionë euro, nga të cilat pjesën më të madhe e ka shlyer dhe të tjerat i ka në proces, – thotë avokati i tij.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021, akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë, ngriti një skemë ku janë përfshirë rreth 400 mijë persona që investuan.

Platforma e tij, tashmë është mbyllur dhe autoritetet turke i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë “Thodex”. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete edhe një server, ku mbante 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash.

Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit, me akuzën e mashtrimit.

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozer dhe dy shqiptarë që e shoqëronin. Jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe një resorti luksoz në Palasë të Vlorës.

Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e rivierës shqiptare gjatë vitit 2022, duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.

Ai është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e rezortit në Palasë.

Bashkë me 28-vjeçarin u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij, të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?