Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor
KryesoreLajmi i funditopinion

Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor

Published: June 25, 2026
Shpërndaje

Nga Nebi Bardhoshi

Në mbledhjen e fundit që Rama zhvilloi me grupin parlamentar të PS-së, theksoi tri gjëra, të cilat ndërlidhen në një. Nënvizoi se i gjithë reagimi popullor erdhi nga bota trilluese e algoritmit. Pastaj tha se njerëzit që po reagojnë janë të shkëputur nga realiteti, sepse janë të manipuluar, po nga algoritmi. Kjo është vazhdim i tezës së populli nuk di të mendojë në mënyrë kritike, por manipulohet lehtë. E në fund [këtu është përsëritës], tha se ata që akuzojnë, duhet të provojnë.

Ideja se algoritmi po e mund realitetin e përditshëm është në fakt e kundërta. Kur algoritmi filloi të shfaqë të vërtetën, kjo ndodhi kur shoqëria iu kthye vetvetes dhe doli publikisht kundër asaj që po bënte regjimi i Ramës prej kohësh. Kjo është thënë, edhe më shkoqur, nga shumë specialistë të medias. Por, ajo që kërkoj të shtyj më tej në analizë, është se si Rama po kërkon t’i kthejë njerëzit në realitetin e trilluar prej tij, dhe këtë po e quaj Realiteti Rama.

- Publicitet -

Pra, realiteti që kërkon të rikthejë Rama është ai që kishte prodhuar si një realitet të sajuar. Si kërkon ta ribëjë këtë realitet?

Për të kthyer realitetin e vet, Rama ka një industri që punon për të. Kjo industri ka gazetarë të paguar me mbi 20 mijë euro në muaj. Ka media të cilat janë të përfshira direkt në industrinë e ndërtimit. Ka një rrjet të jashtëzakonshëm patronazhistësh. Ka dhe kompani ndërkombëtare, të cilat janë të njohura si specialiste të prodhimit mjeshtëror të fake news, intimidimit dhe sidomos të politikës së prodhimit të armikut ideal për tu mundur.

Në këtë fjalim, Rama i garantoi kësaj makinerie se ai nuk do të japë dorëheqje. Por më shumë akoma, u tregoi se po u fundosa unë, do t’ju marr me vete.

Si pjesë e strategjisë për t’u kthyer te Realiteti i Ramës, është dhe teza që kush akuzon duhet të provojë. Për këtë si shembull solli të drejtën romake. Në të drejtën romake, historia është më komplekse e s’po hyjmë ta emancipojmë Ramën në këtë aspekt. Por t’i rrimë sikur kjo të ishte një e vërtetë. Për të mjaftuar dorëheqja e Ramës, do të mjaftonin ato që vetë Rama ka thënë.

Çfarë konkretisht?

Që është lejuar gardhimi i një zone të mbrojtur pa projekt. Që janë lejuar makineri të rënda në një zonë të mbrojtur, të cilat kanë dëmtuar jo pak mjedisin tashmë. Për të dhënë llogari për ndryshimin e hartës së zonave të mbrojtura, që fakton se kjo është bërë me qëllim favorizimin e investitorëve strategjikë. Për vetë faktin se janë bërë ligje për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, që në fakt kanë rezultuar ligje me porosi. E meqë jemi te e drejta, kushdo që bën ligje me porosi, ka shkelur Kushtetutën dhe frymën e shtetit të së drejtës, sepse janë shkelur një mori parimesh, por mbi të gjitha natyra e përgjithshme që duhet të kishte ligji.

Ka dhe më. Ka tentuar të manipulojë shoqërinë duke thënë se në zonat e mbrojtura, kategoria 5, lejohet të ndërtohet ashtu siç e sugjeron ai. Kur thotë se njerëzit po e kundërshtojnë këtë sepse ata janë të influencuar nga armiq, dhe armiqtë i shpik vetë, por është i pazoti si kryeministër t’i arrestojë apo ndalojë. Kur tenton të kontrollojë njerëz që dalin në protesta, deri aty sa u zë në gojë se ka parë të dashurat e tyre në protest.

Politikat e fyerjes dhe intimidimit nuk janë për herë të parë, por disi mënyra është e re, pasi Rama kishte evituar gjysmën e strategjisë që punohej prej kohësh nga mjeshtërit e prodhimit të Realitetit Rama.

Një prej strategjive të aplikuara nga Realittei i Ramës është krijimi i një mjedisi mediatik dhe kulture popullore, e cila krijon përshypjen e një shoqërie kulturalisht kitsch, ose të një kulture të cekët e banale popullore. Kjo ka lidhje me strategjinë e krijimit të imazhit se shoqëria shqiptare është më fat se ka një kryeministtër si Rama. Shikoni këto katër ditë se cili është një prej mesazheve kryesore që “agjentët” e Realitetit të Ramës kërkojnë të promovojnë: s’ka për të ardhur lider si Rama. Rama ka patur një vizion për këtë shoqëri.

Pra, i gjithë abuzivizimi i pushtetit të Ramës kërkohet të paraqitet si një projekt civilizues. Përfshi këtu ndërtimet në bregdet e në Tiranë.

Pjesë e Realitetit të trilluar të Ramës, është edhe prodhimi i figurave publike qesharake. Sidomos pas Covid-19, studiot televizive, portalet e gazetat u mbushën me figura që sajohen si publike. Për të parë mënyrën se si janë prodhuar këto figura, duhet rikthyer në kohë dhe parë se si mediat kryesore të Realitetit Rama i kanë sponsorizuar ato.

Këto figura gjenden kudo. Si analistë, si zëdhënës partie, si figura të artit dhe të kulturës, si studiues të historisë. Funksioni i prodhimit të këtyre figurave ka qenë për të përzier sa më shumë botën e sajuar me botën e fakteve. Lojë të cilën Rama e ka luajtur siç dinë ta luajnë trickster-at mjeshtërorë, por që barrën për ta provuar ua lenë kundërshtarëve të tij. Ndërsa botën e Realitetit të vet, e krijon bazuar tek trillimi.

Në zbatim të funksionit të Realitetit Rama, këto figura cenojnë kufijtë mes së vërtetës dhe fiksionit. Efekti i parë: kushdo që del për të debatuar, do ta nisë mbi parimin e barazisë mes debatuesve – mes qasjes qesharake dhe asaj më akademike. Kështu mendja e audiencës trazohet dhe turbullohet. Jo se audienca s’ka filtra, por se audiencës i kërkohet t’i mbillet ideja se është e kotë të kërkosh të vërtetën dhe të përballesh për të drejtën. Sepse sa më shumë të tillë njerëz me përkrahje popullore ka, aq më pak shpresë ke që në shoqëri ka njerëz që mund të reagojnë seriozisht, siç po ndodh tani.

Cila është tjetra gjysmë që nuk ishte shfaqur më parë, dhe si ndërlidhen?

Rama deri më tash kishte zënë ose thuajse aspak në gojë ekzistencën e armiqve të Shqipërisë. Kurse tani thotë se “ne i njohim mirë ata. Këtu bën përjashtim vetëm Irani, i cili është zënë në gojë si i tillë disa vite më parë, për arsye që dihen. Ndërsa për pjesën tjetër të armiqve, Rama deri në këtë kohë kishte insistuar se është një lider që mohon ekzistencën e armiqve dhe se ata më shumë ishin të sajuar sesa realë. Ndaj merrte shpesh edhe kredite si një lider kozmopolitan.

Por në realitet ndodhte ndryshe.

Në përditshmërinë e pushtetit janë sponsorizuar ide se shoqëria shqiptare ka plot grupe sociale, kulturore e religjioze që janë armiq me njëri-tjetrin dhe me shtetin shqiptar. Për këtë, Realiteti Rama ka përdorur shumë figura publike të shkruajnë, por kryesorët kanë qenë ata që ishin mes botës qesharake dhe realitetit.

Në diskursin e këtyre “analistëve” të rinj e të vjetër, lejohej të futeshin copëza të të vërtetave të cunguara për “armiq” të ndryshëm.

Gjatë Revolucionit Flamingo, Realiteti Rama u trondit më shumë se nga algoritmi apo prania e “armiqve” të jashtëm, nga fakti se si ka mundësi që këto botë, që i kishte portretizuar [dorën në zemër edhe vetëportretizuar shpeshherë] si botë armike mes tyre, tash pranuan të bashkohen kundër Realitetit Rama.

Prandaj, në këto ditë, Realiteti Rama po kërkon të piketojë sa më shumë figura armike brenda realiteteve sociale në Tiranë dhe gjerësisht në botën shqiptare. Këtë përpiqet ta bashkojë me idenë e manipulimit nga algoritmi. Ndërkohë shpreson te lodhja e protestuesve [si tha në anglisht fade away] dhe të mbajë zap partinë dhe ushqejë makinërinë e trillimit të realitetit. Me këtë do të vijojë edhe në të ardhmen, sepse ai e di se në Botën e Jashtme nuk do të ecë më ai realitet që u kishte propozuar.

Tash e gjithë loja luhet mes përballjes së tri realiteteve. Njëri është realiteti që njerëzit e jetojnë çdo ditë. Një tjetër është ai që e quajtëm Realiteti Rama. E në fund, një realitet që njerëzit kërkojnë të ndërtojnë, që është ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Ky i treti është një realitet që s’mund të kontrollohet, sepse është imagjinar dhe bazohet te shpresa dhe te nevoja për dinjitet.

Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    June 25, 2026 at 6:48 pm

    Drejt!
    Shkrimi qendron perjashtu personaggi qe nuk eshte RAMA!
    Rama eshte thjesht nje buratin ne duar Jo vetem agjenturave por edhe mafjes qe Kane MONOPOLIZUAR gjithecka ne kete vend pa’ Zot e shtet!
    Rama ,per ec probleme e te shendetit me dot shkallen e racionalitetit te kafkes e Ka ZERO e as QE diskutohet te dine nocionet :
    ‘LOGARITEM,ALOGARITEM aqe me teper INTEGRALe INTEGRIM qe Pellet 35 Vjet!
    Rama Poqese bene nje paralelizem me gradat ne ushtri eshte thjesht nje reshter ne krahesim me kolonelin e UDB-se SALI!

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    June 25, 2026 at 8:36 pm

    Të lumtë pena o Nebi Bardhoshi !!! Bardhosh qofsh përherë !!!

    Reply
  • Dajti says:
    June 25, 2026 at 9:15 pm

    Ky Rama ka qene qe ne femijeri me probleme mendore, si duket ka patur nje goditje te rende si femije. Tani eshte bere komplet psikopat. Thote gjera qe nuk kane lidhje llogjike me njera tjetren!
    Kulmi i marrezise se arriti kur beri fajtor Iranin, pastaj Algoritmin!
    Kush i mban mend te gjitha maskaralleqet qe ka bere ky KM, por po rendis disa:
    Kush e ka fajin per deshtimet e inceneratoreve, humbje me qindra mln euro? Algoritmi!
    Kush e ka fajin per zgjedhjen si zv/KM te nje hajduti si Arben Ahmetaj? Algoritmi!
    Kush e ka fajin per zevendesimin e nje hajduti si zv/km me nje mega hajdute si Balluku? Algoritmi!
    Kush e ka fajin per deshtimin e aeroportit te Vlores? Algoritmi!
    Kush e ka fajin per deshtimin e aeroportit te Kukesit? Algoritmi!
    Kush e ka fajin qe vendos k/bashkiake hajdute, kulmi arriti me zgjedhjen e k/bashkiakut te Ersekes te nje komiku karagjos qe doli dhe hajdut?
    Algoritmi i zgjodhi dy Zv/KM njera me hajdute se tjetri? Po K/bashkiakun hajdut te Ersekes algoritmi e zgjodhi?

    Reply
  • Joni says:
    June 26, 2026 at 6:38 am

    🤮🤮edi 🤮🤮 rama 🤮🤮 SHPIRT ZI , ZEMËR KATRAN , KRYEHAJDUT , KRYE GRABITQAR , KRYE BANDIT , KRYE PLAÇKITËS i PASKRRUPULLT , GJAKPIRËS FËMIJËSH SHQIPTARË i URRYER dhe i PËSHTIRË , FUNDËRRINË e NEVERITSHME 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮 , që VJEDHJEN e SHTETIT e Quan : TRIMËRI , ZGJUARSI dhe ZOTËSI 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 26, 2026 at 9:47 am

    Nuk besoj qe Rama ta dije kuptimin e Algoritmit. Ndonje konsulent i informatikes ndoshta ja ka shpieguar perkundrejt ndonje pagese te ekzagjeruar por ashtu si e shpreh mendoj qe nuk ha “pyka” akoma nga Algoritmi. E leme menjane kete argument. Rama realitetin e njeh mire(se nuk eshte komplet “koqe kandari”. Ka ca neurone qe i levizin akoma) por nuk i pelqen qe te largohet ne kete menyre sepse eshte arrogant,mendjemadh , atribute te cilat jane me te forta se racionaliteti qe e karakterizon. Keshtu ka kuptuar mire qe propaganda duhet te funksionoje per te manipuluar masat popullore. Nuk ka respekt per kombin shqiptar as per shqiptaret. Ka semundjen e megallomanise se “ckam bere une s’ka bere njeri ne Shqiperi”. Kur do lirohen shqiptaret nga Rama dhe Berisha? Do lirohen kur ne kutine e votimit shqiptaret te mos votojne as per PS ne as per PD ne. Per ke te votojne? Per te tjeret mire ose keq qe te jete. Ne te kundert Ramen e berishen i ke aty deri sa te “ngordhin”

    Reply
  • realisti says:
    June 26, 2026 at 10:13 am

    Po o zoti Nebi,po ju ne çfar realiteti jetoni?!! Nuk i shihni juarritjet apo jeni akoma me syte mbyllur qe nga 2013-ta? Po na leni more rehat me ato perçartjet tuaja. Realiteti eshte krejt tjeter nga çfar na e pershkruani ju e te tjere analist neper studio televizive. Ekonomia eshte permiresuar per çdo banor. Njerzit e thjeshte vetem me pune krahu kane rritur mirqenien,kane blere makina(madje edhe nga dy per familje pa punuar ne shtet,pa bere biznes por vetem me pune te thjeshta),kane ndertuar vila. Nuk gjen vend parkimi as neper rrugica tani jo me ne rruge kryesore qe jo e jo. Edhe ne qytete te vogla nuk gjen vend parkimi kur shkojme per ndonje qoke apo si turist. Lereni more se realiteti eshte krejt tjeter nga çfar thoni! Po vetem per ata qe jane mesuar te bejne korrupsion,te mos paguajn uje e drita,te mos paguajne taksa,per ata eshte situate e zymte. Ata kane te drejte,keq e kane punen,prandaj bertasin e çirren ne per studio televizive e sheshe. I njohim se i kemi ose komshi,ose ne pune e madje edhe ne rrethin familjare,mos ta zgjasim me shume.

    Reply
  • Partizani says:
    June 26, 2026 at 4:52 pm

    1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
    5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
    6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
    7. “TË ROJË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!

    Reply
  • PaDronazhisTi says:
    June 26, 2026 at 5:24 pm

    Autori i shkrimit shkruan se:
    “Një prej strategjive të aplikuara nga Realittei i Ramës është krijimi i një mjedisi mediatik dhe kulture popullore, e cila krijon përshypjen e një shoqërie kulturalisht kitsch, ose të një kulture të cekët e banale popullore. Kjo ka lidhje me strategjinë e krijimit të imazhit se shoqëria shqiptare është më fat se ka një kryeministtër si Rama. Shikoni këto katër ditë se cili është një prej mesazheve kryesore që “agjentët” e Realitetit të Ramës kërkojnë të promovojnë: s’ka për të ardhur lider si Rama. Rama ka patur një vizion për këtë shoqëri.”
    ….Por a i ka dëgjuar autori fjalimet e protestuesve në tubimet e këtyre ditëve ..?… Të çdo dite do të thoja….
    Nivel shumë i ulët, bile më poshtë se niveli “kitch”, që përmend autori… E marrin fjalën njerëz që jo vetëm që s’dijnë të flasin, por mbi të gjitha njerëz injorantë totalë që dëshmojnë panjohuri të të drejtave personale të njeriut dhe njohjen e përgjegjësive shoqërore që secili individ ka me vetveten e me shoqërinë e Shtetin…
    …Mos vallë do bejmë fajtor Ramën edhe për injorancën shtazarake që njerëzit në një masë jo të vogël e fatkeqësisht na
    e dëshmojnë kur flasin e shprehen në protestat…??..
    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Komentet e Fundit

  1. K R on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  2. 100% on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  3. Andi on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  4. Vepro on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  5. Epopeja e Rilindjoteve on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?