Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë
Sport

Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë

Published: June 17, 2026
Shpërndaje

Në ‘MetLife’ të New York-ut sfida e parë e grupit I përfundoi me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa vlen të theksohet se afrikanët ishin më pranë golit.

Në pjesën e dytë Franca hyri me një tjetër ritëm. Vetëm pak çaste pas pretendimit për një penallti, Mbappe zhbllokoi sfidën pas asistit të Olise. Në vijim, ekzaktësisht në minutën e 82, Barcola do të realizonte golin e dytë për ‘gjelat’, por afrikanët shkurtuan në shtesë me Mbaye. Shpresat për pikë zgjatën vetëm pak sekonda, pasi Mbappe me golin e dytë personal fiku shpresat e afrikanëve. Me dy gola Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, 58, duke parakaluar Olivier Giroud.

Zhvillimet më të rëndësishme

82’- Franca dyfishon rezultatin kundër Senegalit. Barcola, pas vetëm 2 minutash në fushë, realizon me parabël, duke i dhënë qetësinë ‘gjelave’

66’- Franca kalon në avantazh. Olise vertikalizon bukur për Mbappe, i cili nuk fal edhe pse nga një kënd i ngushtë.

45+7′- Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit. Afrikanët më pranë golit në pjesën e parë, teksa humbën një rast të artë para se të shkonin në dhomat e zhveshjes.

1’- Ka nisur në stadiumin ‘MetLife’ të New York-ut ndeshja mes Francës dhe Senegalit.

Si vijnë skuadrat

Sonte do të luhet një prej ndeshjeve më të interesante të grupeve të Botërorit, pasi Franca nënkampione do të përballet me Senegalin. ‘Gjelat’ janë favoritë absolutë për këtë ndeshje, por nga ana tjetër afrikanët kanë një ekip me shumë cilësi në përbërje.

Në prag të ndeshjes trajneri i Francës Didier Deschamps u shpreh se ‘do të përballen me një kombëtare shumë cilësore që arriti edhe në finalen e Kupës së Afrikës’. Mbetet për t’u parë ndërkohë se si do të ndikojë fakti që Deschamps ka deklaruar se do të largohet nga Franca pas përfundimit të Botërorit.

Francë-Senegal është e vlefshme për Grupin I, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Irakut dhe Norvegjisë do të nisë në orën 12:00.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA: Menja. Upamekano, Saliba, Kunde, Teo Hernandez, Tçuameni, Rabio, Dembele, Olize, Doue, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp

SENEGALI: E. Mendi, Kulibali, Diata, Niakhate, Diuf, I. Gueje, Kamara, P. Gueje, Mane, Xhekson, Sarr.
Trajner: Pap Çau

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ismail Qemali, i përjetësuar në Këngën e Vallen e Vranishtit dhe Labërisë
  • 27 nëntor 2026
  • Sufllaqe me mish të kalbur në Fast Foodet e Tiranës, mishi në dysheme shtyhej me këmbë
  • Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  • Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Komentet e Fundit

  1. HARAQIJA on “Kundërshtimet, si erërat që forcojnë pemën”, Rama flet për përjashtimin e Spiropalit: Tani është e lirë
  2. Atdhetari on RENDITJA: Tirana, e dyta në Evropë për pamundësinë e blerjes së një banese me pagë. Lë pas Milanon, Romën, Parisin, Londrën, etj
  3. Time smoqi on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  4. Lala i Lushnjes on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  5. GMK on Gjykata shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes Veliaj, por 7 prej tyre nuk do bëjnë asnjë ditë burg

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?