Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes Veliaj, por 7 prej tyre nuk do bëjnë asnjë ditë burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes Veliaj, por 7 prej tyre nuk do bëjnë asnjë ditë burg
KronikeLajmi i fundit

Gjykata shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes Veliaj, por 7 prej tyre nuk do bëjnë asnjë ditë burg

Published: November 26, 2026
Shpërndaje

Edhe pse i shpalli fajtorë për veprat penale të pastrimit të parave apo korrupsionit, gjykata pezulloi vuajtjen e dënimit me burg për të gjithë të pandehurit me përjashtim të biznesmenit Elman Abule. Ish-deputetja Klotilda Bushka u dënua me 200 mijë lekë gjobë.

Gjykata e Posaçme shpalli të enjten vendimin për 11 të pandehurit e gjykuar në çështjen e ndarë penale nga ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa – duke dënuar tetë prej tyre.

Tre prej të pandehurve u shpallën të pafajshëm, ndërsa për gjashtë të tjerë u vendos pezullimi i dënimit.

- Publicitet -

Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ëngjëllushe Tahiri dhe anëtare Alma Kodraliu e Rudina Palloj.

Biznesmeni Elman Abule u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Abulen u reduktua me 4 vjet e 8 muaj.

Fajtore u gjet edhe kompania e Abules, Rametal, e cila u dënua me 12 milionë lekë gjobë. Gjykata vendosi që gjoba të paguhet brenda gjashtë muajsh pasi vendimi të marrë formë të prerë.

E pandehura Ina Goxhaj u deklarua fajtore për korrupsion aktiv dhe për këtë akuzë u vendos dënimi me 1 vit burg, ndërsa për pastrim parash masa me 7 vjet heqje lirie. Goxhaj u dënua përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe e vendosi atë në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

Për pastrim parash u shpall fajtore edhe Adela Kondakçiu, por gjykata vendosi përjashtimin e saj nga dënimi për shkak të bashkëpunimit me Prokurorinë.

Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka, e akuzuar se ndërmorri një fushatë për intimidimin e dëshmitarëve së bashku me Veliajn dhe Xoxën u shpall gjithashtu fajtore, por u dënua përfundimisht me 200 mijë lekë gjobë.

E pandehura Frosina Bollo u dënua me 1 vit burg për korrupsion, masë e cila u reduktua në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pas pezullimit të dënimit, Bollo u vendos në shërbim prove për 16 muaj.

Organizata jofitimprurëse “Frobolous” u dënua me 333 mijë lekë gjobë.

Ish-punonjësi i policisë, Fatjon Baçi i cili akuzohet se i dha në mënyrë të paligjshme një telefon Veliajt, u dënua me 5 vjet dhe me dënim përfundimtar prej 3 vjet e 4 muajsh. Edhe në këtë rast gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe e vendosi atë në shërbim prove për 4 vjet.

Gjykata shpalli të pafajshëm biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi dhe kompaninë e tij Kontakt sh.p.k. E pafajshme u shpall gjithashtu Flutura Xhani, e akuzuar nga SPAK për deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Veliaj, Xoxa dhe 19 të pandehur të tjerë po gjykohen në një çështje të ndarë përmes procedurës së zakonshme.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata shpall fajtorë 8 nga të pandehurit e dosjes Veliaj, por 7 prej tyre nuk do bëjnë asnjë ditë burg
  • Në një model socialist, shëndetësia matet me nevojën e pacientit, jo me trashësinë e portofolit
  • Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  • Paketa antidhunë e qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimet e rrugës, në fuqi masat e tjera deri ditën e shqyrtimit
  • FOTO: Një natë, 51 jetë të humbura, shtatë vite kujtesë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  2. ISMAIL on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  3. Zedhenesi i Psikiatrise on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  4. abdiaga on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  5. demo on SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO i shmang qelinë, dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?