Pas publikimit të lajmit se deputeti që u fut në Kuvend nën siglën e LSI-së, Agron Çela i është bashkuar PS-së, në rrjet po qarkullon një foto e tij me zyrtarët socialistë.
Çela ka pozuar në një selfi me drejtuesen e PS-së për Qarkun e Shkodrës Elisa Spiropali dhe deputetin Benet Beci, i cili flitet se do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.
Por, duket se Çela nuk është “rrjedhja” e vetme nga LSI-ja e Shkodrës, pasi në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë, Çela ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku kanë arritur një marrëveshje të përbashkët duke bërë që deputeti i LSI-së, sot Partia e Lirisë, të kalojë në radhët e Partisë Socialiste.
Agron Çela ka dy mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë. Mësohet se ai ka patur shumë pakënaqësi tek LSI-së në lidhje me djegien e mandateve apo koalicionin me PD-në dhe për këtë shkak, ka “tradhtuar” Metën duke kaluar me Ramën.
Agron Çela do të japë kontributin e tij për Partinë Socialiste që në zgjedhjet vendore të 14 Majit, teksa LSI-së (Partia e Lirisë) mbetet tashmë vetëm me 3 deputetë në Kuvend.
a.m/dita

Cfare Idealesh mund te perfaqesoje nje karakter i tille!?
Kush mund te votoje nje zvarranik te ketij soji?!
Ky nuk ka gjete perbashket me zvarraniket . Zvarraniket , shkojne zvarre- zvarre , pas spiunit profesionist . Zgalem
Partia e Lirise do te ngelet vetem me Moniken me Liken dhe me Boren. !
Kjo tregon se partia e lirise eshte e njejta me ps ndryshe nqs do kishte diferenca ps nuk do ta pranonte nese do ishte ndryshe
Burre i zgjuar. Tani qe mbaroi mjalti tek LSI me be Kim in dhe mareveshien e skenderbeut do te rri perseri te mjalti.
Nje gje nuk di qe kur e mori vulen per parti e e lirise Meta? Nqs nuk ka , si funksionon? Atehere dhe ku edhe Sala jane parti te paligjshme. Cfare bene kryetari KQZ qe ka Rrofte te majme vetem per zgjidhur keta pune?
Nqs ndonje ka info te sakte ju lutemi na sqaroni sepse Spiropali eshte e send me fushate dhe lepirje te skenderbeut.
NUK E IMAGJINOJ DOT
SHKODRANI TE BJERE
NE KURTHIN E RIPJELLJES
SOT E ASNJEHERE
AQ ME PAK TANI
KUR NJE PILIVESE
QE HIDHET E PERDRIDHET
FLORI BAJGEN TI SHESE
NE SHKODER PO FITOJ
I GJATI VEC NJE HERE
DO SHISTE DHE LIQENIN
DO TA KTHENTE NE FERR
Ke te drejte shoku Ali nga Selenica. Pervec Mones dhe Likes gjithe plehrat e tjera te asaj partie do t’i bashkohen ripjelljes. Lajm i mire shume.
Iku Plaku Mere Salikufoma, iku… bashke me foltore e me Like.