Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braktisi shkollën 17 vjeç, sot vlen miliarda: Kush është 25-vjeçari që po sfidon gjigandët e IA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Braktisi shkollën 17 vjeç, sot vlen miliarda: Kush është 25-vjeçari që po sfidon gjigandët e IA-së
BoteKuriozitete

Braktisi shkollën 17 vjeç, sot vlen miliarda: Kush është 25-vjeçari që po sfidon gjigandët e IA-së

Published: August 19, 2026
Shpërndaje

Dori Xhima

Në një moshë kur shumica e të rinjve po përfundojnë studimet universitare ose po hedhin hapat e parë në tregun e punës, 25-vjeçari britanik James Dacombe ka hyrë zyrtarisht në listën e  rrallë të miliarderëve më të rinj në botë.

Pas raundit të fundit të investimeve startup-i i tij i çipave për Inteligjencën Artificiale, Olix, arriti një vlerësim prej 3.3 miliardë dollarësh.

- Publicitet -

​I themeluar vetëm dy vite më parë në Londër (fillimisht nën emrin Flux), startup-i Olix arriti të thithë 312 milionë dollarë investime në raundin e fundit financues. Përmes këtij raundi, vlera e kompanisë u trefishua krahasuar me fillimin e vitit.

Midis investitorëve kryesorë që kanë mbështetur vizionin e Dacombe renditen emra si gjiganti i mikroprocesorëve Arm,
​Fondi Hudson River Trading,
​bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings dhe Fondi shtetëror britanik për IA (Sovereign AI Fund).

Olix po zhvillon çipa të specializuar që përdorin teknologjinë optike (përcjelljen e të dhënave përmes dritës) për të rritur shpejtësinë dhe eficiencën energjetike gjatë procesimit të modeleve të mëdha të IA-së. Kjo përpjekje e drejtpërdrejtë sfidon dominimin e Nvidia-s në infrastrukturën globale të inteligjencës artificiale.

​”Koha kur një çip i vetëm i përgjithshëm mund të përballonte çdo detyrë të inteligjencës artificiale ka përfunduar. Industria po shkon drejt specializimit,” ka deklaruar Dacombe për Financial Times.

Një rrugëtim jo konvencional

Rruga e Dacombe drejt suksesit nuk ndoqi asnjë prej hapave tradicionalë arsimorë apo korporativë. I rritur në North Yorkshire të Anglisë, ai nisi të krijonte uebsajte dhe aplikacione që në moshën 13-vjeçare.

Në moshën 17-vjeçare vendosi të braktiste shkollën e mesme për t’iu përkushtuar plotësisht sipërmarrjes së tij të parë, CoMind, e cila zhvillon teknologji jo-pushtuese për monitorimin e aktivitetit cerebral.

Përzgjedhja e tij në programin prestigjioz të miliarderit Peter Thiel (Thiel Fellowship) i dha mbështetjen financiare dhe logjistike për të vijuar rrugën jashtë auditoreve universitare.

Sot, Dacombe zotëron rreth 30% deri në 38.6% të aksioneve në Olix, si dhe vazhdon të udhëheqë kompaninë e tij të parë CoMind (ku zotëron rreth 12%), duke e çuar pasurinë e tij neto letrare mbi kufirin e 1 miliard dollarëve.

Sfidat për 25-vjeçarin nuk kanë përfunduar me vlerësimin në letra. Olix planifikon të përmbyllë dizajnimin përfundimtar të çipit (tape-out) brenda këtij viti, me synimin për të nisur dërgesat e para komerciale për klientët në vitin 2027.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?