Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Suella Braverman nënshkruan marrëveshjen për emigrantët me Francën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Suella Braverman nënshkruan marrëveshjen për emigrantët me Francën
AktualitetBote

Suella Braverman nënshkruan marrëveshjen për emigrantët me Francën

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Suella Braverman sot nënshkroi një marrëveshje të re me Francën për të trajtuar krizën e emigrantëve në Kanal. Firmosja u bë më homologun francez, Gerald Darmanin. Pakti i nënshkruar nga Sekretarja e Brendshme, e shoqëruar nga një paketë financimi prej 63 milionë paundësh në vit – përfshin një rritje prej 40 për qind në numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet.

Stafi britanik do të futet gjithashtu në dhomat e kontrollit francez për herë të parë për të ndalur kalimet e rrezikshme të varkave të vogla, pasi numri i njerëzve që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit arriti në 40,000.

Sipas Dailymail, masat e mëtejshme të nënshkruara në Paris përfshijnë një investim në CCTV (kamerat e sigurisë) dhe ekipet e zbulimit të qenve për të kontrolluar portet dhe planet për të pajisur më mirë oficerët me dronë.

- Publicitet -

Ndërkohë, Britania dhe Franca kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje me partnerët evropianë, megjithatë, nuk do të ketë patrulla të përbashkëta midis oficerëve francezë dhe britanikë pasi Parisi duket se ka vendosur veto që të mos përfshihet në aksione dypalëshe.

Braverman shqyrton një sërë planesh për të gjetur strehim më pak të kushtueshëm për emigrantët e deri më tani po konsiderohen ndërtesat e vjetra të akomodimit të studentëve dhe anijet turistike.

Deri  më tani kontributi vjetor i Mbretërisë së Bashkuar për kontrollin e kufirit pritet të rritet nga rreth 54 milionë  në ekuivalentin e pak më shumë se 63 milionë paundve.

Një grup i ri pune do të krijohet gjithashtu për të trajtuar rritjen e numrit të shqiptarëve dhe grupeve të krimit të organizuar që shfrytëzojnë rrugët e paligjshme të emigrimit. Ekipet e përbashkëta Angli-Francë do të kërkojnë të nxisin shkëmbimin e informacionit.

Downing Street tha se rritja me 40 për qind në numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet në Francën veriore do të ‘rriste zbulimin e hershëm’ dhe ndalimin e emigrantëve në hyrjen në territorin britanik.

Rishi Sunak tha se ai është ‘i sigurt’ se numri i kalimeve me varka të vogla do të zvogëlohej me kalimin e kohës pasi numri i njerëzve që bënin udhëtimin e rrezikshëm për në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit deri më tani këtë vit arriti në 40,000.

Duke folur me gazetarët që udhëtonin me të në Indonezi për samitin e G20, Sunak tha se ishte ‘i kënaqur’ që po nënshkruante marrëveshjen me Francën.

Britania i ka paguar rreth 175 milionë paund Francës për të kontrolluar kufirin e Kanalit që nga viti 2018. Sekretari i Jashtëm James Cleverly nuk pranoi të specifikojë një objektiv se sa një marrëveshje e re me Francën për emigrantët mund të zvogëlojë numrin e kalimeve.

Ai i tha BBC Breakfast: Ne duam të ulim ndjeshëm shifrat. Ky është i gjithë thelbi i këtyre marrëveshjeve. E gjithë çështja është se ne po përpiqemi të shpenzojmë më pak para sesa duhet të shpenzojmë aktualisht për strehimin e emigrantëve.

Jenrick është zotuar se do t’i japë fund të ashtuquajturës ‘Hotel Britain’, plan që bën që taksapaguesit britanikë të shpenzojnë 6.8 milionë funte në ditë për t’i vendosur emigrantët në akomodime ‘të papërshtatshme’.

Mijëra njerëz kanë pritur për më shumë se një vit që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen. Në mënyrë tronditëse, 725 njerëz, përfshirë 155 fëmijë, kanë pritur për më shumë se pesë vjet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 11:27 pm

    Dy kuckat e Europes po arrijne marreveshje se kush do ja fusi i pari gishtin .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Dordolecët e Propagandës
  2. demo on Dordolecët e Propagandës
  3. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  5. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?