Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Brazili furnizuesi kryesor”, rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Brazili furnizuesi kryesor”, rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit
EkonomiLajmi i fundit

“Brazili furnizuesi kryesor”, rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.

Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu. Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.

Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.

- Publicitet -

Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.

Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.

Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.

Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.

Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës. Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    April 3, 2025 at 10:57 am

    pse importohet mishi nga Brazili? Ay Stanari nga Kurveleshi Ilir Rrapaj me ndihmen e Babales hipi ne gomone ne Orikum dhe ja futi per Itali te beje ndonje lek,qe te shtonte tufen.Sa vuri 1000 euro ne Ndertim,e merr Beqe ministri ne telefon:-O Adash te ka rene llotua!
    -Cfare loto zoti minister?
    -Sa para ke bere ne ndertim?
    -Nja 1000 euro!Po prit ere se s`kam paguar skafin e Babales!
    -E paguajme NE Babalen,Do shkosh ne Banke me Ato 1000 euro do rregjistrohesh Firme Ndertimi me kapital 1000 euro me pronar qe je Ti,me Punedhenes,qe je Ti dhe punemarres tek punetor,qe je prape Ti.Do blesh nje kostum me shkelqim me kollaro te kuqe dhe neser hipi tragetit shpejt ne Tirane se te ka rene llotua:Ali Baba me 40 hajdute!Do te japim 200 miljone Euro,qe nuk i ke pare as ne Enderr per te blere Komplete Kirurgjie.Gershere,brisqe,thika e gjera te tilla.
    -Po ku ti blej,se Une gersheret qe qeth dhente di?
    -Do te mesojne ca miq ne Itali,qe jane te Zanatit.
    -Po dhente ne Skenderaj,ku t`i le?
    -Mbyti ne Lumin e Vlores,se nuk te duhen me!
    Qekur Ilir Rrapaj nga Skenderaj i Kurveleshit u be koncesionar i koncesionit 200 miljon euro te Kirurgjise, Qekur Habilajt nga Kuci Kurveleshit u bene koncesionare te Audit te ministrit Tahiri,mori fund bagetia,qumeshti,dhalla ne Shqiperi.
    Tani beji shurren baces,se mish Brazili do hame,.Edhe kete e marrin per mbulese,se nuk shkojne sqifterat gjer ne Brazil per mish me salmonele,.po mishi me mikrobe sherben si mbulese per kokainen,se turbullon eren e qenit ne Dogane.

    Reply
  • Detari says:
    April 3, 2025 at 4:36 pm

    fshataret skiptar lane delet dhe lopet per te hapur kalibe te ashtuquartur “bujtina” (di njeri cdo te thote bujtine??) gjithcka e importojne nga jashte, akoma dhe vezet…

    eshte fatale gjendja e skiptarit, popull qe nuk e ka farmen ne ADN, shume larg nga fiqinjet thua se jane te ardhur…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • Planet për një samit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vendosur në dyshim
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?