Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Breg më breg”, si u goditën tetë raste trafiku që nga 2020 dhe arrestimi i 9 anëtarëve të grupit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Breg më breg”, si u goditën tetë raste trafiku që nga 2020 dhe arrestimi i 9 anëtarëve të grupit
AktualitetKronike

“Breg më breg”, si u goditën tetë raste trafiku që nga 2020 dhe arrestimi i 9 anëtarëve të grupit

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Nëntë prej anëtarëve të grupit kriminal të goditur së fundi nga SPAK gjatë operacionit “Coast to coast”, janë arrestuar më parë pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga viti 2021 në gjashtë episode të ndryshme.
I pari ishte ai 9 shkurtit 2021 në Durrës, ku u sekuestruan 30.6 kg marijuanë e presuar, në formë çokollate. Në pranga ra Endrit Bakiu, që cilësohet si një nga drejtuesit e grupit, me 77 pako.

Kapja e tij u bë pranë mbikalimit të Plepave pas kontrollit të automjetit tip “Porsche” që drejtohej nga Bakiu. Në atë kohë, policia bëri me dije se lënda narkotike nuk ishte prodhuar në Shqipëri, por e trafikuar nga një vend tjetër, që rezulton të jetë Siria. Mbi pakot e lëndës narkotike ishte pikturuar edhe gjethja e kanabisit.

Në vijim një sasi prej 15 kilogramë heroinë u sekuestrua në Kakavijë me 2 qershor, ndërsa në pranga ranë Pirro Çapi dhe Shpëtim Pjeshka. Po në atë muaj, në datën 26 u sekuestruan 17 kg heroinë në Shkodër, teksa po transportohej për llogari të grupit kriminal.
Në 3 gusht, po në Shkodër u sekuestruan 14.7 kg kokainë dhe u arrestua Besnik Ruçi. Automjeti tip “Benz” u ndalua në vijën e dytë të kontrollit në pikën e Muriqanit, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në pako, në kroskotin e makinës.

- Publicitet -

Më 12 tetor anëtarëve të këtij grupi kriminal iu sekuestruan 67.5 kg kanabis në Maqedorni të Veriut dhe 21 kg kokainë më 16 nëntor 2021 në Itali.

Por, anëtarët e grupi kriminal trafikun e narkotikëve e kanë nisur që më herët, prej rreth 15 vitesh.
Në 8 gusht 2020 u arrestua dhe Leonard Ndergjoni. Bashkë me një tjetër person ai tentoi të kalojë 32 kg kanabis sativa përmes kufirit të gjelbër nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut. Pasi u pikasën nga policia ata u larguan duke braktisur mjetin dhe drogën, por policia arriti të kapë Nergjonin, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Në muajin mars 2014 u sekuestruan në Korçë 600 kg kanabis dhe u kap Tomi Hila. Gjatë kontrollit në furgon, u gjet lënda narkotike. Kurse Edmond Kabashi është arrestuar në vitin 2015, në Greqi, për transportimin e 240 kilogramë  kanabis të cilat u zbuluan në mjetin që udhëtonte nga Kapshtica drejt Athinës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?