DR. JORGJI KOTE
Në ditët e fundit të korrikut të nxehtë politik dhe klimatik, Kryeministri Rama lançoi dokumentin e ri strategjik të PS-së “Besa“ dhe aneksin e tij me emrin e çuditshëm “Prania besnike“ “. Një reagim tejet i vonuar dhe anemik ndaj kërkesave të Protestës madhështore paqësore poshtë zyrës së tij në mbi dy muajt e fundit. Tentativë e dështuar qysh në lindje, duke anashkaluar kërkesat thelbësore të protestuesve dhe larg gjetjeve të tij të mëparshme, por thjesht për showë dhe fasadë propagandistike, e cila e pse të mos e themi, ia kalon edhe periudhës së monizmit.
Themi kështu, sepse të kërkosh apo të japësh besën, sidomos atë shqiptare të mirënjohur në politikë, kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër demokratik. Po, te ne ka ndodhur në kohë lufte, kur u lidh besa për të luftuar deri në fitore armikun e huaj pushtues që e kishin përpara. U manifestua akoma më fort gjatë monizmit si besnikëri pa kushte ndaj Partisë dhe udhëheqësit, me rezultatet tashmë të njohura edhe tragjike për qindra mijra njerëz besëdhënës të asaj kohe.
Mirëpo, të kërkosh dhe të japësh besën apo dhe të tregosh besnikëri të përjetshme dhe pa kushte në sistemet e demokracisë liberale, pluralizmit politik dhe rotacionit periodik të pushtetit është e pamundur dhe absurditet i madh. Kjo mbasi nëse në demokraci do të hyjë në lojë besa, ajo rrezikon të kthehet, siç edhe ka ndodhur, në besnikëri të verbër ndaj liderit, edhe kur ai “e shkel me të dy këmbët“!
Më tej, kjo do të thotë të injorojmë dekalogun demokratik me komponentët e tij jetikë – zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtetin e të drejtës, ndarjen e pushteteve, opozitën, kompromiset, tolerancën, dialogun, mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në literaturë gjinden shumë pak, për të mos thënë fare, referenca mbi besnikërinë politike, se për besë as që bëhet fjalë.
Ca më tepër kur Besa në Shqipëri është emblemë historike me domethënie të shumfishtë. Pastaj, çfarë bese kërkon Rama dhe nga kush, kur ai vetë nuk e njeh atë? Ndërkohë që tregohet selektiv duke kërkuar vetëm besën e atyre që kanë votuar për të, kur gjatë 15 muajve të fundit kanë ndodhur shumë zhvillime që e përgënjeshtrojnë hapur Ramën dhe 83 votat për PS-në, të cilat dihet se si janë vjelë.
Se ja, shihni, në Londër, as dy vjet nuk kaluan nga fitorja plebishitare e Yllit, Liderit dhe Kryeministrit laburist Keir Starmer, por atë e zëvendësuan shumë shpejt; se Partia e vet gjykoi që ai e kishte humbur besimin e tyre. Ama besë atij nuk i kishin dhënë, thjesht një kontratë zgjedhore me kushte të caktuara. Edhe 6 kryeministrat përpara tij në këto 10 vjet vetë Partia nuk i la as një mandat të vetëm!
Ndodh kështu, sepse në kuptimin figurativ të votës, Besa zgjedhore i jepet një partie dhe një lideri një herë në katër vjet, ama me kusht që ai të mbajë premtimet dhe të sillet mirë çdo ditë ndaj elektoratit dhe vendit, pa afera dhe skandale. Dhe këtë besë Ramës ia kanë dhënë shumica, edhe pse me zgjedhje jo të lira dhe të ndershme katër herë rresht, më shumë se çdo lideri tjetër; po aq sa gjermanët ia dhanë trios emblematike Adenauer, Kohl dhe Merkel që qëndruan 14 dhe 16 vite rresht në krye të qeverisë gjermane; por, krejt ndryshe nga Rama ata qeverisën në koalicione të vështira dhe me gërryerje të elektoratit edhe pse nuk patën asnjë rast apo indicie aferash dhe skandalesh si qeveria Rama!
Ndaj Rama bën mirë që për 83 votat e vjetme të reflektojë dhe jo t’i bjerë gjoksit me për to; ca më pak t‘i konsiderojë ato “tapi“ apo “leje kalimi“ për të bërë gënjeshtrat e radhës!
Ndërkohë, Besa nuk do ngatërruar me Besnikërinë dhe Besueshmërinë politike, komponent jetik i demokracisë dhe imazhit të një lideri. Në fakt, Besueshmëria ndryshon shumë nga besa dhe besnikëria. Mirëpo, problemi është se kur humbet besueshmërinë, ti mund të japë sa të duash fakte dhe shpjegime, siç po bën edhe Rama sot, por nuk të beson, dhe ca më keq akoma nuk të dëgjon më njeri, sado të drejtë të kesh. Dhe kjo është e natyrshme.
Ndodh si te Përralla e mirënjohur për fëmijë, kur Zylfua vetëm dy herë gënjeu kur bërtiti “Ujku, ujku!“ mirëpo kur ujku ra vërtet te tufa e bagëtisë, dhe Zylfoja bërtiti prapë “ujku, ujku“ për ndihmë, atë nuk e besoi më njeri dhe ujku bëri kërdinë.
Veç sa sipër, edhe liderëve më të mëdhenj botërorë, për shkak të konsumit të pushtetit të gjatë në kohë, edhe pse pa asjë skandal dhe aferë korrupsioni u është gërryer besueshmëria; për pasojë, janë detyruar të hyjnë në koalicione të vështira që ua kanë vështirësuar jetën derisa janë larguar “me të mirë dhe sa nuk ka qenë vonë“ për ta.
Ndërsa te Rama ka ndodhur e kundërta. Ai qeveris duke qenë “vetë Ali dhe vetë Kadi“, pa koalicion qeveritar si homologët e tij të dikurshëm dhe sot. Por, e keqja më e madhe për Ramën është se nuk do ta kuptojë që besueshmëria e tij si besëkërkues ka rënë në nivelet më të ulta; këtu veç 13 viteve ndikon më shumë fakti se ato janë të mbushura me afera dhe skandale ulëritëse, të cilat në çdo vend tjetër demokratik do të kishin shkaktuar disa tërmete politike!
Ndaj, në Protestën e tanishme madhështore qytetare po jepen fakte pa fund që e tregojnë Ramën “besëprerë“. Mirëpo, një besëpreri nuk mund t’i jepet dhe as t’i zihet më besë, sidomos Ramës, sepse ka mbi 13 vite në pushtet.
Ca më tepër kur “Katalogu“ i gënjeshtrave me këmbë të shkurtëra gjatë qeverisjes socialiste është i larmishëm; mjafton të shohësh rastet e mëposhtëme pikante të viteve të fundit dhe kushdo mund të bindet lehtë për sa sipër.
U betua se asnjë cent dhe jo më 108 milion Euro nuk do t‘i kthente Beketit të televizionit “Agon Channel“ pas vendimit gjyqësor ndërkombëtar; mirëpo, edhe pse Rama e çmontoi Albcontrollin dhe e ktheu në ent publik për t’i shpëtuar gjobës së majme, Brukseli ia ka bllokuar të 193 milion Eurot dhe Beketi për fat të keq po i merr një e nga një të gjitha Eurot!
Përkundrejt dyshimeve të ekspertëve dhe heshtjes së kompanisë gjigande “SHELL“ papë Rama premtoi me bujë të madhe begati se demek nga Shpiragu do të rridhte “ari i zi“ dhe bashkë me Ballukun u ngutën të krijonin Fondin e Sovranit si shpëtimi ynë magjik, sidomos pensionistët që demek do të shpëtonin një herë e mirë! Mirëpo prapë u mbars Mali i Shpiragut por këtë radhë nuk polli asnjë mi!
Po Alabari ju kujtohet që do ta bëntë Durrësin portin më të madh si Dubaj dhe dokrra të tjera?
Premtoi dy satelitët e famshëm si “zgjidhje magjike“ për kontrollin e territorit dhe të drogës, po ku janë dhe çfarë u arrit me to? Asnjë fjalë, u zhukën pa asnjë gjurmë.
Sikur të mos i mjaftonin vendet dhe forumet e tjera, dha lajmin nga tribuna e lartë e OKB-së në Nju Jork për krijimin e shtetit Bektashi në Tiranë; por ka kohë nuk po i ndihet më zëri, se i thanë “dale dek se ka hendek“!
Shkoi vjet në prill në Theth dhe u premtoi banorëve me zë të lartë legalizimin e banesave dhe bizneseve; mirëpo, sapo ua mori votat dërgoi natën buldozerët dhe shkatëroi gjithçka, tanimë në emër të paketës së Maleve ose paketë gënjeshtrash!
Premtoi drejtësinë e pavarur, me pretendimin se ishte ai dhe PS-ja që e bëri reformën, kur në fakt ajo ishte fryt i konsensusit të gjithë partive politike. U betua duke mashtruar se PS-ja nuk do të mbronte asnjë « peshk të madh » nga ligji dhe drejtësia! Mirëpo, ajo që ndodhi me dosjen Balluku ia hodhi poshtë dhe e ktheu në demagogji boshe të gjitha gënjeshtrat dhe fasadën demagogjike dhe selektive, duke e trajtuar njerin « si të nënë dhe tjetrin si të njerkës»! Pasojat e këtij qëndrimi me dy standarde do t’i ndjejmë akoma më shumë pak më vonë.
Pasaportën e BE-së e bëri kalë beteje në fushatën e vjetme zgjedhore edhe pse nuk ia kërkoi njeri se zgjedhjet i “kishte futur në xhep“ me truket e tjera. Mirëpo ai hyri dhe doli nga ajo fushatë duke na e bërë pothuajse fakt të kryer marrjen e pasaportës europiane maksdimumi në vitin 2030! Pa ia ditur fare për sfidat dhe pengesat e mëdha që kishin nga brenda dhe nga jashtë dhe nisur nga mendimi naiv se në BE do të hynim vetëm duke çelur 6 grupkapitujt dhe aq.
Mirëpo pa kaluar viti, sërish pa i thënë njeri doli në editorialin famëkeq me Vuçiçin duke pranuar vullnetarisht gjysëm anëtarësimin, ose anëtarësimin pa të drejtë vetoje, vote dhe pasaportë!!
Po përse u bashkua pikërisht me Vuçiç, kur dihet se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën pa hequr dorë nga kursi pro-rus? E çfarë e pengoi Ramën të shkruante me homologun malazez atë editorial, se të dy jemi më të përparuarit në këtë fushë? Sepse Mali i Zi kërkon anëtarësimin e plotë brenda vitit 2028.
Por kjo nuk e shqetëson fare Ramën, sepse me një “gur editorial vrau dy zogj“ dmth “lau duart“ me pasaportën europiane dhe i erdhi në ndihmë Vuçiçit, se gjysëm anëtarësimi e shpëton nga barra e njohjes së Kosovës.
E keqja më e madhe është se prishjen e besës Rama e ka bërë rrugë edhe me vëllezërit tanë të Kosovës. E theu Prishtinën në besë pa e njoftuar fare paraprakisht me lançimin e nismës “Ballkan i Hapur“ me Vuçiç; i bëri asaj ultimatume për të hyrë në “një vathë me ujkun“; e shpalli atë gënjeshtër me bisht edhe në tribunën e OKB-së si parandalimin e luftës dhe shpëtimin e rajonit!
Po, kërkoi vërtet njohjen e Kosovës më 2014 atje në Beograd dhe u vlerësua me të drejtë! Mirëpo aktet e viteve të mëvonshme e nxorrën zbuluar dhe nuk janë pak! Anullimi në momentet e fundit i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, dorëzimi në Bruksel i Draft Dokumentit për Asociacionin pa asnjë konsultim me Kurtin, deklarimin “tokë e askujt“ të Veriut të Kosovës“, pohimin se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën është si një copë kek ndërsa për Beogradin sakrificë e madhe; është bërë zëdhënës i zellshëm i Beogradit në disa forume dhe samite të BE-së. Deri tani në fund kur nuk u prononcua zyrtarisht për deklaratën skandaloze të ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës, madje duke e mbyllur atë me vendimin tejet të diskutueshëm për çeljen e Konsullatës serbe në Shkodër. Ndaj nuk ka pse habitemi me praninë e protestuesve nga Kosova dhe UÇK-ja në Tiranë.
Dhe së fundi, çfarë besueshmërie kërkon Rama kur jashtë vendit përdor gjuhë tjetër ndaj protestës, e quan atë mrekulli, shëndet demokratik, shembull i mendimi të lirë por jo i mosbesimit ndaj qeverisë, edhe pse ata kërkojnë as më shumë dhe as më pak “kokën“ e Ramës; ndërsa brenda vendit përdor gjuhë të drunjtë, duke i etiketuar sora, korba, delirantë, agjentë të shumë vendeve, aq sa do ta kishin vërtet zili edhe bllokmenët para 4 dekadave, duke ngritur kësisoj mure të reja mes shqiptarëve tani në 65 vjetorin e ndërtimit të Murit famëkeq të Berlinit. Apo kur hedh policitë e armatosura deri në dhëmbë ndaj grave dhe fëmijve paqësorë?
Së fundi, fatkeqësia më e madhe për Ramën është se nuk do ta kuptojë që koha për të ka mbaruar dhe e ka mundur atë, se ylli i tij ka perënduar, se njerëzit me shumicë janë tejngopur me dialogjet dhe monologët e tij që tashmë janë kthyer vërtet në “llogje Kavaje”.
Ndaj, qindra mijrat e protestuesve paqësorë në Shqipëri dhe në botë nuk pranojnë më asnjë dialog me të, se nuk e besojnë më, por duan dorëheqjen e panegociueshme dhe nxjerjen e tij përpara drejtësisë. Ky është ndëshkimi më i rëndë për imazhin publik ndërkombëtar të një lideri që deri dje mbahej me bujë dhe me të madhe edhe në kancelaritë europiane! Kështu ngjet kur lideri humbet besimin dhe besueshmërinë!
Ndaj, më kot mundohet të lidhë besë, sepse me këtë pabesi e ka shkatërruar në mënyrë të pariparueshme imazhin dhe besueshmërinë e tij politike dhe publike.
DITA

Atje ka parti, ka anetare partie dhe votues, ka sistem zgjedhor.
Ketu ka bosa mbipartiak, ka lepiresa qe shkelin mbi njeri tjetrin per te marr copen e ashtit. Sa per vota, i mbledh lideri me sistemi qe i mbush kutit dhe vet numeron. I mjafton nje turme sa per tu dukur se po mbahen zgjedhje.
Kishte perballe Berishen.Nuk eshte nevoja te perserisim arsyet.
Sot nuk ka perballe Berishen.Ka perballe popullin e Protestes dhe opozitare te fuqishem,qe arriten te cajne gjer ne Parlament.Partia Rilindjha,me ose pa Ramen nuk fiton shumice ne Zgjedhjet Lokale.kjo0 do te jete indicja e pare e permbysjes totale te kesaj Partie,qe perfundoi si Ai gomari:Kur e mesova te jetonte pa ngrene,ngordhi.
Si gjithmonë vetë fakte që ulurijnë.Është dhe çështja Kërfica,që hapi dhe akademinë për fshatarët tanë si duhet të mjelin lopët.Është në ndjekje penale nga brukseli.
Ky artikull vete po meret me llogje kavaje,vllahu Rama eshte derguar nga trioja Rusi,France,Serbi me program anti shqiptar.Tradhetia bertet,ne shqiptaret jemi kthyer ne shurdhmemec.Kombi ne prak zhdukije, NGRIHUNI SHQIPTARE SHQIPERI E SHQIPTAREVE, VDEKIE TRADHETAREVE
Bravo!
Nje PSIKOPAT i lindur i kaput per koqesh nga agjenturat dhe trafikantet e droges qe e MBAJNE ne PUSHTET.
As DORHEQJE nuk e Ka ne dore!
VETE E KENI FAJIN O SHQIPTAR
NGA FRIKA SE MOS E MERRTE BUFI VUTE NE KRYE PRAPE IGNORANTIN
AI NUK KA ARSIMIN E DUHUR PER TE DREJTUAR NJE NJE SHTET AI KA MBARUAR SHOLLEN E VIZATIMIT
NUK DI TE NDERTOJE SHTET AI VETEM ME SE SHUMTI MUND TE BEJA FASADA
KUR TAKOHET ME LIDERAT NDERKOMBETAR BEN NDONJE BATUTE NGA ATO SI SHAKATE PA KRIPE TE DUCES PER TE MBULUAR IGNJORANCEN
Shqiperise ju premtua edhe Akademia e Barinjve! As ky premtim nuk u mbajt.
Me kujtohet kur Berisha kërkoi besën e malësorëve për referendumin e kushtetutës. Këta vene ku vene dhe në fund u mbetet të kërkojnë besën. Tu japësh besën të pabeseve. E kujtojnë popullin budalla.
Gjithmone nuk me kane pelqyer ata njerez si Kotja yne qe nje personi si Rama tashme ne buze te varrit ti fusin nje shqelm te panevojshem nga mbrapa.Qe te kuptohemi nese do kishte nje peshore te tregonte ANTI EdiRame-izmin besoj se jam shume here me i rende jo vetem se Kotja por dhe se shume komentues te Dites.
–
Gabimi i pare i artikullshkruesit eshte se merret si llogaritar i gabim-krimeve te personit Rama kur ne fakt duhet te merret me denimin e Epokes 35 vjecare Para Gjyqit Historise…Sepse besoj se nuk jane vetem pergjegjsite e Rames por me shume te dhipllomacise amerikane-anglo-evropiane qe kane deshtuar ne menyre te neveriteshme ne instalimin e kesaj fare demokracie
–
Gabimi i dyte i artikullshkruesit është se në “Nekrotafinë” që i ka bërë kufomës Ramë nësë do ta krahesonim me super-kriminelin Usali Biberisha dhe Belerisha del se ky i fundit eshte dhjetra here me i zi se Ramortja dhe lind pyetja …Pse Kotet e Belgjikes nuk e hapen sqepin jo vetem per “krimet” e Rames para 10-12 viteve apo per super krimet e Vampirit Viqidolit ku ky i fundit mundi dhe Ameriken me “lejen” e kesaj te fundit per “non grata” gallaten.
–
Gabimi i trete i artikullshkruesit është se duhet te ishte i kujdeseshem ne rrezikun qe paraqitet ne Shqiperi perseritja e historise se dhjetoristave te dhjere te dhjetorit ne vitet 1991-1992….krimi me i madh qe ndodhi atehere ishte fakti se emisaret “anglo amerikane” qe udhehoqen rrezimin e nje sistemi te vdekur nuk moren parasysh rrezikun qe duhej hedhur SISTEMI “KAMANIST” POR JO SHTETI I SHQIPTAREVE qe per fat te keq Banda e Tropojes e SERBerishajve-SERBiberave-Hajdareve i nxorri uje te zi atij vend ne vitet 1992-1997.
e fundit;
Duhet të marrë fund “garipllëku” i shqipfolësve të shquar që bubullinjë nga Europa si Kotja ynë për egzekutimin politik te kufomës Rama…I vrari ( më saktë i vetëvrari) nuk pushkatohet por varroset dhe që ti bëhet Ramës ceremonia “Funeral Home” artikullshkruesi si dhe opinioni publik me në krye pjesën atdhetare te protestës Zvërnecit duhet të kerkojne “varrimin” e njekohshem te Rames dhe Berishes…dhe nese ky i fundit mbetet ne loje pas varrosjes se Ramortjes kemi drejte te themi se Mallkimi i Tropojes qe nisi nga zgafellat e Beogradit ne vitet 80-90 po vazhdon nen rrogoz me Trampojen ku kete rradhe po ndihmohen nga ekstremistet e VV Kosoves..nga callmat e Tetoves pse jo dhe te terroristit euro deputet Fredi Beleri qe Europa e mban me “kimet” ne Brukselin e snajperit dipllomat me eksperience Kote qe nuk thote kot se në dipllomaci apo politikë nuk ka besë…
Tamam o yço, çfare t’i bejme qe na ka vdekur kumandai
si nuk u lodhet duke shkruar kaq gjate dhe hic gje
Gjatesia esh gogoli i mendjeve të cekëta
O Jorgji me siguri nuk e keni lexuar dokumentin por po beni hartim. Them se nuk e keni lexuar sepse nuk ka dale ne publik,apo e keni vjedhur si ai kryetari i partise me nje deputet. Te pakten ai e beri hapur po ju si e keni vjedhur? Po mos beni hartime me teme “Besa e Shqiptarit”.
Na e thoni ju lutem,kur i pate ju qindra mijera protestues kunder Rames apo i keni pare ne enderr. Ju keni bere disa shkrime qe me kane pelqyer por tani me kte “hartim” ja keni fut kot.
Une i pashe protestuesit, mijra. Pashe dhe beqe debilin qe del nga burgu ballukun qe nuk e dorezojne arben evgjti i arratisur beqiri tjeter me avion tao bythen milioner krifcen hajdute kumbaron baxhelle injorante majko moja brace pasanike debila, o rrealisti mallist patronazhist, rrote kari.
1thundrak, nje pyetje kesha. Çfarë 1thundraku je, mushkë apo gamor?
Po na bo humor tani? Jam kangur.
Dil te protestosh bythqir pa shtylle kurrizore.
Nuk te vjen turp nga vetja me te vjedh beqe debili suksese ne jete?