Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhja nuk ёshtё punё emrash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zgjidhja nuk ёshtё punё emrash
Kryesoreopinion

Zgjidhja nuk ёshtё punё emrash

Published: February 27, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Njёlloj si ajo bretkosa qё nuk kёrceu jashtё nё kohё por u pёrvёlua nё nё ujin qё u ngroh ngadalё edhe “eksperimenti” demokratik post ‘90 na ka futur pa dallim partiak si shoqёri, nё njё vorbull pa “dalje” zhgёnjimi, dёshpёrimi, iluzione e fataliteti qё nuk ka tam-tam, fasadё, podkast, ngjarje gala me tё huaj e poza e fjalime politike qё i bёn derman.

“Teatri” me maska PS e PD i politikёs fsheh vetёm njё fytyrё tё abuzimit pas e nё lojё sot ёshtё interesi demokratik dhe kombёtar. Ndёrsa pёrgjegjёsia mё sё pari shkon tek klasa politike, edhe ne si shoqёri nuk jemi pa gjё. Politika gjeti shesh pa bёri pёrshesh dhe mirё qё i lejuam dhe i votuam me dekada, por tё paktёn tё mos ua lёmё nё “pajё” edhe atyre qё vijnё pas.

- Publicitet -

Publiku nuk do tё dёgjojё mё pёr “diagnoza” tё gjёndjes nё vёnd, pale kritika e shfajёsime me dy kute apo premtime “gurё nё trastё” prej retorikёs politike. Ajo qё qytetari pret ёshtё dalja nga ky qorrsokak “demokratik. “Litarin” e problemeve pafund qё na ka poftisur politika e di edhe bufi ndaj interes ka vetёm zgjidhja pёr tё shpёtuar nga kjo zgjedhё.

“Hosteni” qytetar!

Premisa tё shpresёs e besimit tek ardhmja janё vota kuptimplote dhe pavarёsia e drejtёsisё me barazinё para ligjit. Tё dyja, si sistemi zgjedhor ashtu edhe drejtёsia janё “krijesa” tё politikёs, njё konflikt interesi ky qё krijon probleme nёse politika merr kot.

Rrokadat PS-PD, sa kohё ato komandohen nga Rama e Berisha, janё tё pavlera pёr tё qёnё zgjidhja qё qytetari meriton. PD e PS janё futur sot nё rrjesht e nuk pёrfaqёsojnё mё interesin qytetar. Por, edhe njё “fytyrё” e re pёrtej PS e PD do tё ishte njё tjetёr iluzion e humbje kohe sa kohё vijohet me tё njёjtin sistem e ligj zgjedhor qё tundon politikёn nё karshillёkun e saj ndaj qytetarit. Shpresa e besimi tek demokracia nuk ёshtё punё emrash nё politikё por sistemi zgjedhor qё siguron qё kushdo nё politikё, tё endet nё “orbitё” rrotull qytetarit.

Kushdo mund t’i futet politikёs apo ri-nusёrojё atje sa kohё votohet drejtёpёrdrejtё. Askush nuk pret mrekullira nga politika se tё rёnё nga qielli nuk janё por, nёse e bёjnё baltё dhe nuk ikin vetё, votuesi ka mundёsinё t’a largojё me votё. Pas 2008 nuk bёhet mё fjalё dhe politika vetёm “trimёrohet” nё abuzimin e karshillёkun e saj.

Sesa zullumi, sot vret pamundёsia pёr t’u treguar vёndin zullumqarёve me votё. Tё tillё ka edhe nё perёndim por ndryshe nga ne, kur u del emri, dorёhiqen sepse e dinё qё largohen kollaj mё pas me votё.

Sa kohё zgjidhen me votё tё drejtpёrdrejtё, qoftё edhe Rama e Berisha tё stёrprovuar nё dekada, politikanёt janё nё tё drejtёn e tyre tё kacaviren majё “fikut”. Thjesht i meritojmё! Por, sa kohё emёrojnё vetveten e oborrtarёt pas duke qёnё kryeministra “tavoline”, ata vetёm ҫmeritojnё demokracinё e ҫdo krahasim me perёndimin ёshtё ofendim; vёrtet Merkel ishte katёr mandate rrjesht nё pushtet por ajo jetonte e jeton si tё gjithё ata qё u shёrbeu vite me rradhё.

“Pulё” ndaj qytetarit

Nёse flasim pёr zgjidhje pёr t’ia dalё kёsaj zgjedhe politike, ai mbetet njё sistem e ligj zgjedhor “meritokratik”. Mazhoritari me dy raunde e plotёsim proporcional kombёtar ёshtё i vetmi sistem qё e ul mё kёmbё nё tokё politikёn nё vёnd.

Ligji zgjedhor ndёrkohё duhet tё garantojё garё tё barabartё mes kandidatёve, partiak apo tё pavarur, tё kushtёzojё kandidimin atje ku banon – Rama nё Surrel e Berisha tek Piramida, mundёsojё transparencё tё proҫesit nga koha nё media, mosfinancimi i partive nga buxheti, ndalimi i sponzorizime, depolitizim tё komisioneve zgjedhore e proҫesit tё numёrimit etj.

Nёse kёshtu, sado manipulime, presione, miklime, blerje vote e kulisa pafund politike tё tentohen (pёr tё cilat drejtёsia e pavarur heton), herёt a vonё, ato nuk do tё pijnё mё ujё dhe e vetmja shpresё pёr tё qёnё nё politikё e pushtet, mbetet pёrgjegjshmёria e korrektёsia ndaj interesit qytetar.

Mazhoritari si “fjalёkalim” pёr sukses zgjedhor

Sot, edhe nёse votohet masivisht pёr partitё e reja, prapё nuk ka garanci pёr normalitet demokratik.  Pa u ndёrruar sistemi zgjedhor, politika e lёnё jashtё kontrollit do tё vazhdojё tё tundohet nё abuzim e t’i bёjё karshillёk interesit qytetar.

Partitё e reja kanё shans pёr sukses vetёm nёse premtojnё rikthimin e sistemit mazhoritar. Proporcionali kombёtar, ndryshe deputet i gjithkujt e i askujt, e katandis zgjedhjen mes origjinalit e kopjes e kjo zgjat agoninё demokratike nё vёnd.

Me mazhoritarin si “kalё beteje”, partitё e reja do tё votohen jo vetёm pёr tё thyer monotoninё zhgёnjyese PS-PD por edhe sepse mazhoritari rikthen dinjitetin e votёs, votuesit e politikёs mё pas. Qytetari nuk e humb mё kur dikush qё ai e voton i del vezё “kllufje” mё pas. Ka prapё votёn nё dorё.

Rikthimi i mazhoritarit e lehtёsimi i referendumeve janё premisa jetike pёr rikthimin e besimit e shpresёs nё vёnd. Tё tjerat, nga qeverisja korrekte, pavarёsia e drejtёsisё etj vijnё vetvetiu sepse politika e “trёmbur” nga vota mbijeton vetёm nёse i shёrben interesit tё atij qё e voton!

Sa pёr Perёndimin, pёr tё ende gjeopolitika peshon mё shumё se demokracia e shteti ligjor dhe rekomandimet pёr proҫesin zgjedhor ҫdo katёr vjet janё mё bajate se kurrё. Futja nё BE ndёrkohё ndihmon se gjermani nuk do tё lejojё tё avullojnё paratё e taksapaguesit tё tij me qeveritarin e korruptuar qё bёn tё paditurin pёr to. BE le tё mbetet bonus sepse i zoti duhet tё kuturiset tё nxjerrё gomarin nga balta mё parё.

Afёrmёndsh, pёr PS e PD, mazhoritari “votё pёr kokё” mbetet “gogol” sepse pas katёr dekadash keqqeverisje, ato duan tё mbijetojnё e mbrojnё abuzimin me ҫdo kusht. Partitё e reja, nёse pretendojnё se janё ndryshe, nuk i ndruhen votёs dhe duan vёrtet pushtet, tё premtojnё pa vonesё rikthimin e sistemit mazhoritar ndryshe nuk ia dalin dot dyshes PS-PD.

Herёt a vonё dikush do e pёrmbushё “urinё” qytetare pёr njё sistem zgjedhor qё mundёson votё e pёrfaqёsim dinjitoz nё Kuvёnd. Nёse do tё ndodhё njё ditё, pёrse jo tani? Nёse do e bёjё dikush, pёrse jo partitё e reja sot?

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    February 27, 2026 at 9:02 pm

    Jo or joo,se kete gomarllek fylozofik e kam degjuar,qe para 90..
    Nuk e ka fajin Systemi,por mushka Valarese,qe ndjek po ate shteg ne cdo System.
    Fajin e ka Koka Edi Rames dhe koka Sali Berishes.Keto koka o duhen nderruar,o duhen prere.
    Si jane keta,te tille kane mbledhur rreth vetes.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    February 27, 2026 at 9:54 pm

    se cfare u ka barku brenda politikaneve asnje nuk e di kur i voton por te pakten nese e djallos po te jete mazhoritari si dikur e shporr po keshtu si eshte sistemi sot nuk kemi gje ne dore, te ike hasani e vije hyseni 40 vjet nuk shkon, pape e politikan korrekt nuk do zgjedhim dot se shumica I futen politikes per pislleqe por te pakten te mos na hiqen si pape e rrijne nje jete ne pushtet se keshtu po ndodh pas 2008, dhe partite e reja me llafe hiqen si ndryshe por dhe ato hallin e kane te zene karrike e shijojne privilegjet se kane shpikur dhe piramide rrogash tani e medemek ia rrisin presidentit se nuk I del dhe o burra dhe per vete pastaj. prandaj nuk shtyhet me me arnime te ligjit zgjedhor 2008 qe bejne pas cdo pale zgjedhje medemek me rekomandime nga bota, edhe kur te ike berisha e Rama, do vijne sozite e tyre, ne mos femijet, e keshtu do vijme verdalle se politika e ka ne terezi pas 2008 me ujdine famekeqe mes PS e PD

    Reply
  • Liria says:
    February 28, 2026 at 4:03 pm

    Analize konkrete. Zevendesimi i ministrave ne qeveri nuk ka asnje vlere, sepse Korrupsionin e rikuperon Sistemi i Republikes Kryeministrore ne Shqiperi. Duhet te kalohet ne Sistemin e Republikes Presidenciale, me President te zgjedhur nga populli. Institucioni i kryesor i Republikes: Presidenca duhet e jete garant i Kushtetutes, duke kontrolluar dhe balacuar tre pushtetet: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit. Kush eshte pjese e 100 ligjberesve ne Legjislativ, pervecse duhet te kete nivel juridik te Shkolles se Magjistratures, nuk duhet te kete asnje detyre ne Pushteitn Ekzekutiv.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?