Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britania e Madhe do të përshpejtojë deportimet e azilkërkuesve shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Britania e Madhe do të përshpejtojë deportimet e azilkërkuesve shqiptarë
AktualitetBote

Britania e Madhe do të përshpejtojë deportimet e azilkërkuesve shqiptarë

Published: August 26, 2022
Shpërndaje

Britania e Madhe ka njoftuar planet për të “përshpejtuar” deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë Ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila mbikqyr zbatimin e kufijve, oficerët britanikë të imigracionit do të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend do të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Agjencia synon të dekurajojë shqiptarët që të bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të vogla, duke thënë se ata nuk do të lejohen të jetojnë dhe punojnë në Britani. Ky mesazh po shpërndahet edhe përmes një sërë reklamash në gjuhën shqipe në faqet e mediave sociale.

- Publicitet -

“Një numër i madh shqiptarësh po gënjehen nga kontrabandistët e pamëshirshëm dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe”, tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme Priti Patel. “Ky abuzim i sistemit tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë”.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”, sipas statistikave të publikuara të enjten.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë.

Shqiptarët janë tani përkrah afganëve me numrin më të madh të të ardhurve me varka të vogla në Britani, ku secili grup përbën 18% të totalit.

Fushata publicitare e Departamentit të Imigracionit do të kërkojë të ndryshojë këtë prirje duke paralajmëruar emigrantët se ata përballen me dëbim të mundshëm në Ruandë dhe rritje të dënimeve me burg për shkeljet e imigracionit. Reklamat ofrojnë gjithashtu informacion mbi rrugët e sigurta të imigracionit dhe këshilla për të aplikuar për azil në vendin e parë të sigurt që arrin një migrant.

Masat u njoftuan pas takimeve mes sekeratares Patel dhe homologut të saj shqiptar, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për të ofruar më shumë mundësi për punëtorët shqiptarë dhe profesionistët e kualifikuar për të punuar ligjërisht në Britani.

“Ne i dekurajojmë këto praktika të paligjshme dhe të rrezikshme,” tha ministri Çuci për kalimet me varka të vogla.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau francezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Komentet e Fundit

  1. M on Tkurrja e Bujqësisë
  2. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  3. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  4. Aidin Rrokaj on VIDEO: Diaspora mbush plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 77-të të protestës
  5. Daku on ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?