Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brukseli: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Brukseli: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së
Politike

Brukseli: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Marrëveshja që lejon Italinë të ngrejë qendra pritëse në Shqipëri për mijëra emigrantë që vijnë përmes detit, nuk shkel ligjin e Bashkimit Europian që zbatohet në këtë rast, tha sot zyrtarja më e lartë e BE-së për migracionin, Ylva Johansson.

Marrëveshja, e cila u njoftua javën e kaluar, është shoqëruar me kritika nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nxitur krahasime me planet e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan të cilin Gjykata e Lartë e Britanisë e shpalli të paligjshëm.

“Sipas një vlerësimi paraprak të ekipit tonë ligjor, marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë nuk shkel ligjin e Bashkimit Europian, nuk është jashtë kuadrit ligjor të BE-së”, tha Komisionerja për Migracionin në Bashkimin Europian, Johansson, në një konferencë për shtypin, në Bruksel.

- Publicitet -

Deklaratat e saj lanë të kuptohet se marrëveshja nuk mund të ankimohet në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Italia planifikon të ngrejë dy qendra pritëse në Shqipëri, pranverën e ardhshme, një për verifikimin e të dhënave të emigrantëve dhe tjetra për t’i strehuar ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Itali.

Qendrat do të veprojnë sipas juridiksionit italian, me personel italian, por në territor shqiptar.
Mbetet e paqartë se si do të zbatohet marrëveshja, pasi kjo është e para e këtij lloji.

Komisionerja Johansson tha se “ligji i Bashkimit Evropian nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të Bashkimit Europian, por ligji italian po”, por pa qartësuar se si përputhet kjo me detyrimet e Italisë si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?