Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
EkonomiLajmi i fundit

BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë deklaroi se tensionet e brendshme sociale dhe protestat janë shndërruar në një faktor të ri rreziku për ekonominë e vendit. Në Raportin Tremujor të Politikës Monetare, BSH paralajmëroi se këto zhvillime mund të frenojnë aktivitetin ekonomik dhe të nxisin rritjen e çcmimeve.

“Në ekonominë vendase, një burim shtesë pasigurie lidhet me tensionet sociale. Vijimi apo përshkallëzimi i protestave mund të cenojnë besimin e konsumatorëve, bizneseve dhe investitorëve, duke ndikuar në vendimet e tyre për konsum dhe investime. Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të tyre, këto zhvillime mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe të shërbimeve,” thuhet në raport.

Gjithashtu, Banka Qendrore paralajmëron se këto zhvillime mund të kenë efekt zinxhir edhe te çmimet e konsumit.

“Ndërkohë, rreziqet për të ardhmen diktohen nga tensionet gjeopolitike, rritja e çmimeve energjetike në tregjet ndërkombëtare, si dhe tensionet e brendshme sociale. Këta faktorë mund të ushqejnë presionet inflacioniste, të cenojnë besimin e agjentëve ekonomikë dhe të ndikojnë negativisht në ecurinë e aktivitetit në të ardhmen e afërt,” vlerëson institucioni.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me protesta të pandërprera kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe rritjes së kostove të jetesës. Pas revolucionit të flamingove, vala e protestave u zhvendos tek studentët dhe të rinjtë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si arkitektin e sistemit të korrupsionit galopant që është instaluar në vend.

- Publicitet -

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një nga pasuritë strategjike të naftës në Shqipëri, gati t’i besohet një subjekti që dokumentet zyrtare e paraqesin në prag falimenti
  • Serbia ka hallin e kundërt të Shqipërisë, zhvlerësimin e dinarit ndaj euros
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?